Situatë mjaft e vështirë për një ushtri të madhe të emigrantëve



Dr Fatmir Terziu


Është një situatë mjaft e vështirë për një ushtri të madhe të emigrantëve, ku shumica janë në të zezë, punojnë me frikë dhe janë në një situatë të tillë në kohën e covid-19. Janë në hall dhe pakkush ua hedh sytë, pakkush ua di hallet atyre. Dikush, ndonjë mik, ndonjë i afërm, ndonjë human e bën një dorëlëshim. Po deri ku shkon kjo? Virusi mund të mos interesohet për statusin e emigracionit, por politika qeveritare ende mund ta bëjë. Mund ta bëjë dhe duhet ta bëjë në fakt se edhe ata janë njerëz, edhe duan të jetojnë, pasi janë shumëfish në dilema për jetën e tyre. Për këtë duhet më shumë zëri i shoqatave, që janë ngrehur ekraneve dhe japin mend dhe pretendojnë se ndihmojnë komunitetin. Është fjala për ata që kanë mundësi ta bëjnë këtë me paratë që marrin në emër të komunitetit dhe kurë nuk e kanë bërë një punë tjetër, por janë mjaftuar me rroga që gjithkush do t’ua kishte zili. Diku bëjnë sikur flasin, sikur ngrenë zërin e tyre. Fryhen në forume dhe bëjnë sikur bëjnë ndonjë punë. Fondet flasin ndryshe. Realiteti flet ndryshe. Është situata që natyrisht i kërkon të ngrejnë zërin e tyre.

Mjedisi armiqësor po krijon një krizë koronavirusi për migrantët e Britanisë, thotë në një shkrim të saj gazetarja e “The Guardian” Maya Goodfellow. Ajo thekson se Irlanda dhe Portugalia kanë vepruar për të mbrojtur azilkërkuesit dhe migrantët, ndërsa sipas saj, Mbretëria e Bashkuar ka bërë një zgjedhje politike për të mos e bërë këtë.

Në shkrimin e saj gazetarja në fjalë e vë theksin tek një javë më parë, kur pasi Priti Patel qëndroi në Shtëpinë e Komuneve dhe lëshoi ​​një falje për skandalin e Ëindrush, Abanda po përpiqej të kuptonte se si të mbijetonte gjatë pandemisë Covid-19. “Unë nuk kam parë asgjë drejtuar nesh,” thotë ajo. Abanda është një azilkërkues i refuzuar që mbron të drejtat e migrantëve. “Unë nuk mendoj se ekzistojmë.’ Disa ditë më vonë, si pjesë e një numri të masave të shpallura për migrantët, Zyra e Brendshme zgjati mbështetjen për disa prej atyre që kërkojnë azil. Por ndihma standarde financiare mbetet nën 40 stërlina në javë, më pak se gjysma e pagës ligjore të të sëmurëve. “Është një pjesëe ministrave që duhet të pyeten nëse ata mund të mbijetojnë më tej, veçanërisht kur shërbimet jetike të migrantëve u është dashur të zvogëlohen”, trajton në shkrimin e saj gazetarja në fjalë. Më tej ajo shkon në detaje: “Abanda është gjithashtu e shqetësuar për miqtë që janë pa dokumente dhe që akoma do të punojnë, sepse ka disa mënyra të qarta të mbështetjes për ta. Ajo është e shqetësuar për ata që kanë shumë frikë të kërkojnë ndihmë mjekësore, sepse ata jetojnë në një vend ku ka ka shenja armiqësie përmes venave të shërbimeve tona themelore. Këto janë disa nga njerëzit e bamirësisë që tani paralajmërojnë se janë në rrezik të lartë jo vetëm të kontraktimit Covid-19, por të urisë”.

Në këtë moment krize, qeveria deri më tani ose ka ofruar masa të vogla për migrantët, ose nuk ka bërë asgjë. Tani një grup organizatash po pyesin pse qeveria nuk e ka pezulluar mjedisin armiqësor dhe NRPF ("pa rekurs për fondet publike"). Paraqitur nën Neë Labor dhe forcuar nën qeverinë e koalicionit, NRPF është një kusht i bashkangjitur me disa statuse të imigracionit që ndalojnë migrantët nga qasja në mbështetjen e shtetit. Për bashëkshortin e një anglezeje me Paige, një ndërtues i vetëpunësuar nga Shqipëria, kjo mund të nënkuptojë se ai nuk do të kualifikohet për ndihmë shtetërore për të mbuluar çdo humbje të të ardhurave gjatë pandemisë. Deri më tani ajo thotë se ka pasur "heshtje" nga qeveria për këtë çështje.

Janë momente si këto që ekspozojnë ndikimin e vërtetë të politikave anti-imigruese. Ndërsa të gjithë neve na është thënë "të qëndrojmë në shtëpi", azilkërkuesit detyrohen të përdorin hapësira të tjera komunale dhe të jetojnë në banesa të lagura, të ndyra dhe migrantët shqetësohen se si do të ushqehen vetë. Ndaj e ripërsëri dhe dua të theksoj dhe njëherë se virusi mund të mos interesohet për statusin e emigracionit, por politika qeveritare ende mund ta bëjë.

110 views

Shkrimet e fundit