Thuhet Aleksandri ilirian, Leka i Madh, la në fund, amanetin mbi amanete: “Kur të më varrosni, më lini duart jashtë, të më shohin, nuk mora asgjë për vete!” Kishte dhurata fitoresh e plaçkë lufte, por deshi ta kishte shpirtin të pastër, mos veçohej nga populli, në sofër buke, të vdiste hero i madh dhe njeri i varfër. Ndaj ushtarët trima, për të linin kokën, për shpatën e tij, lutej Ballkani i vjetër, bujqit kur lëronin me parmenda, tokën, mbillnin për të dhe dy brazda më tepër. Trimat e mëdhenj, të korrupsionit, sot, varrosin miliarda, sarkofagëve të thellë, nëpër varre bankash, kudo nëpër botë, që miliardi i fjetur, milionin t’u pjellë. Djersën dhe gjakun e të mjerëve thithin, me thumbimin, prej vampirësh të etur. Dhe fshihen shpesh, duke imituar urithin, pasi me letra false, shtetin kanë vjedhur. Ndonëse ato s’janë fituar prej vet shtetit, po nga shiringat tatimore nëpër damarë, ku merret gjak dhe nga foshnjat e djepit paçka se varfëria rrokullimën ka marrë. Dikur në varre, do t’u gërmojnë eshtrat, varfanjaket e vuajtur, të mjerët e uritur, me shpresë se mund të gjejnë në plehra, thërrime vjedhjesh, në arkivole shkopsitur. Me eshtrat e Lekës së Madh, ndodhi ndryshe, populli i Ballkanit, i varrosi në shpirtin e tij, nuk bëri për të, arkivol me dërrasa pishe, por një arkëmort të përjetshëm në histori... Duke lexuar poezinë “Strategu i pavdekshëm” të Vullnet Matos, përnjëherësh të del përpara një gjeni i letrave shqipe, që me shpirtin e tij të madh sa deti , na sjell para syve të madhin dhe të pavdekshmin “Aleksandin e Madh”, i cili krijoi Perandorinë më të Madhe në Botë , nga Iliria në Indi.Ishte ky Aleksandër i madh që la amanetin e madh:” “Kur të më varrosni, më lini duart jashtë,/të më shohin, nuk mora asgjë për vete!”.Dhe vërtet Ai ngeli në histori si një nga gjeneralët më të mëdhenjë të lashtësisë, për atë që bëri. Dhe autori me plot të drejtë kujton “vampirët” e demokracisë ,që nuk lanë kockë të këtij trualli pa bluar dhe vjedhur, duke nxjerrë në ankand për një euro,Nënën e nxorrën në semafor.Pasuritë e këtyre vampirëve të veshur me veladonin e demokracise, shkatërruan gjithçka,:Pronat i morën vetë , ose ua shitën të tretëve .Dhe autori me të drejtë i stigmatizon se “Trimat e mëdhenj, të korrupsionit, sot,/varrosin miliarda, sarkofagëve të thellë,/nëpër varre bankash, kudo nëpër botë,/që miliardi i fjetur, milionin t’u pjellë./.Dhe u kujton këtyre vampireve te shekullit XXI, që si uritha “me letra false, shtetin kanë vjedhur.” “Dhe vjedhja është e sofistikuar me shërbëtorët e shtetit, që siç shprehet autori “nga shiringat tatimore nëpër damarë,/ku merret gjak dhe nga foshnjat e djepit”.A ka krim më të madh, kur shteti me ithtarët e tij marrin dhe pikën e fundit të gjakut nga foshnjat…dhe autori na jep të varfërit që presin që të gërmojnë në varret e tyre “për të gjetur në plehra,/thërrime vjedhjesh, /në arkivole shkopsitur.”.Kështu e katandisën këtë popull me pasuri ,si mbi tokë e nen tokë, këta pseudo politikanë, hajdutë të sofistikuar, pseudo qytetare të cilët patën moton e tyre:”Ta rrjepim këtë popull deri në palcë” dhe Aleksandi i Madh i shikon nga Yllësia dhe i përqeshë, se në fund vetëm 2 metro kub dhe` dhe katër dërrasa do marrin me vete.Dhe na kujton Aleksandrin e Madh, që nuk bënë “ arkivol me dërrasa pishe,/por një arkëmort të përjetshëm në histori...” Kjo poezi e të madhit Vullnet Mato është një kambanë alarmi për njerëzit e thjeshtë që të luftojnë për demokracinë dhe kurrë të mos bien pre e hijenave të kohës.Ky eshtë dhe një paralajmerim për pushtetarët dhe politikanët të mos harrojnë kurrë se: kur lumi fryhet e pamundur ta ndalosh, ai merr përpara gjithçka.Duhet t`u kujtojme politikanëve shqiptarë se historia shqiptare i ngjan Lisit të Dodonës Pellazgjike, që mijëra zjarre i vunë, por dot se dogjën, mijëra sëpata i ranë por dot se prenë.
Vlorë, më 22 maj 2021 Nga doc: Odise Çaçi
Comments