
18 JANAR= Viti=2021
Radije Hoxha-Dija!
“GJENIU Pleqnon ÇMENDINË Time“
“ Në Shkup e Prishtinë I thonë Radije Hoxha e në gramatikë me pemë e figura:Nimfë Blu.
Pregatitur nga Arqile V GJata
gjata.arqile2@gmail.com
Kur buzëqeshin oqeanet dhe rëra.“Radije Hoxha-Dija, vëllimi poetik “Gjeniu pleqnon Çmendinë time.”[1], Shkup 2011, Shtëpija Botuese Asdreni.
Poetet femra përhera gjejnë një folezë abstrakte, imagjinare, apo mistike, tek të cilat mbështesin shpirtin e tyre të brishtë dhe falin kënaqësinë më të ndjer...
Poeten që po ekspozoj më parathotë mendimin e Horald Blloom-it, që thotë:
“...ndër funksionet e leximit është përgatitja e vetes për ndryshim.Si dhe pse të lexojmë, janë shumë, megjithatë janë të shumtë dhe kaq të çuditshme.[2]“Nga Revista Mehr Licht!-numër 37, viti 2010, Botim nga IDEART,f,298
Poezia e saj është një materie artistike, ku ajo sendëndërton një realitet letrar që buronë sëbrëndëshmi nga bota e saj shpirtërore në përballëvënie shpirtërore e na bënë ta lexojmë botën e saj krijuese...
“IN MEMORIAM”,
Në këtë qytet të vdekur
Ku më as engjëjt s’janë të ndershëm
Vargu im për incest
U dënua me burg të përjetshëm.po aty,f,5[3]
Kjo poezi është një Qytet mbushur me rrugë të dyshimta...dhe jemi përball një tabloje ireale, ku Zoti pozonë në rrugë lakuriq, të gjithë të dëshpëruar nga hiçi...
Autorja është mjeshtre e detajeve që krijojnë skena dhe ngjarje të habitshme. Në këtë Qytet të vdekur dhe “Krimi I dashurisë “ duhet gjykuar nga gjykatës që e njohin mire ligjet dhe nuk të burgosin pa dëshirën e dashurisë…
Poetja vjenë këmbëngulse brenda thesarit të vetmisë si te poezia “NDARJA NË LINDJE”
Ç’të marr me vete kur të shkoj?
M’a jep jetën shpirt
buzët, sytë
heshtjen tënde të marrë...
O Zot
po shkoj në Lindje për t’u ndarë!...po aty,f,15 [4]
Radija pëshpërinë me sinqeritet dhe na sjell një leksikologji femërore, ajo nuk ndihet e vetmuar...
Janë vargje të formuara nga shndrimi i figurshëm i shkallëshkallshëm si proces poetik i bukur sa sentimental, aq dhe me nëntekst të motivuar!
Ajo ka mbas vetit, dorë për dore poezinë
“NË KOPËSHTIN TËND”f,21[5]
Ah, sa me qejf do të vija tek ty
Të ngjitem pak në degët e tua
Të këpus një mollë, një ftua,një qershi
Pa më parë e sharë asnjeri.
Si fantazëm tu përvidhem rojeve të natës
Nga vrimat e e dyerve të përgjuara
Si një e verbër që prek gjërat e ndaluara