STUDIM- DHJETË VITE MË PARË: STUDIUES DHE KRITIK ''I THIRRUR'' NË LETËRSINË SHQIPE!


Arqile V. Gjata

STUDIM- DHJETË VITE MË PARË

STUDIUES DHE KRITIK ''I THIRRUR'' NË LETËRSINË SHQIPE!


Nga Arqile V. Gjata


Potret për Fatmir Terziun

Fatmir Terziu është një Intelektual, Studiues dhe Kritik “I thirrur” në letërsinë Shqipe, që ti falë asaj mendjen dhe pontecialin e tij si një personalitet i çmuar në fushën e Studimeve dhe të Kritikës së sotme Shqiptare. ...Profesor Fatmir Terziun me një vullnet dhe inteligjencë mendore, i pasur me kulturë dhe dije shumë të thella shkencore nga shumë fusha të kategorive Filozofike e Botëkuptimore, Gjuhësore e Letrare, një gjurmues, hulumtues dhe një mjeshtër në gjetjen e atyre vlerave dhe talenteve, të atyre prurjeve, që duhen pasqyruar, promovuar dhe të individualizohen në tër botën letrare Shqiptare. Kritiku Fatmir Terziu është sot një Shkencëtar në fushën e studimeve dhe kritikës.

Ai po punon për të sotmen duke përgatitur të Ardhmen, duke kultivuar fidanet më të qenësishme, më premtuese dhe më me vlera me kapacitete letrare të vëzhguara dhe të sintentizuara në studimet e tij të shumta. Vetë këto studime e tema si dhe doktoraturës PhD-së që mbrojti në Britaninë e Madhe, (Londër) rreth “Kulturës së Memorjes dhe Identitetit Etnik në krijimtarinë e Kadaresë” dhe postdoktoraturës për diskursin logjik e bëjnë të jetë një vlerë e padiskutueshme për kritikën...


Analizë


Dy Studimet e fundit të Profesor Terziut, ajo: Rreth Poezisë “Kthimi i Odiseut në Itakë” të Poetit Petrit Nika me titull «Gjysëmagim i Shpallur me Art» dhe «Fuqia dhe Kodi Moral në Poezi dhe Funksionet e Forta Estetike të Poezisë të Poetit Edmond Shallvari» “Puthja e Judës”, më kanë çuditur dhe befasuar për forcën e llogjikës argumentues.

Gjetjet, si një thesar i aftësive dhe përkushtimit që ka Zoti Terziu për të na servirur ato vlera të veçanta që nuk mund t’i qas, t’i trajtoj dhe ti vlerësoj dikush tjetër, veç mençuria, forca e dijes dhe funksionet e forta estetike që posedon Studiusi dhe Kritiku Fatmir Terziu.

Intelektuali Terziu është i pari zotrues i kapaciteteve vlerësuese që Ai merr t’i përpunojë në laboratorin e mendimit të tij, të organizuar e të kompletuar me dije nga shumë fusha shkencore të jetës.

Ai e sodit, e gjurmon, e hulumton, e përzgjedh dhe e vlerëson nga një këndvështrim(hapsirë) e jashtëzakonshme, por natyrshëm, me elegancë që mbledh lumenjtë anë e kënd botës letrare Shqiptare.

Fatmiri ka një shpirt të fuqishëm, të qëndrueshëm, të thellë e fisnik me të cilin ndikon tek krijuesit dhe u bënë jehonë (vlerësim) bukurive, fshehtësive individuale, arritjeve dhe ecurisë letrare të autorve të vaçant duke mos rëshqitur në monotoni dhe vlerësime egoiste, shoqërore a subjective. Janë me dhjetra e dhjetra. Studime të botuara në Antologji dhe më veti dhe kushdo mund ti studjoj dhe të prononcohet me argumente dhe analizë letrare e filozofike.

Studiuesi dhe Kritiku Fatmir Terziu në punën e tij studimore e shkencore dallohet nga një karakter thellësisht realist i ndërgjegjësuar në misionin e tij dhe hyn në radhën e Njerëzve të Mëdhenj për kontributin, që ai jep në fushën e Studimeve dhe Kritikës Letrare Shqiptare.

Sot më 8-4-2010 Athinë

Ripunuar 8-4-2020

nga Arqile V GJata

53 views1 comment

Shkrimet e fundit