Sytë nga Atdheu





Puna gjithnjë të sjell surpriza. Dhe njëra, ajo e radhës ishte takimi me dy shqiptarë të mirë, të respektueshëm, fisnikë dhe mjaft të devotshëm në edukimin e brezave që vijnë në jetë. Njëri, Jugor, ish-oficer ushtarak me disiplinë të lartë në jetë, familje, punë e shoqëri dhe e shoqja, një qytetare shkodrane, që bashkë bëjnë ende çiftin model të familjarit, që kanë sjellë në jetë fëmijë me dashuri atdhetare. Për ta në fakt do të ndalemi më gjatë së shpejti, por kësaj here duam të sjellim në vëmendjen e lexuesit tonë, pikërisht atë që lidh pikën më të dedikuar të tyre, edukimin atdhetar.


Në këtë pikë shembulli i parë është dhëndri i tyre, Ardian Musaraj. Ai është i njohur si „Vlonjati që erdhi nga Anglia dhe mbolli 8,000 rrënjë pisha në Pyllin e Sodës“. Dhe kjo ndodhi në një kohë pandemike, ndodhi në një situatë të mbylljes dhe mjaft problemeve të tjera, që tashmë dihen.

Ardian Musaraj, nuk është në fakt thjesht një emigrant në Londër, i cili në një mënyrë krejtësisht modeste dhe shumë qytetare u bë pjesë e një aksioni të jashtëzakonshëm, që nga një njëri i vetëm me iniciativën personale dhe mbështetjen e miqve, donatorëve të tjerë arritën që në Pyllin e Sodës të mbjellin rreth 8,000 rrënjë pisha, por është pjesa e këtij çifti ideal shqiptar, një biznesmen tashmë i suksesshëm në disa fusha në Britani të Madhe.


Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Neli, fill pos atij angazhimi të dhëndrit të tyre të dashur, Ardianit, në pritjen që i bëri Ardianit ne zyrën e tij, do të shkruante në rrjetin social: „Një falenderim i madh për një vlonjat me zemër, me shpirt dhe mbi të gjitha një njeri që nuk harron aty ku është, të kthejë sytë nga Vlora“.