top of page

Të dashuroj?!


Nga Petrit Malushi


Të dashuroj ?!


Të dashuroj ?!

Më e magjishmja fjalë :

Ndjenjashpërthyese,

Shpresëlindëse,

Endërrthurëse,

Rrezendriçuese,

Gëzimplote,

Ngazëllense…


Por, moj fjalë e thënë,

Ç’brumë të ngjizi e të gatoi ?

E vërteta apo gënjeshtra,

Sinqeriteti apo mashtrimi,

Çiltërsia apo interesi,

Kristali apo argjili,

Floriri apo balta,

Jetëgjatësia apo asfiksia…


Mistere,labirinthe…

Që duhen zbuluar se…

Dëshmitarja jetë fakton :

Në qarkullim janë,

“Dashuritë” e të gjitha llojeve !

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page