top of page

"Të flesh gjumë me kokën poshtë jastëkut"


Tregimi "Të flesh gjumë me kokën poshtë jastëkut"


TË FLESH GJUMË ME KOKËN POSHTË JASTËKUT...

Bazuar në përvojën e punës shumëvjeçare si mjeke kardiologe, ndodh që, kur në dhomën e vizitave hyjnë njëkohësisht dy persona, pavarësisht moshës që kanë, me një vështrim sado të vëmëndshëm, s’mund të hamëndësosh paraprakisht se cili prej tyre ka ardhur për konsultë dhe ndihmë mjekësore.

U përqëndrova një copë herë, por çuditërisht, asnjëri prej tyre nuk po më krijonte më të voglën përshtypje se, mund të ishte i sëmurë. Vazhdova të prisja gjatë, në heshtje .Në të tilla raste, sigurisht duhej të fliste për shqetësimet e veta personi që realisht i ndjente, ndërsa shoqëruesi do të përgjigjej nëse do t’i bëhej ndonjë pyetje për informacjone të tjera rreth problemit shëndetsor të pacientit .

- Kemi ardhur për një kontroll mjekësor, sepse kjo ështe e sëmurë - nisi të flasë personi mashkull rreth të 30-ve. - Nusja ime, lehtas këtheu kokën nga gruaja me moshë rreth të 25 –vjeçare ,por çuditërisht në fytyrën e tij nuk mund të mos tërhiqte vëmëndje buzëqeshja paksa më e zgjatur në kohë njëherazi tejet rrezatuese , jo e zakonëshme për një person i cili ka marë përsipër të shoqëroi dikë me probleme shëndetsore dhe ,pikërisht brënda dhomës vizitave mjeksore.

- Ka rrahje të shpeshta të zemrës , nuk është e qetë ,grindet shpesh , ka raste kur gjumi e zë me vonesë ,pothuajse mbas mesnate .Jemi të shqetësuar, sepse kjo gjëndje u përsërit çdo natë gjatë kësaj jave , pra kjo është arësyeja e vizitës sonë prandaj na duhet një mjekim i mirë dhe sa më shpejt të jetë e mundur .

- Ju kuptova ,i këtheva unë përgjigje, por është e domozdoshme të më tregojë vetë pacientja për shqetësimet personale , si dhe kur janë çfaqur për herë të parë , prej sa kohësh vazhdojnë, rreth sa kohë i zgjasin ,në se ka mundur ta përcaktoi në minuta ,a i çfaqen papritmas apo gradualisht , e zgjojnë nga gjumi , janë shfaqur para tij më parë? Dhe përqëndrova shikimin drejt një femre me shëndet mesatar ,e gjatë ,me tipare të rregullta , më të spikatura ishin buzët e ngjyrës kuqe të natyrëshme , faqet lehtësisht të fryra ku edhe pse nuk po qeshte, konfigurohej një gropëzë në mes e cila tregonte bukuri fytyre. —Isha duke pritur përgjigjet ,spjegimet e saj për pyetjet e bëra por u habita në momentin pasues , si të mos dëgjonte çuditërisht nuk m~u përgjegj në asnjërën pyetje si të mos ishte personi që donte konsultën mjeksore ,dhe fjalën përsëri e mori mashkulli:

- Jemi nga i njëjti fshat. U martuam me dashuri para tre vjetësh ,ne kishim dy vite njohje dhe sigurisht midis nesh kishte lindur një ndjenjë dashurije e pastër për të cilën vendosëm të realizojme martesën, vazhdojmë të jetojmë të lumtur ...Unë e di mirë , e njoh nga mosha feminore , që nusja ime asnjë sëmundje nuk ka kaluar deri sot prandaj jam plotësisht i bindur se këto ankesa shëndetsore i janë çfaqur kohëve të fundit .Ajo i ndjen rrahjet pas vaktit të darkës me të gjithë anëtarët e familjes sonë prej 7 vetësh ,fakti që ne kemi një mirëkuptim të admirueshëm shoqëruar me respekt na krijon kohë- zgjatje të vaktit paksa, por kjo ,-kësaj here ledhatoi lehtas në faqe, nuk tregon as më të voglin shqetësim ,ndihet e qetë deri sa ne kemi shkuar në dhomën tonë te gjumit derën e të cilës e mbyllim me çelës nga brënda, shtrihemi në krevatin dopjo pasi kemi fikur dritën, ne...Si mjeke kardiologe me vite të shumta përvoje pune, pa mundur ta kuptoja se si, po ndihesha në situatë të pa këndëshme si asnjë herë tjetër dhe sinqerisht po bëja përpjekje të dëgjoja me durim ato fjalë të panevojshme , pjesa kryesore e të cilave nuk kishte lidhje me konsultën mjeksore të bashk shortes tij ; më e rëndësishmja dhe kryesorja për mua si mjeke kardiologe përgjatë ushtrimit të profesjonit në kushte normale , ishte vështirësija ,pamundësija e hyrjes në brëndësi të problemit mjeksor, at si mund të ndihmosh dikë atëherë ? Për më tepër fakti ,që personi i sëmurë s’kishte folur asnjë fjalë ,po më vinte në në vështirësi dhe habiste së tepërmi.. Ç’ishte kjo mënyrë prezantimi?! Asnjë herë më parë....

