top of page

SYTË E SHPIRTIT


UNË JAM FRYMA E ÇDO DITE


Unë jam poetika e të hënës

Sepse zgjimet mbi shpinë mbaj


E puth fjalë lehtë me ëngjëj

Çdo ditē ta ngurtësoj në shkëmb


As erë e stuhi të mos e zhbjerrë

Ndër yjësi e shpërndajmë

Vezullim të zjarrtë


Jam frymë e martës

Të mërkurës,e të enjtes

Edhe e të premtes


Jam grua dashuruar

Me krenarinë e diellit


E perëndon veç netësh

Dlirësisht,dashurish


Purpurt

Me pafajsinë e qiejve


Vazhdoj njëjtë

Edhe në të shtunë


Trëndafilë ,

Vesh gushës unë


Ti dhuroj me shpirt

Se shpirtin,trëndafil e kam


Të dielash,

Frymoj nuse


Si atēherë,

Dhe sot

Nusëroj e bardhë si pëllumb


E frymoj e lirë

Tek puth poezinë e jetës..



KUQLOJ


Kuqloj

N’andrra t’bukura pranvere


Me të bardhë lulekumbulle

Mbështillem


Resë së bjerrun

Që sodit me piklu


Të kuqe dashnie

Mollzash

Shpirtit t’harlisun


Ditët

Kanë fillu me u ngjy

Me të kuqen teme

T’mrrolun


Trazim ì bukur.



VETMI


Mure të qëruara

Kohësh

Nën cung


Rrëzojnë egrasi ditësh

Nën dhembje


Barrë e lagur malli

Rëndon mbi supe


Ashtu

Gjysëm e prerë

Rrëshqet botës


Cunguar në shpirt

Zhbjerrë udhësh


Ngado

Vetmi



PRITJA


Pritja e shpirtit

E gjatë,

Drobitur nga mpirja e kohës


Rrufitur me grykësi

Gllënjka mërzie


Dehje një pas një

Pa pushim


Pritjesh

Në angështim


Zemra e shtangun

Në kthina të synit

Pushon lot


E zbëzan

E pret ,e pret..




ME VETEN FLAS


Me veten flas

Në zbërthime të pamundura

Skithem


E fshihem kthinash

Të murosura ,

Drojë


Kërkoj reflektime

Në vlera të tjera


Të vërtetash

Që mundojnë


Mosbindjet

Marrin emër,

Frikë


Rrekem ,

Ti rikthehem vetes

Sërish e sërish

Ta bind..



HARBIM


Harbojnë kuajt

Kur furtunë marroqe

Gjuan me tërbim


Pa fre kalërojnë

Harbojnë të shklasin


Ç’të zënë

Pa asgjë në këmbim


Ku zë gjurmë e tyre

Thundrat veç përplasin


Godasin e godasin

Dhe të zotët vrasin


Se kapistall

S’iu vu ngaherë


Harbojnë e ndër thundra

Zënë të tjerë të mjerë


Harbojnë

Se vrapin s’jua ndalën


Mbi qafë kapistallë

Të zotët s’jua varën


Se duhej

Dhe nuk e panë


Dhe padronë

Nuk po kanë


Se syresh

Zunë vetë të jenë

Zunë dhe tokë të pazënë


Vrapojnë,

Gjuajnë dhe harbojnë

Së pamundurës të shkojnë


Çmenduri e tyre

Udhëheq drejt për në fron


Fronësh

Pa faraonë



BIJA E SHIUT


Bie shi

Në anën tjetër të telefonit

Bija po qan

Jam gati me u ba furtunë

Shpirti po më dhëmb…



RENDJE TË ERËTA


Ti lule e bukur

Prit të rritesh pak


Mos harbo pas erës

Në tundje të lehta


Të marros,

Të tërheq nga pak


Në laqe të befta

Të zë pritë,

E të këput pa takt


E bukur

Ti më s’mbetesh


As aromë s’të le

Në rendjet e erëta



RILIND


Në fusha të diellta

Të shpirtit


Rilind çdo ditē

Me të artat rreze


Pasqyrime

Sysh mirësie

Tejçohen zemrash


Vektorë paralelë zgjas

Drejt ëndrrës


Largesash të qelqëta

Që nuk shterrin,

Dashuri.



ZHVISHMA


Zhvishma mallin

Në shtratin e kujtimeve

Dhe më duaj


Më duaj dhe aty

Ku nuk jam unë


Zhvishma teshën

E shpirtit t’lëndum


Nën petkat e harrimit

Tek të pret të vish



LULE KUJTIMI


Në retinë të syrit tim

Malli yt

Pluskon lot


Rrëshqet mbi faqe

Dritë


Dhe shkëlqen në zemër

Lule kujtimi

Që nuk vyshket

Asnjeherë


Tek ushqehet me shpirt



LULE BORË


O Zoti im

Thirri ëngjëjt për mu

T’ma shërojnë zemrën

Me lule dashnie

T’bardhë reje vishjua shtatin

Lule borë tē zbardhojnë

Kur plagë e idhnimit

T’më shtrëngojë


E sofrën e shpirtit

T’ma shtrojë me bukē t’durimit

Që e qetë t’më vijë ëndrra

Mes qiejsh luleborë


O Zoti im

Nē thirrje lutjesh

Unë falem bekueshëm

E them ngadhnjimesh

E lumja unë për ty.



Gacë e flakë


Sot Hëna puth Merkurin

Unë po pres të më puthë lumturia

Qoftë edhe për pak çaste

Të mi ndrijë sytë thërrizë

Sa ti takoj buzët

E të mbyll sytë

Ëndrrash

U shkërmoftë e pamundura

U bëftë shi yjesh

E gacë e yllit tim

Flakë të ndizet

Le të vendosin Zotat e puthjeve

Po pres të më happen porta qiejsh

Duroj

Mes gazit në buzë vesh më vesh..



SYTË E SHPIRTIT


Të gjitha ,asnjeherë

Si the

Si pus I mbytur

Brënda vetes fle

Se fjalë më s’kish

Ti shterrën ngadalë

Flet me sytë e shpirtit

Që përvëlon zjarr.


Çdo ditë mbjell në sy lule qielli

Më kacavirren drejt zemrës

Me të kuqen e diellit

Me të bardhën e reve

Më kridhen lehtas buzëve

Me puthjet e natës

Që ti falen hënës

Mes yjesh të më shkëlqejnë ëndrrat

……………………………………………………..

Çdo ditë mbjell në sy lule qielli

Ti falem dashnisë

Aty ku thyhen gjithë ylberet

Ti hedh horizontesh

Bota ti presë në prehër

Lule qiejt e mi.

24 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page