top of page

Spërthikët



Fatmir Terziu


Kjo është pjesa e „shkrimit rreth shkrimit“. Pjesa ku skanohet bota për të gjetur faqe në internet, libra dhe artikuj për të ndihmuar shkrimin. Silllem spërthikët rreth shkrimit, me atë çfarë vendos në mendjen time. E thënë ndryshe të jem aktiv dhe energjetik. Por ngec diku në aktivizmin tim, në energjillëkun tim. Nuk bëhet fjalë për veten, për trupin tim, por për mendjen që e udhëheq dhe dorën që e nget procesin. Bëhet fjalë për shkrimin! A e dini shprehjen, 'mbeturina brenda, mbeturina jashtë'? Kjo frazë tërheqëse na kujton të gjithëve ne se hyrja e pasaktë, ose me cilësi të dobët gjithmonë do të prodhojë prodhim të gabuar.

Sot, ndërsa përpiqemi të përballemi me shkatërrimet prej narrativit të koronavirusit, unë dyshoj se shumë prej nesh po lexojnë shumë lajme dhe nuk konsumojnë gati sa duhet lexime qetësuese ose zbavitëse. Ndoshta duhej të sillesha spërthikët në Fjalorin shqip të sillja ndërmend dhe në kujtesë këtë fjalë të cilën ndoshta pakkush mund ta ketë në patronazhin e tij kur shkruan, ndoshta pakkush e ka respektuar se një fjalë shqipe, pa asnjë bazament, apo modifikim të huaj.

E në këtë rast mendja shkon tek reflektimi. Atëherë, „Çfarë informacioni të vendosësh në mendjen tënde“? Tre kategori që nisin me atë që e cilësojmë si informacion i dobishëm, informacion i ekuilibruar, dhe informacion argëtues, janë baza e një domosdoshmërie për shkrimin rreth shkrimit. Për të sqaruar më thjesht, dhe më qartë, kjo dëfton arsyen e një njeriu të vetëdijshëm për kategorinë në të cilën po kalon shumicën e kohës. Po ajo rreth miteve gramatikore?

Kur isha në shkollë të mesme, nga një mësuese shumë të pasionuar, Lumnije Shehetila, mësova se si të përpiloja Hartime (ese) që mund të më jepnin notën e lartë të mundshme, pa problem. Në fakt, shkolla shumë disiplinore që ndoqa, Gjimnazi „Dhaskal Todhri“ ishte aq e vështirë, saqë kuptova që dy vitet e para të diplomës time universitare ishin shumë më të lehta sesa shkolla e mesme.

Gjatë stilit të përkushtuar dhe pasionit të lartë të Lumnije Shehetilës, koha e të mësuarit ishte një urdhërim didakt nën një numër pakufi mbi mitet gramatikore, që më irrituan atëherë thellësisht.

Për këtë arsye, u entuziazmova vetëm vonë, kur lexova në vendin tjetër, ndërsa shkrimi kishte tjetër mirëkuptim dhe sillje në një ese me „4 Mite Gramatikore që mund të shpërfillësh“. Por aty në fakt mësova se funksiononin si katër direktiva mashtruese. Ato përfshijnë: Asnjëherë mos filloni një fjali me lidhëz. Kurrë mos e përfundo një fjali me një parafjalë. Asnjëherë mos ndaj infinitivët. Asnjëherë mos përdorni negativë të dyfishtë. E para, në lidhje me lidhëzat është ajo që më vjen vërtet! Unë e kam luftuar këtë mit për dekada dhe tani, shoh se është në rregull të fillosh një fjali me „dhe“ ose edhe ndonjë „edhe“. Jo vetëm që është në rregull, por është bërë dhe në Bibël! (Dhe atëherë kishte dritë.) Unë ende nuk e kuptoj pse në shkollën time pasioni gramatikor ishte disi i dyshimtë në mjaft raste, pasi mjaft tekste vinin si përkthime nga rusishtja dhe ndonjë gjuhë tjetër sllave, dhe pasionantët e respektuar nuk arritën ta vinin re atë. Por, ende sillem spërthikët rreth shkrimit!

40 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page