
SIMBOLIKA E NJË POEZIE
Me poeziznë e Sabit Rrustemit (gjer në vitin 1999)
Nga Timo Mërkuri
Sabit Rrustemi është një emër i dëgjuar në letrat shqipe, sidomos në fushën e poezisë, ku krijimet e tij përfshihen në dhjetra libra,por ajo që të bie në sy qysh në fillimet e krijimtarisë është simbolika e tij poetike. Duke qënë se poezia e tij shtrihet në dy periudha, para dhe pas çlirimit është e kuptueshme që edhe simbolika e tij të jetë të jetë e ndryshme, ose më saktë, simbolika e pas luftës të jetë “pema që ka çelur lule” e “filizave” të kohës së pushtimit. Mendojmë se para se të shprehim mendimet tona do jetë më e drejtë që të njihet lexuesi me disa poezi të kësaj periudhe dhe për këtë ne zgjodhëm pikërisht poezitë fituese të disa çmimeve.
SËMUNDJA E DHËMBIT
1. (Në dhëmb krimbi)
Në rrënjën tënde Krimbi ka zënë vend
Të therë Të helmon Të shtrëngon
Zemrën tënde kërkon fole Po u vendos aty Nga shtrati ti dole
Në rrënjën tënde Krimbi bëri vend
Nxirre atë rrënjë
Shërimi yt Shpëtimi i të tjerëve
2.(Dhëmbi artificial)
Dhëmb i ngjitur Artificialisht
Plotëson një vend Të mbetur bosh Përherë me rojë
Dhëmb i ngjitur Artificialisht
Pa rrënjë Shtyllat nuk të mbajnë Përherë
Je e nuk je
Dhëmb i ngjitur Artificialisht Mbulon tonën shëmti
Asgjë tjetër
3. (Dhëmb i fëmijërisë)
Shpejt u mplake Jetëshkurtri im Dhëmbi i fëmijërisë
Më i vogli dhëmb Më i dashuri Më i bukuri dhëmb
Të hodha mbi kulm Të shtëpisë Për një dhëmb më të ri
Korbat s’di ka të kanë batur S’di ka të kanë çartur
Jetëshkurtri im Mashtrimi im Dhëmbi i fëmijërisë
(1979 -Çmimii dytë: “Sëmundja e dhëmbit”, revista letrare “Jeta e Re”, Prishtinë)
FOTOGRAFIA E NËNËS
Kjo fotografi Rastësisht është bërë
Nëna s’ kish kohë Të dilte në kopsht T’i rregullonte flokët
Në çerep kish bukën Mund t’i digjej E vaj halli kur të ktheheshin Burrat prej mali
U ndal në prag të derës Ashtu siç ishte Rrezja e diellit e puthi në ballë
(1984 – Çmimi i dytë: “Fotografia e nënës” , revista letrare “Pionieri”, Prishtinë)
PASOJAT E FËMIJËRISË
Plagët e lindjes nuk më përkasin mua Ato le t’i kujtojë nëna Unë i a hoq velin mashtrimit të gjetjes Të posalindurit nuk kanë dhëmbë për shalqinj As kthetra për t’u fshehur në kopsht
E di ku më ka gjetur Dhe këtë s’ po e them … Gëzofin nuk e ndërrova Si kërkonte moti Ç’mos më gjeti Zura në prag të portës Tri vjet me radhë belbëzova Rashë nga sghkallët Sepse nuk kaloheshin symbyllas Si doja Theva krahun Më ra gomari shqelëm Në faqen e djathtë shenjë më la Sepse nuk e preferoja rregullën e lojës Uljen e qafës Më dogji hithi i babës Sepse dendur përmendja djallin Pa ditur se kështu fyeja zotin Të cilit nuk i u fala më Më pranuan për bari Po fyellit vështirë I a mbushja vrimat Qentë më largoheshin Ujqit më vinin pas tinëzisht Po asnjëherë s’i ftova me bisht Veç grigja e deleve më preu në besë Hyri për të kullotë në bimën e re Prej ngutisë bëra hop Pa e kërcyer gardhin Theva këmbën Po s’ mbeta në shtëpi
