Sot Celtik F.C. ka një mik special në krah të tyre


Klubi i Futbollit Celtic është një klub profesional skocez i futbollit me qendër në Glasgoë, i cili luan në Premiership Skocez. Klubi u themelua në 1887 me qëllim të zbutjes së varfërisë në popullatën emigrante irlandeze në pjesën lindore të Glasgow. Sot në orën 15:30 Celtic luan me Ferencváros, ku sipas BBC-së „Celtic v Ferencvaros: Pret për hakmarrje kundër forcës së ringjallur hungareze“

Por sot Celtik ka një mik special në krah të tyre. Është Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh.T. Ilir Meta që do të jetë në stadium për një mbështetje që tashmë dihet se z Meta e ka shfaqur hapur dhe publikisht atë. Në Twitter ai shkruan „Me Rudin dhe Rocco Vata në Glasgow. Më në fund, gati për Parajsë.“ Kaq ka mjaftuar dhe të mbushet postimi i Presidentit të Shqipërisë me qindra mirëseardhje, ku thelbi i tyre spikat „Mirë se vini në Glasgow dhe në Parajsë, që gumëzhin për vizitën tuaj të parë, shijoni "Le të bëjmë pak zhurmë për Bhoys".