top of page

Stomatologjia në Shqipëri nga lashtësia deri në ditët tona


Vështrimi analitik historik i shërbimit stomatologjik, vepër me vlera shkencore e Prof. as. Nazmi Koçit


Stomatologjia në Shqipëri nga lashtësia deri në ditët tona


Halil Rama-Mjeshtër i Madh


· Akademik, prof. dr. SHABAN SINANI: “Besoj se duke shkruar këtë libër Nazmi koçi, profesor, mjek, njeri i shërbimit, ia ka arritur të realizojë atë që latinët e shprehnin me një idiomë të mirënjohur: Corona opus finis – t’i vësh veprës kurorë


“Një libër diturie, një libër shërbimi, një libër përvoje, një libër në shërbim universitar”. Qoftë dhe vetëm nga ky vlerësim i akademik prof. dr. Shaban Sinanit, gjithkush do të bëhej kureshtar për të lexuar dy vëllimet e veprës voluminoze (në dy libra) të Prof. as. Nazmi Koçit “Stomatologjia në Shqipëri nga lashtësia deri në ditët tona”(vështrim historik). Sepse siç shkruan akademiku i mirënjohur Sinani në parathënien e vëllimit të parë të kësaj vepre: “Stomatologjia në Shqipëri (nga lashtësia deri në ditët tona) është strukturuar sipas një mënyre bashkëkohore, duke ndërthurur metodoligjikisht parimin e periudhizimit (kronoligjisë) dhe parimin tematologjik. Thënë më shkurt, sistematik e tematik njëherësh, shenjë tjetër paralajmëruese se në vijim do të kemi rastin të takohemi me njeriun e dijes dhe jo thejsht të kujtimeve profesionale, të cilat, sado të bukura të jenë, kanë për shoqërim atë pyetyjen djallëzore të thënies së të vërtetës”.

Po. Këtë rast e patën qindra profesionistë dhe jo të profilit të Dr.Koçit në promovimin e veprës së tij, organizuar nga Akademia e Shkencëve të RSH, ku personalitete të fushës si prof.dr. Fejzi Keraj, prof. as. Erda Qorri që foli në emër të Komisionit të Mjeksisë të Akadmisë së Shkencave, Prof. dr. Pavli Kongo, rektor i Albania University, Brunilda Koçi (redaktore shkencore), etj, vlerësuan veç të tjerash pasionin, vizionin dhe kapacitetin intelektual e dimensionin njerëzor të dr.Nazmi Koçit për realizimin e këtij misioni tepër të rëndësishëm kombëtar, në fushën e dentistrisë.

Është vërtetë një vepër studimore shkencore, ku si askush tjetër Prof. as. Nazmi Koçi sjell për lexuesin një historik të shkurtër të stomatologjisë në botë (Lindja dhe zhvillimi i stomatologjisë si shkencë që nga periudha parahistorike deri tek themelimi i universiteteve dhe futja e teksteve dentare.)



Në mënyrë kronologjike, por me argumente shkencore, në vëllimin e parë të kësaj vepre autori na njeh me stomatologjinë shqiptare nga lashtësia deri te shpallja e pavarëisë (1912) dhe në vijim sipas etapapave kohore: 1912-1944; 1944-1948; 1948-1993, ku sjell fakte e shembuj referuar mendimeve të specialistit para një shekulli si dhe për organizimin e shërbimit stomatologjik ndër vite.

Ky produkt studimor shkencor i një rëndësie të veçantë, i vjen lexuesit dhe veçanërisht personelit të klinikave të shumta dentare në Tiranë e rrethe si dhe pedagogëve e studentëve të fakulteteve përkatëse, nëpërmjet një bibliografie mjaftë të pasur dhe konkretisht: 39 tituj bibliografikë të autorëve të mirënjohur botërorë dhe vendas si dhe ligje e vendime që i përkasin fushës, për pjesën e parë; 29 që i përkasin pjesës së dytë të veprës; 34 për pjesën e tretë dhe 391 në pjesën e katërt. Po ashtu, në listën e gjatë të figurave gjejmë jo vetëm babain e dentistrisë Perre Fauchard por edhe poltronin dentar kinez dhe dhjetra klinika dentare të njohura të vendit e botës.


