top of page

Struga


Takimet poetike Strugë: Iliriana Sulkuqi, Fatmir Terziu, Puntorie Muça

Struga

Nga Fatmir Terziu


Tokë e bekuar,

historia e ngjashme me hapësirën tënde.

Në këtë pasqyrë të kaltër krehin cullufet

me krehëra të arta malet

midis gurgullimave

dhe sfilatës së Drinit

bekuar nga dielli,

trupi yt mitik lahet.


Një korr i malluar i pulëbardhave

pikturohet pas horizontit,

shoqëruar me tinguj dygjuhësie,

"Uji" dhe "Voda".

E në këtë retushim qetësie

janë penelatat e ndryshme

që shfletojnë librin e madh të poetëve nga e gjithë Bota,

si një hymn i plotfuqishëm miqësie.


Mund të bëni dhe ju artin tuaj,

me troftën pikaloshe,

gagën e pafundme të zogjve plot këngë,

urtinë që pret e përcjell në gjuhën e huaj,

Drini nuk fle,

ri zgjuar,

dhimbjen delikate në gjoksin tënd

për ta shërruar.

56 views1 comment

1 Comment


Puntorie Muça Ziba

Falënderime pafund Fatmir. Je fisnik, je mirënjohës, je intelektual dhe bir i dashur i trojeve tona. Për ty Struga i mba dyert e hapura.

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page