
… të dyzetat
Fatmir Terziu
… miliona e miliona vaguj prush
zbusin ujësinë e sotme dhe bëjnë dush
sytë,
buzët,
trupin e tendosur në qiell,
pa lagen me kristale shiu
brenda një srofke të butë, të ndjeshme, të padukshme
gjithë sensorët e memorjeve,
dhe aritmetika lexon të dyzetat
duke më detyruar të shfletoj këtë Libër brenda vetes
mëngjeset,
ditët, netët, … javët, muajt, vitet…
s’qenkan gjë tjetër
vetëm një numeracion i gradëve të ndryshme në letër
si karta identiteti në kufinjtë e Jetës…
eh, më kishe thënë i shtrenjti Baba,
më kishe thënë … për hir të vërtetës!