top of page

Takim miqsh...


Mithat Ibrahimi dhe Sejdi Berisha

Takim miqsh: z. Mithat Ibrahimi, anëtar dhe aktivist i paepur i Shoqatës "Peja" dhe poeti, shkrimtari i mirrenjohur, publicisti dhe meadiatiku Sejdi Berisha


Më datën 07 gusht u takova me z. Mithat Ibrahimi, anëtar dhe aktivist i paepur i Shoqatës "Peja", e cila vepron në Londër.

Përveç bisedës së përzemërt që zhvilluam pas gati dy vitësh që nuk ishim takuar, ia dhurova dy veprat e mia më të reja, "Ofelia nuk kthehet më" dhe "Lotët e Poseidonit".

Ndërsa, ai nga Londra m'i kishte sjellë dy stilolapsa, që janë simbolikë për të vazhduar krijimtarinë letrare, dhe një portofol, me mesazhin që krijuesi në te sado kudo të ketë ndonjë lek për ndonjë kafe me miq..., për çfarë nga zemra i falënderohem.



Së bashku me ne ishin edhe Sherif Bllaca, i cili jeton dhe vepron në Londër dhe Reshat Nurboja, zyrtar në zyren e kryeparlamentarit të Kosovës.

(Pejë, Hotel "Dukagjini", e shtune 07 gusht 2021)

31 views0 comments

Comentarios


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page