top of page

SOT ËSHTË DATË LINDJA IME!!!



NJËZETË E KATËR QERSHOR 2022

DATË-LINDJA IME E 80-ta


PRINDRIT E MI

UNË I BIRI I MARIES DHE I VASILIT!

24 QERSHOR...2022-dy

Sot është Dita e 80 vjetorit të lindjes time…

Të dashur Fëmijët e mi...

Ardi, Petriti, Akli dhe Ju vajzat e mija= Luljeta, Sibora, Adriana...

Kam dëshirë të vë në dijeni Miqtë dhe Shokët e mi për 80-të vjetorit të Datë-Lindjes time!!!

Sa shumë i gëzuar, që jam sot!!!

Me jetën u takova në të gëdhirë!


24 të Qershorit 1942 Linda në Vlorë në SHesh të Kateqit, në lagjen Vrenes…Bashkë me një Motër-LUIZA…e cila vdiq në moshën pesë vjeçe nga sëmundja e Kollës së mire!!!

U mblodhën shoqet e Mamas

të dëgjonin frymëmarrjen time, kur Mamaja të na puthte…!

Në çdo Qershor të jetës Ditë Lindjen e kam mbjelll si Pemë Frutash!

Të dua jetë,

do të mbaj ndër duarë

ashtu si je!

Në stinën e jetës time dëgjoj fëshfërimën e kujtimeve të viteve...

I freskët, plotë mall e dashuri

për vëllezrit e motrat...

Motra Violeta dhe vëllai Kozmai i kujtoj çdo ditë, ata janë në zëmrën time!

Babai ynë para se të ndëronte jetë la shtatë fëmi!!!

Violeta, Kozmai, unë Arqileja, Viktori, Sllavica, Anesti dhe Vasilika!!!

Tani unë u gëzohem djemve dhe

va jzave,

me plotë nipër e mbesa,

me shumë ,shokë e miq!

Nga kujtimet

e viteve dhe stinëve,

rrugët e jetës më rritën,

U shkollova me arsim të lartë, punova 70të vjetë në Vlorë dhe në emigrim, ndërtova më mirë jetën time familjare!...

Tani është mosha, që

t’u gëzohem fytyrave të bukura

të Fëmijëve, Nipërve e Mbesave...

Përjetësishtë falenderoj Gruan time të dashur, Xhenin, që më është gjëndur në cdo cast të jetës tonë bashkëshortore !!!

Me Xhenin në Skelë=Vlorë do pleqërojmë,

do kujtojmë vitet e ëmbla,

krahpërkrah të qeshur,

si lule pranverore,

të lumtur pranë fëmijëve, nipërve dhe mbesave, që kaq shumë i dua!!!








28 views2 comments

2 Comments


I nderuar z. ARQILE GJATA. Te behesh njenjind. Shendet e gezime ne familje, me Xhenin,, vajza, djem, niper e mbesa. Duart plote me poezi, proze dhe sidomos studime letrare.

Me shume respekt dhe dashuri, Myslim Maska, Athine.

Like

Gëzuar Arqile Vasil Gjata ditëlindjen dhe ju qofshin edhe shumë vite të tjera të lumtura poetike!

F. Terziu

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page