- Të më falësh, -ju drejtova me zë të lart ku spikaste ashpërsija dhe në moment e përsërita. - Keni ardhur për një konsultë mjekësore? Kështu !?..Atëherë, mos humbni kohë me hollësira të panevojshme. Shpresoj të më kuptoni, se mjeku ka për detyrë të njohë realisht situatën në të cilën ndodhet i sëmuri ,rrethanat dhe faktorët që e rëndojnë...Nga ana e tij ,i sëmuri pikë së pari ti tregoi saktësisht ankesat, në vijim duhet t~ju përgjigjet pyetjeve specifike dhe mjeku pasi realizon vizitën duke i dëgjuar rrahjet e zëmrës me stetoskop , punën e plotëson me ekzaminime përkatëse si elektokardiograma dhe të tjera në se nevoiten ,pikërisht atëhere duke i vlerësuar së bashku këto hapa , mjeku vëndos diagnozën , përcakton mjekimin .

Por më kot, ai si të mos kishte dëgjuar asnjë fjalë mjeku ,dhe jo më të kishte kuptuar diçka , filloi përsëri të fliste fare pa drojtje :

- Ne, shtrihemi në krevat, pasi kemi fikur dritën në dhomë...dhe unë rehatohem , e vëndos kokën mbi jastëk, ndërsa nusja ime shtrihet pranë në pozicion përmbys por jastëkun e ngre sipër kokës ,sikurse me ka rrëfyer ajo ,kështu ka fjetur përherë gjatë jetës ,por nuk ka patur asnjë ankesë ,asgjë të ngjashme me këto muajve të fundit, për të cilat jemi të shqetësuar dhe, kjo është arësyeja e takimit me ju ..

-Ja, jemi shtrire të dy... Disa minuta më vonë ajo më afrohet , ngjishet pranë meje dhe mer dorën time, të cilën shtrënguar e vendos poshtë gjirit të majtë , i ndjej rrafjet e shpejta ,të çrregullta. Menjëherë i ndiej goditjet e forta në zëmrën saj , dëgjoj frymarje të fuqishme ,i fshij me keqardhje lotët faqeve dhe, në këtë çast e përqafoj me dashuri duke e shtrënguar në gjoksin tim..E trishtë!...

Në moment u binda se durimi im po paksohej, e kisha të pamundur të vazhdoja ta dëgjoja më tej djaloshin kur , akualisht mjeku në detyrë, pra unë dhe djaloshi ishim pozicionuar në largësi të pamatëshme me njëri tjetrin , më duhej të kryeja detyrën e mjekut.

Edhe pse e kuptoja që në respektim të etikës mjeksore detyrohesha të pranoja biseda të pakuptimta ,pa brendi të dikujt para meje, nuk duhej ta lejoja të vazhdonte më tej, njeherazi femra pranë tij nuk kishte mundur të shqiptonte një fjalë të vetme , si spjegohej kjo ?!

E vështrova nga koka te këmbët dhe e ndërpreva me ashpërsi:

- Djalosh! Mendohu mirë, pastaj fol! Këtu jeni te mjeku! Mua më intereson të di sa më tepër rreth sëmundjes, ndërsa ti më jep të dhëna... pothuajse qesharake! Nuk më intereson se si flini ju! Pastaj... kjo nusja jote as që e ka hapur gojën të flasë një fjalë! Ose tregohu serioz, ndryshe largohuni sa më parë! U ngrita me vërtik dhe po i afrohesha derës së dhomës, pa e lejuar infermjeren ta hapte.

