top of page

Stigma mbi shëndetin mendor


Stigma mbi shëndetin mendor


Nga Xhovana Kodra ( Joy)

(Sipas studimeve problemet e shëndetit mendor prekin 19% e popullsisë të të rriturve, 46% adoleshentët dhe 13% fëmijët.)


Cdo njeri e shikon botën përmes dy syve të tij me një perspektivë individuale. Gjatë rrugëtimit tonë në jetë përballemi me plot sfida tē ndryshme nga të cilat lindin situata që dyzohemi dhe nuk dimë si t”i japim zgjidhjen e duhur. Padyshim që vështirësitë që hasim na mësojnë të rritemi duke nxjerrë mësime nga to.

Vetë proçesi i rritjes ka vështirësitë e saj në faza të ndryshme. Vitin e parë të jetës kemi vështirësi të flasim dhe ecim, përpiqemi të ngrihemi në këmbë, rrëzohemi e ngrihemi prapë.

I njëti proçes ndodh kur jemi dhe të rritur dhe kemi në dorë vendimet tona.

Përpiqemi të shkojmë drejt ambicieve dhe realizimit të ëndrave tona por dështojmë duke provuar.

Gjatë këtij rrugëtimi, shumë njerëz heqin dorë me pretendimin se gjithë kjo ecje nuk është për ta, është shumë e vështirë ose e rrezikshme.

Në përfundim sidoqofshin rezultatet e përpjekjes kupton që gjërat arrihen duke mësuar, duke besuar tek vetja dhe nga gabimet e tua. I gjithë ky proçes lidhet ngushtë me shëndetin tonë mendor.

Duke qenë se ne jemi një vend ish komunist, shoqëria e të cilit i ēshtë mësuar sesi duhet të funksionojë dhe organizojë, shprehja haptas e mendimt të lirë dhe vetëpranimit ka qenë një anë e errët e saj, pasojat e të cilës ende ndjehen theksueshēm në ditët e sotme.

Në vendin tonë shëndeti mendor konsiderohet ende një tabu. Pjesa më e madhe e shoqërisë shqiptare refuzon të pranojë problemet e ndryshme në lidhje me të.

Në ambjentet e punës apo shkollës të cilat sipas mendimit tim duhen të konsiderohen vende që na sjellin kënaqësi, përmbushje dhe motivim, të flasësh për shëndetin personal mendor keqkuptohesh.

Dashuria për veten fillon që nga kujdesi për mendimet e tua. Praktika e një rutine të kujdesit për veten gjithashtu është e rëndësishme për të treguar dashurinë dhe respektin ndaj vetes. Ndonëse kjo rutinë është tepër individuale ajo mund të shprehet në forma të ndryshme si ushtrimet fizike, leximi i një libri, meditimi dhe kujdesi për lëkurën.

Me qëllimin që shoqëria jonë t”i kushtojë më tepër rëndësi shëndetit mendor unë dëshiroj të ndriçoj punën e mrekullueshme që psikologët bëjnë për të mbështetur të gjithë të cilët pranojnë se kanë nevojë për ndihmën e tyre. Gjatë një bisede me psikologen Ardjola Bodinaku e cila theksoi se fëmijëria dhe adoleshenca janë faza thelbësore në shëndetin mendor.

Ambjenti ku një fëmijë rritet dhe zhvillohet formon mirëqënien e tyre – thotë psikologja.

Eksperiencat nëpërmjet të cilave rritemi janë proçese që shënojnë formën që do të marri personaliteti ynë në të ardhmen.

Mënyra se si i përjetojmë gjërat në fëmijëri do të bëhet pasqyrim në formën e zgjedhjeve dhe sjelljeve tona.

Vëmendje të veçantë ajo i jep faktit që përpara se të shkojmë në shkollë duhet të nënvizojmë fort rolin e familjes dhe kontributin e saj në vitet e para të jetës.

Nëse duam të përkujdesemi për shëndetin mendor duhet të bëjmë proçese psikoedukuese të prindërve përpara se vetë ata të marrin rolin e tyre të prindërimit.

Nëse shoqëria e përbërë nga specialistët e sjelljes ose shëndetit mendor sensibilizon dhe forcon fort rolet prindërore do shohim rezultate të dukshme tek mënyra sesi fëmijët tanë do ekzpozohen përballë vështirësive në jetë dhe fenomeneve si bullizimi e dhuna. Sipas studimeve problemet e shëndetit mendor prekin 19% e popullsise të të rriturve, 46% adoleshentët dhe 13% fëmijët. Vetëm gjysma prej tyre marrin ndihmën e nevojshme, pjesa tjetër lidhet ngushtë me stigmën e shëndetit mendor.

Për të krijuar një të ardhme më të mirë investimi shëndeti mendor duhet të jetë një prioritet për të gjitha shtetet dhe shoqëritë.


57 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page