SY PREJ ARGJILE
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Jan 24, 2021
- 2 min read

Jam zgjuar me dy sy ngulur thellë qënies sime. Sy prej argjile ngulur thellë, sa syri normal i njeriut s'mundet. Ishte takimi i radhës. Vjen si përherë kur duhet, për të më thënë diçka. Diçka, që s`thuhen me fjalë dhe që si thuhen fëmijës, kur ende jeton si zambak i bardhë mbi ujë. Vjen kur ai mendon se jam bërë gati, si ugar me humus të mirë, për të rritur farën e mbjellë qyshkur, i vetëdijshëm, që prania e tij duhet për të nxitur, për të kuptuar, për t`i dhënë përgjigje një pyetjeje. Herë flur si aromë, si vesë lulesh, herë si mendim, herë si jehonë fjalësh. Vjen, çmallemi më le një kumt dhe ikën. Qëndrojmë pranë e pranë si dikur. Si dikur, vetën ne, unë e ai, si rrallë babë me bijën e vet. Të heshtur, duke përgjuar e regëtimën më të vogël të frymës dhe lëkurës, nuancën e zërit. S`më thotë asgjë, ndërkohë e gjithë qënia e tij është mendim. S`do të mund të ma përcillnin fjalët ç`ka më thonë lëkura e pjekur e rreshkur, rrudhat e ballit, duart e brazduara si ugari, gjestet . Kalon tek unë pa kurfarë sforcimi, pa lodhje ajo çka më kumton qënia e tij. Funksionon mrekullisht, si me parimin e enève komunikuese, kur lëngu kalon nga e madhja te e vogla, ose në perfeksionin e njè organizmi të shëndetshëm, zemra pompon gjak. Heshturazi vërej, pasi ka ikur, që kam në qënien time diçka me tepër, diçka që se kam pasur më parë. Ndjehem si e përshkuar nga një rreze drite, që kumtin ja kuptoj dalndadalë. Kësaj here kumti ishte në ngjyrè argjili.I kishte sytë prej argjili, veshje argjili, ishte i tëri prej argjili dhe ndryshe nga herët e tjera, me të ishte një femër, qé nuk ishte ime mè, e tëra si argjili. Ishin tè dy prej të njëjtës lëndë dhe ishin té lumtur. Jetonin tek njeri tjetri dhe té dy bashkë tek një shtëpi në trajtë piramide, dhe ajo prej argjili. S'do isha gjaku i zemrës së tij, nëse do ta gjykoja pèr tradhëti ndaj nënës sime. Me time më, në këtë jetë kishin qënë shokë shorti të mirë.Thjesht ndjeva pak keqardhje, që nëna ime, nuk ishte shoqja e ëndërrave të tij, në jetèn e amëshuar.
Shume e dashur Lida. Me befasoi tregimi juaj i mrekullueshem "Sy prej argjile"
Tregim, teper njerezore,shpirterore, i dhimbshem, i besueshem, per babane.
Me kujtove baban tim. Dhe kjo eshte bukuria dhe mrekullia e artit. Sec behet
ne boten tjeter, nuk e dime, jane iluzione, im shoq mbase di dicka, por nuk thote!
Faleminderit, Perqafime, Valentina Maska.