top of page

Sytë e tu


Lirika maji

(cikël me poezi)


Nga Përparim Hysi


1. Nuk ka moshë dashuria


Nuk ka moshë dashuria

(kështu flet e shkruan një i moshuar)

Sado ardhur pleqëria,

Ende jam i dashuruar.


Shoh një sy e më"bie syri"

Shoh një buzë e buza lëng

Përparim mendja s'të hyri

Po ta bën koka "tëng!"


Se më del tym nga koka

Mendjen dot nuk e mbledh

Shkon "një miss" e tundet bota

Po mua syrin pse ma hedh?


Ende "bukën" s'e ha thatë

Ndaj dhe nisem pas asaj

Vetes hiç nuk i them"mjaft"

JU e dini ç'ndodh në maj...


2.Moj fqinjë e bukur Moj fqinjë e bukur! Të lutem, të më falësh! Nuk është e ndershme dhe nuk ka moral Ja që s'është e mundur,kur me ty përballesh Ndaj dhe sytë t'i ngul,me neps si djall.


Jo se jam djall,por kam një shpirt të brishtë Para së bukurës, unë bie në gjunjë Të lutem, mos m'u zemëro,se faj nuk kam hiç Se dhe nga mendja bëhem rrëmujë. "Fajin" e ka syri i madh dhe me bisht Tek përballemi, më duket sikur më shpon. Më bën thirrje nepsi i djalërisë Që rivjen tani, në moshë të vonë.


3.E fshehta e dashurisë

E fshehta e dashurisë është si një alfabet Që,pa ia shpjeguar kujt,lexohet Sado që këtë të fshehtë do ta mbash sekret Duket,sikur nga të gjithë shikohet. Se ndodh, që kot së koti zë e skuqesh në mjedis Sikur tek ti secili sheh një një"faj" E fshehta nuk është më e panjohur si IKS Dhe ta fshehësh dashurinë s'e ke kollaj. Sa më tepër që do që ta"mbulosh" Aq më tepër dashuria duket në"mejdan" Nuk është se është aq lehtë që të dashurosh, Por më vështirë është që ta"mbulosh me jorgan"


4.Të tregoj Të tregoj se ç'fsheh përbrenda, Nuk e bëra dot. Buzën tënde aq ma kënda Por s'e putha dot. Që s'e putha,nga ti dihet S'kam si e mohoj Por dëshira ime s'fshihet Ndaj po të tregoj. Sado ti ike larg, Unë mbeta në pritje Mu në shpirt m'u hap një plagë Veç për ty, moj mike. Ndaj dhe pres,të kthehesh prapë Të them, çfarë s'të thashë Ta shërosh këtë shpirt-plagë Me buzën-ilaç.


5. Dhe me vete bëj çudi ?!!! Pej kohësh ju kam dashur... dhe ju dua dhe tani Dhe pak me veten time,ndjej çudi! Si është e mundur që t' ju dua kaq shumë Sikur një ditë pa ty dhe më zë me shkumë? E gjeta sekretin (tani mirë e di) Ti je NËNA e fëmijëve të mi.


6. THUHET


Thuhet që EVA e mashtroi ADAMIN Por burrat përsëri mbetën"ADAMË!" Se prapë vazhdojnë avazin Pas grave"vrapojnë" si në alarm. Po kur shumë syresh hiqen si burra Gjasme as që pyesin për gratë Para grave u humbet "vula" Gratë"notere me vulë të thatë". Për gratë janë falur mbretërira Perandorë që para grave ranë në gjunjë Me fakte plot është mbuhsur historia EVAT ADAMËT i kanë çuar të"mbushin ujë" I kanë kapur prej veshësh si fëmijë çamarrokë Dhe lozin me burrat siç duan vetë. Mos thoni që këto vargje i shkroi një"marrok" "Marroku " i moshuar po thotë një të vërtetë.


7. Ikën vitet Ikn vitet dhe,dalngadalë, Ne po plakemi e pakemi si gjithë njerëzia Ndodh që shihemi dhe,sado të moshuar, Befas, një iksër e fshehur ndez shkëndija.


8. Ky gjerdan i bukur Ky gjerdan i bukur në qafën prej mjelme Ta shton, moj mike, më shumë bukurinë Je aq e bukur(sikur vjen prej legjende) Ndaj çdo i gjallë,mbet si"lajthim" Lajthit dhe mendja del nga burgjia Dhe goja ngel hapur sikur hëngre gjellë të nxehtë Siç duket, me"hile" punoka dhe PERËNDIA Që të dha një bukuri që "vret". Mos kujto se në këto vargje po stis Shkruaj veç ç'më kanë parë sytë Ti je bukur siç është një "miss" Dhe ndaj m'u liruan "burgjitë".


9. Sytë e tu Sytë e tu që po perëndojnë Sikur janë tërë natën pa fjetur Unë e di që më premtojnë Një "diçka" që e mban fshehur. Ata sy të mrekullueshëm Që më janë aq intimë Për mua janë aq të lexueshëm Se në ta shoh një premtim. Më premtojnë,mike, ngrohtësi Ndaj po hidhet zemra ime Se e di,mike, e di Ti më ngroh si furrëkamine.


10.Një këshillë për "fillestarët" Në të thotë mikja që zure, -Do na shohin, kur e puth, Mos hiq dorë,po vazhdo puthe Është e jotja, o babush! U tërhoqe, se u trembe (se të shohin,sikur tha) As mos e ço në mendje Shkoi e iku(kthim nuk ka) E vlerësoni këtë "leksion" Se e mban një"veteran" I fituar është kush guxon Dhe në"beteja" ia bën"bam".


Tiranë,18 maj 2021

18 views0 comments

תגובות


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page