Skënder Kapiti: Albin Kurti, lexoji me kujdes mesazhet e SHBA-ve!
- Apr 14
- 2 min read

Nga Skënder Sadri KAPITI
Intelektualëve, gazetarëve,opinionistëve dhe analistëve pozitivistë u takon që ta mbështesin dhe ta inkurajojnë qeverine dhe pushtetin kur ai punon mirë dhe kur i shërbejnë mirë dhe me përgjegjshmëri kombit, ashtu sikurse edhe që e kanë për detyrë që të kritikojnë me guxim dhe sinqerisht dhe pa smirë, pa inate,pa mercenarizëm dhe pa egoizëm negativ të metat, mosmbajtjen e premtimeve, korrupsionin ,tradhëtinë dhe gabimet e pushtetit.
Albin Kurti duhet që të ketë pranë vetes së tij një strukturë akademike, diplomatike e politike të aftë, patriotike dhe mirëfilltë , dhe jo gjithcka t’ia besojë vetëm vetes së tij, egoizmit dhe të vetëbesimit të tepruar te vetëvetja.
Kurti nuk duhet të veprojë as si Enver Hoxha, as si Thaci, as si Edi Rama të cilët përgjithcka pyesnin dhe pyesin vetëm veten e tyre dhe mbanin dhe mbajne partitë dhe shtetin nën hyqmin dhe interesin e tyre dhe të tradhtisë kombëtare e të korrupsionit.Kurti mbaj qëndrim dhe mos devijo nga parimi dhe besnikëria ndaj SHBA-ve.
Kur thonë SHBA se punojne me lider që “shohin nga e ardhmja” këtë së pari politika në Kosovë dhe Albin Kurti duhet ta kuptojnë kështu: Politika amerikane të parën ka Amerikën, dhe ajo mbështet dhe përkrah ato shtete të cilat janë besnike të SHBA-ve , dhe të interesave të tyre.
Albin Kurti dhe politika shqiptare duhet ta kuptojnë se e ardhmja nuk është e tashmja, dhe e tanishmja e sotme nuk është e shkuara , ajo e viteve 1999 , kur SHBA dhe NATO sulmuan ishJugosllavinë dhe cliruan Kosovën.
Kur SHBA thonë se do punojë me lider që shohin nga e ardhmja ,kuptohet se kjo do të thotë se e ardhmja shkon përpara dhe nuk ka kthim prapa,që Serbia duhet ta njohë Pavarësinë dhe shtetin e Kosovës.
Sot në botë ka ndodhur dhe po ndodhin ndryshime dhe ngjarje të tjera me rëndësi e pasoja të mëdha globale si lufta në Ukrainë, ajo në Iran, kanë dalë në skenë teknologji të reja ushtarake, aleanca dhe interesa të tjera.
Kurti dhe Kosova duhet të jenë shumë të kujdeshem , duhet që fitoret e arritura me mbështetjen e SHBA-ve, duhet që Kosova ato fitore si kryesoren atë të pavarësisë së Kosovës, duhet ta forcojë e konsolidojë fort dhe me përkushtim maksimal politik, diplomatik dhe shtetëror.Nuk mjafton që të deklarohesh si proamerikan, por duhet luftuar krimi dhe korrupsioni, duhe ndërtuar e të funksionojë shteti ligjor.
Përfaqësuesja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Tammy Bruce ka thënë se “Shpresojmë që Kryeministri Kurti dhe Presidenti Vuçiq do të ulin temperaturat, të shmangin eskalimin dhe që do të ulen në tavolinë. Ne do të punojmë për së afërmi me liderë që shohin nga e ardhmja e jo nga e kaluara. Me një dialog të vërtetë e jo teatër”.








Comments