top of page

TË BASHKUAR!


Nga Luan Çipi Po gëzojmë se humbi Trampi, Burrë i rëndë dhe i pa takt, Perspektivë e bukur hapi, Borë e breshër, ka më pak! President i ri, Xhoi Bajden, Me shumicë i adhuruar. Në sfond dëgjohet një gajde, Meditojmë të frymëzuar. Lindi dielli me shtroerë, Dallgët e detit shteruan, Tramundanë më s’do bjerë, Flladi i ëmbël ka filluar. Xhoja, një mik për shqiptarët, Historia e ka shkruar: Penë e shpatë për kosovarët, Mik e shok i deklaruar. UÇK.-ëja - Partizanët, Kanë të njejtin ideal, Origjinë nga Ilirianët, “Lirinë”, skalitur në ballë. Me prijës Amerikanët, Çasti i pritur erdh për ne, Të bashkuar me Dardanët: Njësh Flamur, Komb e Atdhe! Tiranë, më 20 Janar 2021


20 views0 comments

Kommentare


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page