Librat kurrë nuk m’i blenë me kohë Artin e të heshturit mësova Të mos nxjerr zë Nga shkopi i thanës Nëpër prova të dhimbshme të jetës reale Sytë e mi Nuk pajtoheshin me zhveshjen e aureolës
(1984 – Çmimi i tretë:, revista letrare “Pionieri”, Prishtinë)
PYLLI I BRINJËS
Kaq lehtë t’u besosh fjalëve Makbeth Makbeth
Mos ishe në ëndërr i përgjumur Apo njollat e pafshira të gjakut Të kishin çmendur i çmendur Pylli i Brinjës nuk lëviz Vetëm era luan me degët e tij
Makbeth zanash i zanuar Pylli i Brinjës Rri aty ku është Veç degët populli ia rrëmben Masa e tërbuar kah ti vjen
Ti nuk i sheh ata Pyllin e Brinjës sheh Ja tek po t’i zë udhët Tek po të zdirgjet mbi sy Për kokën tënde të nemur Lëviz Pylli i Brinjës lëviz
(1985 – Çmimi i pare: “Pylli i Brinjës”, “Zëri i rinisë”, Prishtinë)
ORARI I TË PAPUNËVE
Zgjimi ynë nuk është i akorduar Zgjohemi jashtë orarit Me gishta i hapim sytë i ndreqim flokët Me ujë akulli i shpërlajmë ëndrrat Oreksin e prishim me konkurse Hamë pa kushte nëpër fletëmure Tallemi me sho-shokun e të tjerët si ne Lëshojmë fjalë pa honorar Vashave u japim shkas për një buzëqeshje Përgojojmë për lojërat false Pahetueshëm zënë e na bien flokët Dhëmbët na prishen prej gjakut nervoz Pastaj dhemb koka të therrurat në gjoks Kur dita na tradhton e shkelim rikfercin Për t’i akorduar shpresat e ç’akorduara Në gjumin tallës me dëshira të avulluara
(1986 -Çmimi i dytë: “Orari i të papunëve”, “Zëri i rinisë”, Prishtinë)
KËPUCËT NË MENOPAUZË
Përnatë yndyrë të zezë u japim këpucëve Të rejave ua zbutim lëkurën Të vjetrave ua fshehim plagët Secilat me radhë nën emra njerëzi I vëmë në gjumë Vitrinave të sjella enkas flejnë Pa i përkundur askush Sall ne me radhë i ruajmë i numërojmë Ato të zgjidhura s’lëvizin fare Pushimin thellë e pijnë me fund Buzëgaz kur s’vjenë askund Të rejave u vizëllon fytyra Të vjetrave u fashitet barku
Po si nuk i tremb kjo qetësi nate Praën betoni akull Tashmë kur çdo cast maskat i ndërrohen motit Thinja të reja duken kokës globit Këto këpucë shfrytëzojnë rastin Në menopauzë kënaqen së heshturi Fare s’çajnë kokën për udhëtimet e nesërme
(1989 - Çmimi i dytë : “Këpucët në menopause”, revista “Zëri i rinisë”, Prishtinë)
ARNIMI I SHTËPISË
Shtëpia është këtu prej që mbahet mend E papërthekuar nga datat njerëzit biografitë Herë i ndërrohen themelet muret mbulojat Herë hyrje daljet dyert dritaret Mbetet në të njejtën tokë përsëri Përdorë ushqim gurësh balte e drurësh
Kur e kërcënojnë shembjet Prej visesh tjera shfaqen mjeshtrit Me strajca e alete nisin arnimin
Mjeshtrit tanë ëndërrojnë projekte të reja Në mungesë përvoje marrin botën në sy Arnojnë shtëpitë e të tjerëve Ndërsa të veten ua shemb pika
Nënat plaken në endje e s’mbesin as una zjarri Motrat shterrin veten me lot e gjilpëra Gratë thinjen duke i lëpirë trarët e blozuar Fëmijët ah fëmijët zogj ngricash tresin në ajri E burrat fikall nën lisa As nxjerrin zë as protestojnë Për një mal arnash që i nxijnë sysh
