top of page

SKËNDERBEU


Hiqmet Meçaj

Shqipja që rri përmbi shkrep Është ushtar i Skënderbeut. Lumi që rrjedh ndënë shkrep është ushtë e Skënderbeut... Kush u tha, kush i dërgoi, Shqipëri, o Shqipëri. të luftonin kundër turkut, kundër turkut osmanlli?


Era që u fut në pyll çon një lajm për Skënderbeun, zogu që u ul në lis, po këndon për Skënderbeun. ç’pati era, ç’deshi zogu, Shqipëri, o Shqipëri, të këndonin nëpër degë dhe të shkonin te Ai?


Ra ylberi që nga qielli, Skënderbeu s’është më, zogu ra nga degë e lisit, Skënderbeu s’është më.

Ti i fute në legjenda, Shqipëri, o Shqipëri, i shpërndave nëpër vende, ku ka shkelur këmba e tij.

1965

50 views1 comment

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page