top of page

STOP GJENOCIDIT MBI GJUHËN SHQIPE!!


STOP GJENOCIDIT MBI GJUHËN SHQIPE!!

THIRRJE PËR PROTESTË! STOP GJENOCIDIT MBI GJUHËN SHQIPE!!

Ditën e hënë dt 17 shkurt 2020 ora 12 përpara Akademisë së Studimeve Albanologjike te sheshi "Nënë Tereza", organizojmë me Fondacionin "ALBANA" tubimin në mbrojtje të gjuhës sonë amtare nga trafikimi e tjetërsimi i fjalorit të gjuhës shqipe që kryhet nga ky institucion që funksionon si kuzhinë serbe e helmit në zemër të Shqipërisë! Ju lutem mos mungoni!

Për të na zhdukur si komb, si fillim na coptuan dhe na përzunë me zjarr e hekur nga trojet tona. Çka ngelëm pa u shkulur, u munduan të na përçajnë e të na asimilojnë dhe çka ngelëm si një cop shtet, për shkak të interesave të të mëdhenjve, gjithmonë fqinjët na monitoruan e na monitorojnë gjithshka ka të bëjë me përparimin tonë për të na ndalur sa të mundin. Elementi më domethënës i një kombi është gjuha. Ndërkohë që në mes të Europës shqiptarëve jasht kufijve shtetërorë iu duhet të bëjnë luftë për të ligjëruar të drejtën e gjuhës amtare ose duhet të përballojnë diskriminimin më të madh të mundshëm të të qenit shqipfolës. Brenda një cope të atdheut të tyre të ligjëruar e të njohur gjuha shqipe sulmohet në të gjitha elementët e identitetit të saj. Institucionet zyrtare të gjuhësisë të përfshira brenda Akademisë së Studimeve Albanologjike punojnë thekshëm kundër gjuhës shqipe dhe tashmë ne mund të numurojmë arritjet e tyre: 1. Kanë arritur të pranojnë zyrtarisht se shqipja është gjuha me më shumë huazime në botë (93% të gjuhës na e quajnë të huaj)! 2. Si baba të Albanologjisë kanë pranuar një sllav (Miklosich) i cili i pari ka hedhur idenë se "shqiptarët nuk e kanë gjuhën e tyre". 3. Kanë pompuar si "shkencëtarë e albanologë të mëdhenj" të gjithë ata që e përcaktojnë shqipen si të huazuar në veprat e tyre. Mjafton të theksojmë këtu se libri monstër "Fjalor Etimologjik i Shqipes" me autor Kolec Topallin i gatuar në Institutin e Gjuhësisë dhe që e shpalli shqipen 93% të huazuar, u nderua në Akademinë e Shkencave Tiranë me çmim të parë dhe u shpërblye me 10000 €!! 4. U jepen doktoratura të gjithve atyre "studjuesve" që "gjejnë" huazime të tjera në gjuhën shqipe dhe që në studimet e tyre nuk iu përmbahen asnjë kriteri shkencor. Si vepra shkencore janë miratuar me qindea studime të tilla të materializuara në libra. Mjafton të futemi në google dhe të shkruajmë fjalën "huazime" dhe dalin pafund vepra antishkencore të pranuara zyrtarisht nga Instituti i Gjuhësisë dhe nga universitetet tona shtetërore si vepra të mirfillta shkencore e që realisht janë vepra me pasoja të rënda kundër kombit shqiptar. 4. Iu jepen lehtësira e ndihmë të gjithve atyre që kanë vepra kundër gjuhës shqipe në formën e huazimeve fallco. 5. Çdo vepre që çngjyros gjuhën shqipe i jepet një "recensë shkencore" nga Instituti i Gjuhësisë i Tiranës për ta ligjëruar dhe "recensat shkencore" i kanë kthyer në qoka. 6. Asnjëherë nuk doli fondi i plotë i leksikut të shqipes mbledhur me vite me radhë. Përflitet se ky fond me rreth 800 e ca mijë fjalë të shqipes u fut në një CD dhe me atë rast u ekzekutuan skedat e fjalëve të mbledhura me justifikimin se zinin shumë vend. Më pas u deklarua se CD-ja me leksikun e mbledhur të shqipes u prish!!! Sot na servirin fjalorë të thatë të shqipes për tu thënë shqiptarëve se gjuha e tyre është e varfër. 7. Ndalojnë rreptësisht që të pranohen zyrtarisht vepra të mirfillta shkecore që tregojnë vlerat e vërteta të gjuhës shqipe dhe si të tilla janë ndaluar vepra e autorëve: Robert D'Angel, Spiro Konda, Petro Zheji, Niko Stilo etj. Kushdo studjues që ka referenca nga këta autorë nuk përfillet dhe automatikisht anatemohet si joshkencor. Mjafton të shohim referencat në veprat shkencore zyrtare ku këta autorë që përmendëm më sipër mungojnë 100% sikur nuk kanë ekzistuar ndonjëherë. 8. Referenca shkencore të albanologjisë zyrtare pranohen vetëm autorët antishqiptarë sllavë e filosllavë. Mjafton të shihni referencat në studimet zyrtare për etimologjinë nga Çabeji, Omari e Topalli dhe hapur duket se albanologjia jonë është e varur nga serbosllavizmi. 9. Përveç tezës serbosllave se "shqipja është një serbishte e shpërfytyruar dhe gjuhë e mbushur me huazime", Akademia e Studimeve Albanologjike nuk ka tezë tjetër dhe punon vetëm për të "vërtetuar shkencërisht" pikërisht tezën serbosllave. Nëse sllavi Miklosich "gjeti" 319 huazime sllave në shqip, Çabeji "gjeti" 400 të tilla, ndërsa zonja e zezë e albanologjisë Anila Omari që punon në Akademinë e Studimeve Albanologjike ka "gjetur" vetëm serbizma në shqip 800!! Kuptohet se ajo nuk ndalon së "gjeturi" të tjera serbizma dhe deri më sot kjo zonjë nuk ka gjetur asnjë fjalë që shqipja t'ia ket dhënë serbishtes!! 10. Doktorantët e rinj (për gjuhësi shqipe) për Shqipërinë e Kosovën kalojnë ligjërisht të gjithë nga Instituti i Gjuhësisë në Tiranë ku ligjin e bën filoserbja dhe zonja e zezë e albanologjisë Anila Omari me fuqi të padiskutueshme edhe mbi ASH-në. Kontrolli i albanologjisë zyrtare pamdyshje është në duart e serbëve. Është hollësi të përmendim se Anila Omari është mbesa e diktatorit Hoxha i cili është ende "hero i popullit jugosllav" dhe ish kryetari i parë i të parës bandë serbe në Shqipëri e që u quajt PKSH.

Në këto rrethana, mendojmë se institucione të tilla si Akademia e Studimeve Albanologjike dhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë janë kthyer në filiale të Ak. Serbe të Shkencave. Ndaj këto institucione duhet të japin llogari për gjenocidin që kryejnë mbi gjuhën shqipe. Lufta për të zhdukur kombin tonë ka filluar nga gjuha dhe vazhdon ende te ajo. Tani jemi në zgrip. Nëse nuk i ndalim ata që punojnë kundër shqipes mu në mes të Tiranës, mos qoftë e thënë të quhemi shqiptarë Çfarë më shumë se një protestë te Akademia e Studimeve Albanologjike për të mbrojtur gjuhën tonë do të përligjte identitetin e e seicilit prej nesh?!

95 views0 comments

Comentarios


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page