top of page

Smira do ta rrënojë botën


Kopi Kyçyku


(Një dukuri jashtëzakonisht e përhapur edhe tek ne)

Fjalia e mësipërme i përket një filozofi të Lashtësisë, i cili vërtet e quante urrejtjen tepër të rrezikshme, por ndaj saj njeriu ka mundësi të mbrohet përderisa urrejtja shpërthen haptaz, ndërsa smira është aq e maskuar sa që zor të duket. Smira konsiderohet dukuri universale, funksionet rrënuese të së cilës përcillen kryesisht përmes orvatjeve për të zhvatur atë që i përket tjetërkujt.

Studimet e kryera nga Instituti Kombëtar i Radiologjisë (NIRS) në Japoni kanë treguar se reagimi i trurit në kohën e smirës zhvillohet kryesisht në pjesën e përparme të tij, ku e njëjta gjë ndodh edhe me dhëmbjen..

Në librin e Melanie Klein „Smirë dhe mirënjohje” vihet në dukje se „një person smirëzi sëmuret kur dikush kënaqet. Smirëziu ndjehet mirë vetëm kur të tjerët vuajnë. Të gjitha përpjekjet për ta shëruar smirën janë të kota”.

Për të marrë vesh se çfarë e shkakton ndjenjën e „gëzimit kur ndokush ka hidhërim”, hulumtuesi Richard H. Smith (profesor i psikologjisë në Universitetin e Kentucky-t) ftoi dy grupe studentësh që të bënin vlerësime për një videokonferencë me objekt stërvitjen e kandidatëve që konkurronin për t’u pranuar në Fakultetin e Mjekësisë. Njërit grup iu shfaq një film ku aktori interpretonte rolin e një studenti të Fakultetit të Mjekësisë, i cili kishte një veturë BMW, një dashnore të bukur dhe një familje të pasur. Ky mburrej se ishte i aftë të merrte nota të larta pa u sforcuar shumë. Grupit tjetër i paraqitën një të ri me të ardhura modeste, pa dashnore dhe pa makinë, i cili mezi arrinte të merrte nota nën mesatare. Pyetësorët treguan që studentët e ftuar ndjenin më shumë smirë ndaj studentit të pasur.

Profesori Smith u paraqiti pastaj të pranishmëve një epilog i cili zbulonte faktin që asnjëri nga të dy studentët nuk ia dolën mbanë ta përfundonin e të diplomoheshin në Fakultetin e Mjekësisë dhe u arrestuan për vjedhje të metamfetaminës nga laboratori i shkollës. Ajo që pësoi studenti i pasur ngjalli gëzim më të madh se për të varfrin.

Feja e ka përcaktuar smirën si një nga mëkatet më të mëdha, krahas vetëmburrjes, shfrenimit, lakmisë, rendjes pas të hollave, mllefit e përtacisë.

 
 
 

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page