Studiuesja i mëshon faktit se shqiptarët janë banorët më të vjetër


Referencë nga Lejla Gorishti

 Pas një pune të thellë kërkimore- studimore shumëvjeçare, me këmbëngulje dhe vullnet të paepur, Mjeshtrja e Madhe, Vranari prek një problem madhor dhe tepër shqetësues për kushtet sociale dhe historike në të cilat populli ynë po përjeton, duke i shkundur fort edhe njëherë studiuesit dhe akademikët tanë nga pluhuri i harresës dhe shtrembërimi i së vërtetës mbi autoktoninë e Shqipërisë, për prejardhjen e tyre Pellazgo-iliriane dhe për lashtësinë e gjuhës shqipe si themeli i gjuhëve europiane.

Tezës së përsëritur: “A janë shqiptarët të vetmit pasardhës të ilirëve në trojet e tyre”?- i është përgjigjur studiuesja Vilhelme Vranari në studimin e saj me titull " Autoktonia e Shqipërisë Jugore..., Enigma e Shekujve". Me studime dhe kërkime, mbështetur në fakte të vërteta dhe ato kundërshtuese, të thëna nga personalitete të ndryshëm kombëtarë dhe ndërkombëtarë, lidhur me origjinën dhe vlerat e shqiptarëve, ky studim ngërthen në 350 faqe dhe është i ndarë në tri kapituj ku vendin më të dukshëm e zë kapitulli i dytë, kapitull, në të cilin, zonja Vranari nxjerr në pah e ballafaqon faktet e nxjerra nga gërmimet arkeologjike, ku spikatin apo gjurmët më të reja shkencore që dokumentojnë me vërtetësi rrembat parailire, parahelene, pra rrënjët pellazge të shqiptarëve të sotëm. Të dhënat shkencore autorja i ka nisur që nga fllimet e jetës në gadishullin Ilirik, duke mëshuar te "Çështja e Ilirisë Jugore", "Origjina e Gjuhës Shqipe"," Lidhja mes gjuhës Etruske dhe Ilire" e deri te "Zgjidhja e enigmës Shqiptare", te shqiponja me dy kokë, simboli pellazg, më i lashti i botës. Gjatë leximit të studimit " AUTOKTONIA E SHQIPËRISË JUGORE, ENIGMA E SHEKUJVE", të bën përshtypje këmbëngulja dhe vendosmëria e znj. Vranari, e cila kërkon të bëhet një ballafaqim i detajuar shkencor në mes të historisë tonë dhe pretedentëve grekë apo serbë, me qëllim që të mos merret nëpër këmbë Shqipëria dhe dinjiteti i kombit më të lashtë. Nuk ka rëndësi se çfarë thuhet, rëndësi ka ta vërtetosh dhe ta argumentosh deri në bindje atë që zbulon dhe deklaron, pasi këto ngelen dokumente faktike. Ky komb e ky popull nuk merret nëpër këmbë, kjo është toka e heronjëve të të gjitha kohërave..., Homeri aty gjeti Akilin, grekët aty gjetën Aleksandrin e madh, turqit Skënderbeun, njerëz këta të së njëjtës racë e të të njëjtit gjak... -Në qoftë se kronikat tona nuk gënjejnë,- thotë Gjergj Kastrioti Skëndèrbeu,1460: “... ta dini se ne quhemi epiriotë dhe në kohëra të ndryshme, stërgjyshërit tanë, kanë kaluar në vendin ku ju mbani sot dhe kanë bërë me romakët luftime të mëdha.” (përkthyer nga Noli). Këtë thënie lapidar të Gjergj Kastriotit e citon edhe autorja në këtë studim. Studiuesja i mëshon faktit se shqiptarët janë banorët më të vjetër, ose të flillimit të jetës në Gadishullin Ilirik (Ballkanik) gjegjësisht të racës arjane. Duke u mbështetur arsyetimin e saj në fjalë dhe rrokje( karakterin rrokor të të folurës shqipe), pasi gjuhët e huaja gjejnë shpjegim vetëm në gjuhën shqipe, duke e nxjerrë fjalën “Arianë” nga dy rrënjët e fjalëve shqipe:( Arianë ="Ar" dhe "Anë") që do të thotë njerëz të arit të pastër. Emrat e shumë popujve të njohur rrjedhin nga fjala e vjetër shqipe "Ar", apo fakti që Hieroglifet egjiptiane të krijuara para 4.000 vjetësh , kanë domethënie shqipe. (bazuar kjo mbi disa dokumente arkeologjike dhe mbishkrime). Prej shekujsh studiuesit kanë shtruar pyetjen e madhe :-Kur është shkruar gjuha shqipe?

