top of page

SINOPSIS, PËR VARGJET


Ermira R. Isufi

Mbrëmë u mejtova gjatë, Deri në bjerrakohë Dhe gjeta fillin e vargjeve. Një tis i hollë kujtese Më përftoi në mendje, Sa ta prek këtë fillim të ri, Që më zgjon esëll, Tej ëndrrave të ikura, A dhuntisë, që përcëllon , Dejve të gjakut plot jetë.

Çuditërisht, me këto vargjet, Si më rrjedhin në parakalim Dhe më bëjnë kurreshtar, Deri në ringjalljen e melankolisë! Vijnë vërdallë, me frymën e kujtimeve Dhe dehem me mushtin e tyre, Deri në pafundësi. Var në vesh fjalët, mendimet… Si unazë në gisht i bart gjithandej, Sinopsis vargjesh, Qëkur fillimi ishte fjala, Pambarimisht, ndryrë në kujtesë.

36 views0 comments

Comentarios


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page