top of page

TË FORTËT E DOBËT TË KOHËS SONË



Mbi romanin “Të fortët” e Panajot Zotos


Panajot Zoto është një emër i njohur në letrat shqipe, si një nga shkrimtarët që vjen nga gazetaria, në saj të së cilës ai nisi të shkruajë “duke thirrur stuhinë mbi kokën e tij” (O.Kote), e cila jo vetëm “e lagu me rrebeshin, por edhe e goditi me “rrufetë” e saj. Natyra e tij prej gazetari ivestigativ është e dukëshme dhe në librat e tij artistikë në të cilët shkrimtari ka marrë nga gazetari instiktin e detajit dhe ivestigimit të ngjarjes për të mbritur te identifikimi i autorëve dhe zbulimit të shkaqeve të tij. Kjo është shumë e dukëshme te romani i tij i fundit “Të fortët”, ku subjekti përbëhet nga një shumësi ngjarjesh të paraqitura me një stil telegrafik, thua se Zoto nxitonte ta jipte, jo nga droja se mos vjetërohej si “lajmi” por nga fakti se ngjarja ishte e lidhur organikisht me kohën dhe koha ecte me shpejtësi. Po kështu dhe pesonazhet e romanit skicohen me vijëzime në kapitujt ku ata shfaqen, për tu plotësuar portreti i tyre me ngjarjen që vjen më pas, duke i lënë në këtë mënyrë inisiativë meditimi lexuesit.

Profesioni i gazetarit ka ndikuar dhe zgjedhjen e temës, një temë aktuale, madje një temë e nxehtë aktuale që shuimë autorë i shmangen. Pikërisht këtu duhet të sqarojmë se: Temat aktuale kanë gjithmon rrezikun e mos kuptimit të mesazhit të romanit si dhe të keqkuptimit të idesë së tij, keqkuptim që ndodh në analizën e ngjarjeve e personazheve, të cilat disa lexues përpiqen t'i identifikojnë me ngjarje dhe persona realë, duke harruar se romani është një vepër letrare dhe jo kronikë ngjarjesh. E theksoj këtë sepse ka ndodhur nëpër promovime dhe biseda letrare që lexues të ndryshëm, te personazhet përpiqen të gjejnë portretin e personave realë, gjë që tregon se ky lexues jo vetëm që nuk e ka kuptuar personazhin dhe subje-ktin letrar, por tentativa e tij bëhet burim keqkuptimesh. E kundërta duhet marrë në konsideratë, kur një person gjen veten e tij në personin (apo subjektin) e romanit dhe kjo e ve në mendime, atëherë duhet të themi se ky roman është i suksesshëm.

Ndërsa themi që nuk duhet të identifikojmë personazhin me ndonjë person, nuk duhet të mënjanojmë faktin se te ky roman realist i Zotos jemi të pranishëm të gjithë ne që jetuam situatën e shkatërrimit të shtetit dhe resurseve kombëtare, grabitjen e aseteve e të pasurisë shtetërore dhe heshtëm, pa parashikuar se kjo heshtje do na rezervonte vendin e viktimës. Në këtë roman është inteligjenca shqiptare, e cila ja la iniciativën elementëve problematikë që, në rrugën e pasurimit krijonin probleme sociale e shoqërore me paligjshëmrinë e veprimeve të tyre. Persona si Endri Pilo morrën inisiativën për të përfituar nga shkatërimi i shtetit, por ishin intelektualë dhe zyrtarë ata që u vunë në shërbim të përfitimit të pronave, zgjerimit dhe forcimit të bisneseve, gjer dhe në tregëtinë narkotikëve dhe qënieve njerëzore prej tij.



Nqse se persona si Endri Pilo, Beso Cani, Admir Qorri, Ben “Spiteni” u dalluan për inisiativën, intelektualët si “Drejtori i Urbanistikës, gjyqtari Hysen Mborja, Pedri, gjyqtare Enkeleda Mandia, prokurori Maksi Kamberi etj, njerëz që në funksionet zyrtare kishin “ngrënë një lugë të vogël çorbë”, në vend që ta“villnin atë”i bënë“çorbë” institucionet, duke u bërë në këtë mënyrë jo vetëm mbështetësit dhe nxitësit e tyre por dhe bashkëpuntorë në përfitim, sipas parimit: “Zogjtë e të njëjtit lloj fluturojnë bashkë” (f.17), por që unë do të perifrazoja në: ” Korbat fluturojnë gjithmon bashkë”.

