Sot është një ditë e madhe e bekuar!! Në të njëjtën datë lindën dy gjigand të letërsisë Shqipe....
Migjeni dhe Dritëroi!
E MBANI MËND MIGJENIN?
“Poet si Migjeni janë stoli e Kombit!”
E mbani mend Migjenin...
mbetur nën heshtjen e mjerimit?
E varrosën nën gurë,
si kujtim i lanë kostumin e melankolisë!
Të mallëngjyer deri në lot
t’i zgjasim duart drejt Poetit,
të mallohemi me lahutën e kohës
me “dashuri epshore”!
Thonë se...
Migjeni ende merrë frymë
me fytyrë të ëmbël, të dashur
vargjet e tij tretur në shpirtin krenar
janë zjarr,
flasin me një gjuhë të re...!
***
Tek guri i varrit dëgjohet zëri Migjenit
si zog prej qielli ai jeton si brengë
braktisur nëpër kishat e dëshpërimit
zhele, zhele!
26 Mars-2013
DRITËROI I DEVOLLIT...
Mes erërave, e bukura jetë
lindi poetin e së ardhmes
atje...
ku Devolli
nën qiellin e tij jetonte gri!
Në gjirin e Devollit
filloi të shkruajë letra…
me ngjyra të kuqe, të gjelbërta
mes fjollave të duhanit e qejfit të ponçit!
Ai devolliti
e mori jetën ndër duar
e veten e la diku... shtegëtar,
shokë e mik me Maton e Mekon,
me Zylon e turkeshën u miqësua.
Dritëro e quajnë!
Është mëkat t’ia prekësh flokët
pasi, plisi thërrmohet
e bilbili këngës ia merr,
‘’Devoll, Devoll, i tillë qenkam unë...!’’
Nga Arqile Gjata
Comments