top of page

Skënderbeu Mbreti i Shqipërisë


Sokol Demaku

Në kuadër të kujtimit të vitit të lindjes të të madhit Gjergj Kastrioti


I madhi Castriot, me llagap Skënderbeu Mbreti i Shqipërisë, Duka i Madh i Epirit, Vincet Castriotto Saecula

- Den store Castriotto af Albanien kallad Scanderbeg


Të huajt për jetën dhe vepren e Kryetrimit Legjendar Gjergj Kastrioti Skenderbeu, marrë nga libri i Zannovich, Stephan botua këtu e 235 vite më parë në Stockholm të Suedisë e përkthye në shqip nga përkthyesi Sokol Demaku në 2019

Zannovich, Stephan, apo Stiepan: E quajti Kastrioti i madh i Shqipërisë Skënderbe, Historia e tij Shtypur nga Anders Zetterberg Stockholm 1788


Gjergj Kastrioti ishte djali i Gjon Kastriotit dhe i Vojsavës,vajza më e madhe e Princit të Tribalëve. Mbretëria e Shqipërisë, një provincë evropiane, e vendosur përgjatë grykës veneciane, e rrethuar me male, shkëmbinj malorë, moral të thellë, ishte e sunduar tashmë e 710 vjet nga kjo familje e shkëlqyer, origjina e së cilës humbet në shtigjet e paarritshme të së kaluarës. Pozicioni i favorshëm i këtij vendi, guximi i këtyre banorëve të maleve dhe disponimi luftarak i tyre, i bëri ata të frikshëm dhe të rrezikshëm për fqinjët e tyre, e sidomos për turqit. Edhe pse Gjon Kastrioti kishte katër djem dhe pesë vajza me bashkëshorten e tij Vojsava, ishte sidoqoftë, viti 1403 koha e shkatërrimit total të shtëpisë së tyre, e cila numëronte aq mbretër sa paraardhës. Të gjitha vajzat humbën jetën nga vrasës të ndryshëm. Gjergji ishte më i riu nga vëllezërit e tij. Pasi Perandori turk Murati kishte pushtuar të gjithë Greqinë dhe ishte gati të merrte edhe Shqipërinë, Gjoni, në mënyrë që të ruante Mbretërinë e tij, u detyrua t'i jepte katër djemtë e tij në peng këtij princi, të cilin e quanin bubullima e luftës. Me këto kushte, Murati lidhi paqe, dhe i la tokën e tij.


Gjergji nuk ishte më shumë se gjashtë vjeç atëherë: sapo u ekstradua në Perandorinë Turke, ai u bë synet në bazë të ligjeve të Mehmetit. Ndërsa ai zotëronte të gjitha cilësitë e mendjes dhe trupit që mund ta bënin një princ të ri të rehatshëm; ai madje në këtë moshë të re e tregoi veten në mënyra fisnike, duke lartësuar të menduarit; atëherë Murati tregoi një simpati të veçantë për të: i kishte dhënë një edukim mjaft të mirë.

Kostandini, Johan dhe Stanislaus, vëllezërit e tij më të mëdhenj, më parë ishin gjymtuar nga komanda e Muratit, por pas disa kohësh, ata u helmuan dhe u ekzekutuan në Serrillanga nga një helm i ngadaltë. Një fat i njëjtë e priste edhe Gjergjin, por dukej se ishte shkruar në Librin e Providencës se i vetmi numër i këtij gjaku fisnik duhet të mbetej gjallë, në mënyrë që më pas, ne pasardhësit e tij, do të ishim edhe më shumë të pakënaqur sesa me famën e tij.

Në atë kohë,ndërsa Gjergji rritej dhe bëhej më i madh, edhe forca i rritej aq shumë sa askush në vendet e lindjes nuk kishte një trup më të fortë, krahë më të mbushur dhe guxim më të patrembur, sa ai.

Atij iu vu në dispozicion një mësues mjeshtër, i cili i mësoi Gjergjit turqisht, arabisht, greqisht, italisht, sllovenisht, si dhe Gjuhën Latine, e cila pas rënies së perandorisë ishte po aq e rrezikshme për të rinjtë, sa bestytnia për adhurimin e vërtetë të Zotit.