Brutaliteti me të cilën këta u shfaqën në skenën e jetës shqiptare i prezantoi me cilësimin “Të fortët”, por në thelb ata nuk janë të fortë sepse nuk kanë forcë karakteri, forcë morali, forcë intelektuale. Ata u quajtën të fortë sepse ne u treguam “të dobët”, dhe ne u treguam të dobët sepse besuam te shteti, por shteti na braktisi. Ata u quajtën të fortë sepse shteti u shfaq i dobët. Që ata janë të dobët mjafton të çfletojmë romanin dhe të shohim se si reagojnë kur kapen nga policia kur ajo vepronte seriozisht, sesi marin arratinë nëpër botë nga drejtësia, kur ajo vepronte seriozisht. Këta njerëz në rrugën e pasurimit e trajtojnë dhe drejtësinë si një kamariere, mendojnë se mjafton ti ofrojnë një bakshish të majmë dhe ajo është në shërbim të tyre. Egzistenca dhe pasurimi i këtyre njerëzve është si një virus në shoqëri, nxin horizontin e shpresës së njerëzve të thjeshtë dhe sëmur jetën dhe shoqërinë.

Ky libër denoncon, madje denoncon fuqishëm dhe me kurajo qytetare individë përfitues të paligjëshme dhe shpesh herë në mënyrë kriminale (si marrje peng bisnesmeni grek Sokratis Vasiliu apo fëmijën e Baftjarit, të cilit i dhanë mesazhin se “Nuk duhej të kruante brirët me demin”(f.135) ), vrasja e Gazmendit 19 vjeçar (f.143), madje falë stilit ivestigativ të autorit, në roman tregohet hollësisht rruga e ndjekur prej tyre në pasurim e në krim, duke bërë në këtë mënyrë jo inventarin e pasurisë, por inventarin e fajësisë, duke lënë të kuptojmë se po të kishin mundësi edhe ajrin, edhe dritën e diellit këta “të fortë”do ti përvehtësonin, do ti paketonin e shisnin si mall tregu.

Romani tregon se në Shqipëri, pas rënies së monizmit nisi rrugëtimin një nga format më të egra të kapitalizmit, më i pamëshirëshmi, ai tregëtar, që me një mininmum investimesh realizon normën më të lartë të fitimit dhe këtë në një kohë rekord. Në ndryshim nga kapitalizmi industrial, i cili kërkon një kapital të madh në investim dhe një periudhë kohore më të gjatë për realizimin e fitimit, duke patur njëkohësisht si bashkëudhëtare një politikë sociale, kapitalizmi tregëtar nuk e pranon dhe nuk e njeh politikën sociale dhe për realizmin e fitimit,jeton në një simbiozë me paligjshmërinë. Ky kapitalizëm nuk ka moral: “Morali është një mall që mungon në tregun politik” citon autori thënien kuptimplote të Lirimit, Kryetarit të partisë (f. 162), por unë do shtoja se ky kapitalizëm nuk ka atdhe, nuk ka ndjenjë atdhedashurie. Kjo është arsyeja që në vendin tonë u kryen kaq shumë vepra civile dhe penale ndaj pronës dhe njeriut. Është pikërisht norma e lartë e fitimit të këtij kapitalizmi dhe mungesa e ndjenjës atdhetare fakti që ai u zgjerua në gjithë fushat, që nga grabitje trojesh e banesash (f.138-141), tregëtim narkotikësh , grabitje dhe shitje jashtë vendit të pasurive arkeologjike të vendit etj, të cilat i gjen në gjithë faqet e romanit, aq sa këtë libër mund ta quajmë: “Libri i krimeve të pandëshkuara”.