Ai as që donte t’ia dinte për vërejtjet e mia, vijoi në të njëjtën linjë:

- Unë e përqafoj fort pa u shkëputur prej saj dhe ajo merr frymë thellë. Kthehet drejt meje, ndërsa goditjet e zemrës i shtohen. Unë vendos kokën në gjoksin e saj, e shtrëngoj, por rrahjet sa vijnë e shtohen... Ja, këtë kemi problem, duam t’i japësh mjekim të mirë.

Durimit tim i erdhi fundi. Nuk po dija si të veproja me të. U ndodha në një pozitë të vështirë, si kurrë ndonjëherë! Për më tepër, nuk po e kuptoja shkakun e vërtetë të atij shqetësimi, të prezantuar në mënyrë të paimagjinueshme: flinin bashkë në një shtrat, por burri e vendoste kokën mbi jastëk, ndërsa e shoqja krejt ndryshe, qëndronte përmbys me jastëkun mbi kokën e saj ,papritur i shtoheshin rrahjet,qante .. përqafoheshin, përsëri...shqetësime.. Çfarë duhet të bëja me atë çift?

Ndërsa nusja na ndiqte me një shikim kureshtar, vallë ,në pritje të mirëkuptimit !? unë qëndroja e heshtur, në mëdyshje. Burri bëri dy hapa drejt meje dhe me zë të ulët më tregoi “sekretin” e problemit:

- E shoh që po mendohesh por, a mundesh të na ndihmosh? Se, që ta kuptosh ti, zonja doktoreshë, dysheku ynë është i mbushur me hashash..(.jemi të detyruar ta fshehim drogën se na kontrollojne me imtësi por nuk mund të dyshojnë për vënd ndodhjen e hashashit të maskuar si dyshek prandaj nuses sime i duhet të shtrihet mbi të. Sakt ,na detyrojnë rrethanat ta zëvëndësojmë dyshekun e zakonshëm me një tjetër ,thjesht me një thes të tejmbushur) ,koka shtrënguar...E kuptoj se veprimet e mija nuk tregojnë mënçuri po..ja që kam nisur të eci në ketë ,ma mbushën mëndjen shokët...

-Më përpara edhe ne kishim një dyshek të mbushur me pambuk si gjithë të tjerët por rrethanat na kushtëzojnë...Hashashin duhet ta fshehim, ku mund të jemi më të sigurtë se sa pranë trupit tonë!?.. E vërteta qëndron në faktin se, ai na shton të ardhurat ekonomike në familje por në këmbim të prishje qetësis ,çrregullime të ritmit të zëmrës tek e shtrënjta ime ,lotët rrëke , nervozizëm të shpeshte si asnjëherë tjeter, pagjumësi ...

-Tani të shprehem thjesht dhe me sinqeritet : - hashashi po na vë në një provë tejet të vështirë kryesisht mua se kjo,një anim lehtësisht të kokës ndaj nuses, është e detyruar ti bindet urdhrave të mija... Në ato momente sepse m~u krijua një dyshim se gruaja priste të fliste dy tre fjalë por rreptësija e shikimit shoqëruar me një kollitje e lehtë nga i shoqi mund të përfaqësonin një komandë, * Heshtjen* e saj.

-.Ah moj doktoreshë ! Të lutem, na rekumando një mjekim të mirë!

Në mbarim të fjalëve të djaloshit , realisht të sinqerta , ishte radha ime të shprehja mendimin profesjonal, gërshetuar me atë njërëzor :

-Mendoj se, ke arritur në konkluzionin e duhur , i vetmi çelës që zgjidh problemin shëndetsor të bashkëshortes , ai që do t~ju rikëthej qetësin ,realisht është në dorën dhe mëndjen tënde .Ti Je Zotëruesi.

-Sa Më Parë Largohuni nga Hashashi .

Asnjë mjekim nuk i shëron çrregullimet e rrafjeve të zëmrës as ankthin ,nervozizmin që ju dëshmoni se janë çfaqur qysh kur ju shtriheni mbi thesin mbushur me drogë .Besoj se ,më kuptoni.

Tani konsulta mjeksore përfundoi dhe shpresoj që nuses ti normalizohen rrafjet e zëmrës .

Shtrënguam duart, kësaj radhe isha unë e buzëqeshur ndërsa djaloshi me fytyrë të vrejtur i tërhoqi me forcë krahun bashkëshortes dhe u larguan me shpejtësi...

36 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page