Ata e mësuan Gjergjin të përdorë armët, të kalërojë si dhe të bëjë të gjitha ushtrimet e trupit,që janë të nevojshme për të pasur sukses në shërbimin ushtarak.

Ai përfitoi njohuri për veten e tij aq mirë nga ata mësues të aftë, të cilëve iu ishte besuar edukimi i tij, që jo vetëm në të gjitha konkurset publike ai fitoi të gjitha çmimet konkuruese, por, gjithashtu, ai çdo ditë merrte çmime të reja dhe lëvdata nga Murati.

Në moshën 18 vjeçare, Perandori e kishte emëruar atë komandant të mbi 5 000 kalorësish, duke e dërguar në Azi.

Në mësimet e tij atje, ai u dallua për guxim. Për këtë arsye, ai u emërua gjeneral mbi ushtrinë, e cila ishte menduar të komandohej prej tij që kjo, Perandoria Osmane të nënshtronte disa popuj dhe kontinente si pjesë të saj. Ai shkonte me kujdes dhe fitonte përparësi të shumta, përparësi të mëdha ndaj armiqve, në mënyrë që kjo fushatë të kishte gjithë suksesin që Sulltani dëshironte.

Kur fushata mbaroi, Gjergji u kthye në Adrianopojë, atje kishte madhëria e tij, Murati. Ai i prezantoi Perandorit një numër të madh të burgosurish, shumë flamuj, shumë topa, si dhe gjahun e marrë nga armiqtë.

Një vit më pas, pra në vitin që erdhi, ai u dërgua te të krishterët në Evropë.

Ai ishte në zemër të fesë së tyre, sepse paragjykimet e rinisë ishte e vështirë të harroheshin, kështu që ai kurseu gjakun e tyre aq sa mundi.

Ai nuk e aktivizoi batalionin, por kur e pa të domosdoshme, luftoi me ta. Ai i sulmoi ata me aq fuqi sa pati, por në mënyrë që Sulltani nuk duhej të kishte ndonjë mendim të paqartë për të, apo keqkuptim. Kryesisht ai gjithmonë fitonte, por më pas ai sillej me aq shumë aftësi saqë, pa ngritur dyshime për besnikërinë e tij, iu dha të krishterëve kohë për të shpëtuar jetën e tyre, ose i burgosi ata, sepse besonte se skllavëria ishte një e keqe më e vogël se vdekja; një e vërtetë e pamohueshme.

Ndërsa Gjergji ekspozonte çdo ditë jetën e tij për hir të Muratit, Perandori ishte informuar se Gjon Kastrioti, regjenti legal i Shqipërisë, kishte vdekur.

Murati i pabesë, mosmirënjohës, menjëherë sulmoi dhe mori shtetet e tij.

Gjergji ishte shumë i pikëlluar, kur dëgjoi për humbjen e trashëgimisë së paraardhësve të tij. E kjo, e tëra i takonte Gjergjit, pasi tre vëllezërit e tij kishin vdekur.

Por ai nuk lejoi të vihej re, nga frika e pësimit pre dëshirës së këtij njeriu të dhunshëm dhe barbar, që për të lehtësuar pakënaqësinë që mund të ngjallte kjo padrejtësi te Kastrioti, ai e mposhti atë me nderime dhe bekime.

Në këtë kohë, filloi lufta midis turqëve dhe Despotit serb në Serbi.

Ndërsa Murati kishte besim të plotë te Kastrioti, ai i dha atij komandën mbi trupat e tyre më të mirë. Pasi mbaroi me sukses këtë luftë, ai e solli ushtrinë e tij përsëri në Adrianopojë, të ngarkuar me pre të armikut.

Sidoqoftë, ai po mendonte për mjete, si dhe për mënyrën për të rikthyer Mbretërinë e paraardhësve të tij.

Ai kërkonte një mundësi të favorshme: të linte oborrin mbretëror të Muratit, të merrte në zotërim Krujën, kryeqytetin e shteteve të tij.

56 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page