STRUKTURA KOMPOZICIONALE E VEPRËS


Pothujse me të njetën strukturë kompozicionale është edhe vëllimi i dytë i kësaj vepre me gjashtë kapituj: Disa veçori të shërbimit stomatologjik shqiptar; Arsimi i lartë mjeksor stomatologjik në Shqipëri; Literatura mjeksore stomatologjike; arkitektët e stomatologjisë shqiptare; Institucionet menaxhuese të Shërbimit Stomatologjik në Shqipëri dhe Stomatologjia sot dhe e ardhmja e saj.

Ndaj dhe me të drejtë prof. dr. Fejzi Keraj e konsideron këtë një libër historik profesional e shkencor me shumë vlera dhe si i tillë duhet të jetë pjesë e programit të studimit për të gjitha fakultetet e stomatologjisë. Kjo sipas tij për faktin se “Vepra në dy vëllime e këtij autori e sjell të plotë portretin e stomatologjisë shqiptare deri në ditët tona; ajo përfaqëson një material studimor e bibliografik me vlera të rralla në literaturën mjeksore shqiptare”.

Vetë autori Prof. as. Dr. Nazmi Koçi pohon se “Në këtë libër rindertohet historia e fillimeve të stomatologjisë si shërbim me status ligjor, megjithëse kufijtë e periudhizimit janë marrë prej historiografisë politike-shtetërore, merr kuptim theksimi i faktit të kalimit prej subjektivitetit profesional në subjektivitetin ligjor, me marrjen e përgjegjësisë nga shteti dhe krijimin e disa kushteve që mundësojnë kalimin prej disiplinave në nëndisiplina”.


PAK RADHË PËR AUTORIN


Prof. as.Nazmi Koçi kishte të gjithë staturën e duhur për këtë sipërmarrje të vështirë dhe delikate. Dr.Nazmi Koçi që ka lindur në Dibër më 17.04.1947, me një karrierë të shkëlqyer profesionale dhe akademike, kishte pasionin, vizionin dhe kapacitetin intelektual për realizimin e këtij misioni tepër të rëndësishëm kombëtar në fushën e dentistrisë.

Dr.Nazmiu, si ish - Shef i Shëndetësisë në Dibër, ish - drejtues i stomatologjisë në Ministrinë e Shëndetësisë dhe më vonë i asaj të kryeqytetit për disa vite, pedagog në disa shkolla të larta të profilit të stomatologjisë, autor tekstesh e studimesh shkencore, që ka realizuar më shumë se 140 publikime brenda e jashtë vendit, ekspert i arsimit të lartë në këtë fushë pranë Ministrisë së Arsimit dhe ASCAL, kishte njohjen dhe kompetencën për një spërmarrje të tillë voluminoze. Pra, dr. Nazmi Koçi kishte të gjithë kapacitetet njohëse për këtë shërbim si rrallëkush nga kolegët e profesionit tonë. Ai kishte kohë që kishte filluar të merrej me një punim të tillë dhe kishte botuar disa materiale mbi problemet e organizimit të shërbimit në fushën e stomatologjisë.

Vepra e Prof. as. Nazmi Koçit “Stomatologjia në Shqipëri nga lashtësia deri në ditët tona” (vështrim historik), në dy vëllime me 1040 faqe, (e promovuar para disa ditësh nga Akademia e Shkencave të RSH) përbën një kontribut të çmuar, jo vetëm për dentistrinë shqiptare por edhe më gjerë. Kjo edhe për faktin se deri më sot mungonte një dokument i tillë në arkivat dhe bibliotekat shqiptare.

31 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page