top of page

TË ALARMOJ…




Cikël poetik nga Kozma Gjergji




DO SHKOJ NË MOSKË


Do shkoj dhe unë në Moskë

Të alarmoj

Me thirrjen e shenjtë:

Ndaloni luftën në Ukrainë!

Të alarmoj nënat,

Sheshet, rrugët, shtëpitë

Për mizoritë e

Bijëve të tyre.

Të alarmoj gjithë kishat

T'u bien sa më fortë

Kambanave të Paqes,

Dhe më kryesorja

Të alarmoj Popullin

Që me gjëmimet e tij

T'i hesht

Gjëmimet e bombardimeve…



NË EKSTAZË


E bën buzagaz

Ditën e mërzitur

Gjithato

Pëllitje gomerësh

Në ekstazë.



BREZAT


Brezat si dallgët,

Shkojnë

Vijnë.

Kanë të përbashkët

Kreshtën e bardhë,

Kaltërsinë.



MINIERAT TONA


Luftrat mbrojtëse ilire,

Skënderbeada,

Lidhja e Prizrenit,

Shpallja e Pavarsisë…

Janë minierat

Më të çmuara

Të historisë sonë.

Me mineralet e tyre

Rindërtojmë

Shkatërrimet që shekujt

I shkaktuan Shqipërisë.



ATO KËPURDHA


Ato këpurdha të helmëta

Pa bukuritë ndjellëse

Vështirë se bënin

Viktima.



LARG


Në mërgimin

Shumë të largët

Javët,

Muajt,

Vitet

Të mbulojnë si

Pllaka varri

Për së gjalli.



LISI SHEKULLOR


Ç'madhështi i japin

Plagët e rrufeve

Dhe

Sythet e rinjë!



MBRËMJA


Po shtrihet fushës

Mbrëmja manushaqe

Si ëndërrim vajzërie.

Dhe zemra budallaqe

Gënjehet se

Vetëm për të

Zenë ndizen yjet.



MË PYESIN


Më pyesin

Sa popull jemi,

Sa e kemi territorin?


Shumë, iu them,

Dhe ju tregoj

Historinë,

Bijtë e mëdhej

Të kombit.



VARKA JONË


Edhe varka jonë

E ngriti lartë

Pëlhurën e lumturisë

Në detin kaltërosh.


Ja kemi lënë

Timonin dashurisë

Të na çojë

Ku të dojë…


Kozma Gjergji

85 views6 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page