Skënder Sadri KAPITI: Shqipëria shumë e “ftohtë” ndaj Festës së Pavarësisë së Kosovës
- Feb 19
- 2 min read

Shqipëria shumë e “ftohtë” ndaj Festës së Pavarësisë së Kosovës
Nga Skënder Sadri KAPITI
Ditën e Festës së Pavarësisë së Kosovës,ne Shqiperi u duk shumë zbehtë dhe më shumë vetëm si lajm , dhe nuk u duk ndonjë shenjë feste per pavaresine e Kosoves, pothuajse asnjë flamur te saj as flamur kombetar shtesë . Gazetarët ne nje televizor kishin dalë dhe i pyesnin qytetarët qe a e dinin cfar ishte 17 Shkurt dhe u kerkonin qe te uronin pavaresine e Kosoves,vetem dy veta e uruan. kurse per Shen Valentini per festat e karnavalave e ato te Vitit te Ri, ato pagane te veres behet nami me ferstime, per festat e rakive e te birres. as feste dhe as dite pushimi nuk eshte dita e pavarësisë së Kosovës.
Ndërsa shqiptarët e Kosovës me mijra në Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë me 28 Nëntor vijnë dhe e festojnë atë në Shqipëqri, dhe madje e festojnë atë më mirë në Prishtinë se sa këtu në Tiranë, kosovarët vijnë jo vetëm nga Kosova por edhe diaspora dhe e mbushin stadiumin e Shqipërisë kur luan Shqipëria.
E mbështesin Shqipërinë edhe nëpër stadiumet e Europës. Ndërsa kur luan perfaqësuesje e Kosovës askush pothuajse nga Shqipëria nuk vjen ta mbështesë Kosovën në Prishtinë, dhe teper pak dhe shumë sipëfaqesisht japin lajmet dhe televizionet në Shqipëri për arritjet e Futbollit të Kosovës.Kjo është kryesisht për faje të politikës si në Shqipëri por edhe në Kosovë, kjo për faktin e rënies së nivelit dhe bashkëpunimit reciprok dhe jo të sinqertë mes dy shteteve dhe sidomos të painteresimit të politikanëve të të dy shteteve.
Televizionet politikës në Shqipëri u intereson vetëm që të vijnë sa më shumë pushues nga Kosova, kur vijnë shumë pak nga Europa.Askujt nga Kosova me origjinë patriotike e kombëtare nuk i mundësohet karrierë në Shqipëri Por këtyre dhe Kosovëdashësve nga Shqipëria as Kosova nuk ka treguar respekt e mirënjohje, sic është shëmbull madje edhe heqja e pensionit të veteranit të Luftëës atyre kontributorëve të vërtetë nga Shqipëria që erdhën për të dhënë jetën për clirimin e Kosovës,









Përshëndetje Skënder. Të uroj për festën e Dardanisë.
Ke ngritur një problem madhor që duket ashiqare, në marëdhëniet politikr dhe shtetërore, mes dy vendve tona, më mirë duhet thënë me kombit shqiptar.
nuk është problemi te njerëzit e thjeshtë, por te drejtuesit tanë të "Ndritur", që inatet apo qjfmbetjet personale i shndërrojnë në marëdhënie politike.
Nuk di si t'i mallkoj. Po këta derq politikanë nukmi ze as mallkimi.
Urime për prrushin atdhetar që ndez dhe shpërndan në media.
Miqësisht!
kadri Tarelli
Durrës.