Gajtë tre shekujve të fundit shumë studiues, pas kërkimeh të vazhdueshme, janë përpjekur (sikurse dhe sot Vilhelmja) t'i japin asaj përgjigje, duke kërkuar ta faktojnë me dokumentim, duke shkuar kështu thellë në rrënjët e kulturës së lashtë shqiptare. Një gjuhë shkruhet që fjalët të mos i marrë era, po të mbeten gjurmë, madje të mbeten dhe pasi të kenë vdekur ata që e kanë thënë, autorët. Talenti natyror qoftë dhe i njeriut primitiv, e shtyn atë të gdhend, të formësojë, të ngjyrosë forma nga më të ndryshmet. Shumë gjurmë të kësaj natyre bëhen paraqitje simbolike. Me argumente bindëse, me ballafaqime dhe vërtetësi shkencore, e nderuara Vranari, thekson edhe një herë faktin se gjuha shqipe është më e lashta, më e pasura dhe më e përsosura, të cilën nuke ka asimiluar dot asnjë invasion.Këtë studiuesja Varnari e ka argumentuar me mbishkrime të lashta qysh nga neoliti.Nuk është  e rastit atëherë, qëGjon Buzuku, në ato pak radhë në fund të librit të vitit 1555, përmend gjuhën tonë, kurseFrang Bardhi, në fund të fjalorit të vitit 1635 thekson faktin se fjalët e shqipes i mblodhi më tepër për ëndje se sa për nevojë. Ndërkohë qëPjetër Budishqetësohej se shqipja po "vdarej" po shuhej (po zhdukej dalëngadalë) , domethënë që duhej treguar kujdes për ta ruajtur atë. Pas leximit të këtij studimi dal me mendimin se studiuesit e gjuhës shqipe kanë vërtetuar se substrati i gjuhës shqipe, pavarësisht prej depërtimeve latine, sllave apo greke është ruajtur i pandryshuar. Estrukishtja e ka bazën tek ilirishtja. Këtë e kanë vërtetuar studiuesit me anë të shqipes. Kështu bie poshtë teoria eTaliavinit, i cili pretendon se nuk ekziston kurrëfarë vazhdimësie midis ilirishtes dhe shqipes. Huazimet e mëvonëshme të shqipes nga gjuhët fqinje nuk e kanë ndryshuar bërthamën e saj të lashtë, ato vetëm i janë mbivënë asaj bërthame dhe pjesërisht janë eleminuar.

(Zaharia Majani 1899-?, filolog izraelito-francez), në "Konferenca e parë e studimeve albanologjike 1965), ka arritur rezultate duke kërkuar apo hulumtuarnë vazhdimësi për vite problemet themelore, autoktoninë dhe lashtësinë e gjuhës shqipe.Gjithashtu përmes një studimi të gjatë kohor, Vilhelmja nxjerr edhe një herë në pah shumë dilema, plot me hipoteza dhe teza shkencore,lidhur me këto dy probleme themelore, ose kardinaletë identitetit kombëtar të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Duke marrë si bazë faktet historike, artefaktet arkeologjike, toponomastike, paleontologjike dhe gjuhësore, del në përfundimin se shqiptarët janë pasardhësit direkt të ilirëve, kurse ilirët janë vazhduesit e pellazgëve, teza, të cilat ajo i ka mbrojtur me fanatizëm shkencor të dokumentuar. Në mbyllje të këtij konkluzioni, e përgëzoj dhe e falënderoj akademiken Vranari, për këtë studim me vlerë. Ky libër i vlen kujtdo që  e quan veten shqiptar dhe që do të dijë nga ka ardhur , cilët kanë qenë të parët e tij dhe vlerat që mbart gjuha e vjetër shqipe, por mbi të gjithë ky studim i duhet brezit në vazhdim. Uroj me zemër të gëzojë shëndet të plotë dhe jetë të gjatë!


Lejla Gorishti

Redaktore dhe kritike letrare.

Vlorë

6, maj, 2020.


26 views1 comment

Shkrimet e fundit