STUHI PËRMALLIMI...


TahirBezhani:


Homazh në njëmujorin e ikjes nga mesi jonë i poetit të mirënjohur tropojan,z. Zeqir Lushaj.


Fotoja e mbramë me mikun tim, poetin

Zeqir Lushaj, fillimtetor, 2021 Gjakovë.






(ZeqirLushajt, poetit të Malësisë së Gjakovës)


Nga Shëngjini në drejtim të Valbonës

Fryjnë erëra të tërbuara

Valët e detit kanë marrë dallgë

Ndrydhin dhimbjen ofshamave

Një lot shpirti rri i heshtur,porsi plagë

Qan Valbona me dhimbje pa ndalë

Këngët janë ngrirë në vaje përmallimi

Mall ndjen shkëmbi, bari e mali

Për poetin që i puthte në lule t‘ballit

Në pejza të shpirti

I mbante deri në Amerikë

Zemra gjak i pikonte kur thurte vargje

E atje lart te Shkallët e Grisë

Përgjithmonë iu ngri shikimi

Te Blini e shtroi shtratin

E pushimit në përjetësi

Me krenari babën e thirri:

Ku je o Sadik Selmani i Grisë

Eja së bashku kohërat t’i pleqërojmë

Këmbëkryq ulur n’postajë të dhisë

Ashtu siç na mësoi Leka i Malësisë


Tash

Stuhi malli gulçon pa pushim

Atyre shpateve të Grisë...


Dhjetor, 2021