Sot në Londër në Parlamentin anglez, pata kënaqësinë të takoj z.Martin Vicker, deputet i Dhomës së Komunave, një personalitet i njohur i politikes britanike, Kryetar i Grupit të Miqësisë me Shqipërinë.
Mikëpritësit i shpreha konsideratën e lartë për gjithçka që ai bën për të ngritur në nivele më të larta frymën e miqësisë dhe bashkëpunimit mes Parlamenteve tona duke çmuar traditën shekullore të këtij vendi të madh e plot histori.
Po ashtu i transmetova konsideratën e Kuvendit të Shqipërisë për çfarë Anglia ka bërë për Shqipërinë e Kosovën gjatë këtyre dekadave si dhe emigracionin shqiptar në Angli, i cili po integrohet me hapa të shpejtë në të gjitha aspektet e jetes angleze si një urë miqësie e bashkëpunimi. Një komunitet ky që meriton respekt dhe mbështetje i cili me punën e tij i sfidon retorikat dhe nevojat e çastit të politikës së ditës.
Interesimit të tij për zhvillimet politike në Shqipëri, ju përgjigja duke i shpjeguar shqetësimet e Opozitës dhe të shoqërisë shqiptare për arrestimin e Liderit të Opozitës pa akuzë, pa prova dhe pa hetim në kundërshtim me Kushtetutën e vendit duke i dhënë kësaj ngjarje konotacion të theksuar politik. Po ashtu duke i shpjeguar rolin që Sali Berisha ka patur e ka në historinë e këtyre 34 viteve në Shqipëri dhe sot si Lider i konfirmuar i Opozitës, shpreha mendimin që vendimi i shpalljes së tij “non grata” nuk është shoqëruar me informacion e transparencë në raport me shoqërinë shqiptare e cila meriton të vërteta nëse ka të tilla për simbolikat që Berisha mbart.
Në këtë kontekst, shumë interpretime dhe zhurma ka shkaktuar ky vendim dhe që z.Berisha i ka dhënë të drejtën e kontestimit nëpërmjet një proçesi ligjor po në Angli. Në një vend demokratik kur pjesë të mëdha të shoqërisë besojnë se Lideri i Opozitës mbahet i ndaluar politikisht, kjo krijon dyshime mbi vetë sistemin e drejtësisë, thelbin e natyrën e demokracisë!
I kërkova zotit Vikerc një prani më të shtuar të parlamentarve anglez gjatë vitit elektoral në Tiranë. Ndikim më të madh mbi qeverinë shqiptare për të arritur një reformë zgjedhore konsensuale si parakusht për zgjedhje të lira e të ndershme!
Në këtë kontekst vizitën e sekretarit Cameron e shohim si një akt domëthënës për forcimin e bashkëpunimit mes vendeve tona.
Comments