Kapitalizëmi nisi me njerëz ordinerë, të paarsimuar dhe problematikë, por ata shumë shpejt ndryshojnë pamje, paisen me diploma, zenë punë në administratën e lartë (f.141), bëhen prefektë e drejtora, drejtues të partive politike, kandidojnë për deputetë, pse prona kërkon mbrojtjen nga pushteti dhe ajo mbrohej e shtohej më mirë kur pushtetin e ka në dorë vetë biznesmeni. ”Endri nuk e pranonte veten pa pushtet, pasi prej tij merrte ushqimin dhe energjinë e përditëshme për të bërë realitet ëndrrën”,”Pasiguria e një të nesërme pa pushtet e ligështonte” (f. 32) shkruan autori, por ndërsa ambicja e personazhit ishte e madhe, aftësia e tij është minore, e dukëshme nëpër takimet elektorale ku çfaqet pa vision (f.167). Unë e di që juve ju shkojnë ndërmend emra realë, por ne po flasim për romanin ndaj mos e ngatërroni personazhin me ndonjë person konkret.

Unë dua tju them se pikërisht këta njerëz, me zënien e pozitave të forta në gjykatë, polici e prokurori krijuan rreth vetes një koracë padepërtueshmërie që ligjshmë-ria të mos vepronte mbi ta. “Kam debatuar me Kryeministrin- thotë deputet Lirimi. Qëllimi im është të shmang goditjen që shkon deri në origjinën e pasurive të zotëruara. Kuptohet pse” (f 155), “Kishte mjaftuar një telefonatë nga lart, që “djemtë” të liheshin të lirë. U larguan me kokën lart duke lënë pas hijen e të fortëve” (f. 124). Këtu qëndron problem, ky capital përpiqet të fshehë dhe shmangë eksporzimin e burimit të pasurimit gjë që më sjell ndërmend fjalën e Rokfelerit kur tha: Ju përgjigjem për çdo sent të të ardhurave të mia, vetëm mos më pyesni për milionin e parë.

Mjeshtërisht autori e lidh grupin vendas në bashkpunim me mafien e huaj që nga “greku Hristoforos”me të cilin krijuan kartelin “Besa” të drogës, lidhjet nga “përtej Atlantikut”(f.165) apo me italianin Benito Kalpa, duke na treguar se Mafia ndërkombëtarizohet detyrimisht për të siguraur rritje fitimesh.Mirpo zgjerimi i mafies vendase cënon interest dhe politikën e vendeve të tjera, prej nga vjen ai reagim që vendi ynë nuk kishte fuqinë dhe dëshirën të ndërmerte.

Këtu nis perëndimi i grupimeve të të “fortëve”, arrestimet e kapove shoqëruar kjo me goditjen tjetër në kupolën e drejtësisë, ku vetingu shkarkon gjyqtarë dhe prokurorë të lidhur me krimin, me pasuri të pajustifikuara dhe sidomos dështimi në disa raste i fitores në zgjedhjet parlamentare të kandidatëve të tyre. Duket se ka nisur të “duket dritë në fund të tunelit”, por ja që tuneli është i gjatë dhe drita është e zbehtë. “Jam ai që isha” thotë në fund të librit Endri Pilo dhe për herë të parë ne ndjejmë se ai thotë të vërtetën.

Romani “Të fortët” i Panajot Zotos konkuron me subjekt dhe me ide dhe jo në aspektin meditative e shpirtëror të personazheve dhe ky stil të shkruari e bën atë tërheqës në lexim dhe të qartë në kuptim.

Jemi të ndërgjegjshëm se letërsia nuk e ndryshon historinë (Samarago) dhe ca më pak një roman i vetëm, sado e fortë të jetë fryma e tij denoncuese, por letërsia edukon shoqërinë pse ve gishtin mbi plagët e saj, tregon origjinën dhe pasojat e tyre në një mënyrë që ajo, shoqëria ti shohë dhe të reagojë. Në këtë kontekst themi se romani “Të fortët” i Zotos është një libër që duhet ta lexojnë shumë njerëz dhe sidomos punonjës të institucioneve, të drejtësisë, të policisë për të kuptuar përmasat reale të disa veprimeve “të vogla” në dukje, si një “lugë e vogël me çorbë’ të prishur.


Sarandë, më shtator 2023

25 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page