Shtëpia zbrazet e mbushet mbushet e zbrazet Për hatër sigurie nga këmbët ia heqin dheun Mjeshtrit e tjerë nga vise të tjera Had të ri ngrisin sipri
Shtëpia me gurë të bluar murëlëmuar Trarëbutë e krerëbrishtë Veshur në lesh xhami Mbështjellur në faqe letre Del prej origjine bëhet kopje e zbehtë Një fotografi në trajtë xhepi
Sall emri i mbetet ai i vjetri
( 1993- Çmimi i parë “Arnimi i shtëpisë”, Shoqata e Shkrimtarëve të Kosovës, Prishtinë)
LOTINA
Afroma faqen Të ta puth lotin E mos e vraj motin
Në Lug i kemi Dafinat T’i ruajmë nga vërshimët
Se këto rrëpina Përmes lotëve tu Na kthehen në shira Na lënë pa dafina
Loti im i vockël Lot pas loti Çelen vijat Prishen faqet E hojet Hapin gojët Për zemrën time
Për zemrën tënde Falma lotin mua
Lot jam e nuk më djeg Sall të na shpëtojë Lugu Të na rriten dafinat
Hojet Le të kënaqen me rrëpinat Unë e ti Në Lug me Dafinat
( 1993 –Çmimi i parë “Lotina”, në Manifestimin letrar “Maratona poetike”, Prishtinë)
LEXIMI I LULES SË BALLIT
Ma kërkojnë datën e lindjes Bota s’më pranon pa dokument Në Librin e Amzës evidenca mungon Nëna thotë Ish Hënë e Sostë Babai në të Vrantë Tremb Retë me një Krismë E vajti në mal Ta gjejë atë lis
Sot e atë ditë nuk e pashë Portretin e ëndrrës në mungesë
( 1994 – Çmimi i tretë “Leximi i lules së ballit”, konkursi letrar i Manifestimit “Flaka e Janarit”, Gjilan)
NATYRË ME VAJË
(apo: Adami lirohet nga autocenzura)
Në fillim isha unë Pastaj Ajo Më vonë rrodhën fjalët Prej buzësh tona
Sy vetëtimat na ngacmuan Në ndeshje të papritura Retë u shkrinë në pëshpëritje
Dëshira për të të prekur La mënjanë zeusët
S’bëmë mëkat pse u puthëm As bota u prish Edhe më e bukur u bë në sytë tanë Sall tepër e vogël ngeli Në raport me dashurinë
Shtatë palë qiell shëtitëm Shtatë palë qiell kërkuam Shtatë palë qiell lamë pas E kund një strehë
Deri në tokë Era na i përpiu gjurmët Shtëpia e re nuk përthekohej me sy
Vetëm sa i mashtroi të ecurat tona
Nën qiellin gojëhapur Të këputur pranuam gjumin pa fjalë
E nesërmja na gjeti Në shtratin me gjemba
Nata tinëz Lëkurës sonë Një natyrë me vaj i kish dhuruar
( 1995 – Çmimi “ Poezia më e mire,“ Adami lirohet nga autocenzura”, Ora e madhe letrare e Manifestimit kombëtar, “Flaka e Janarit”, Gjilan)
ÇKA I THASHË DEMË KADRISË
I vetëm në odë mos rri ore Kush nuk thërret Vetëm buka e dhënë akuzon
Kalo oborrin Deri në shtëpi E mos u prek Vendit s’lëkundet kush As gruaja O demë kadria
Uji sysh u derdh Plasi kokrra e kripës Dhe oda në muze vajti
Asaj postaje hiçju Reliktesh shkundu E dil ku del bota
Prape një çikë mallin Të të pushojë koka
Tej fushe buzë mali Kujtoje atë këngë kujtoje Ta këndosh mbushesh frymë Zëri del i çjerrë
Veten ruaje nga dëshira Moshën nga gojë botësh Në të kthyer Eh në të kthyer Preja vijën arës Kumbarës Dhe gjelat çuranët Mos i lë udhësh Se t’i dua dy gisht fytyrë Dhe atë perde burrërie Të paprekur
( 1994)
( 1995 – Vendi i dytë, për poezinë “Çka i thashë Demë Kadrisë”, konkursi letrar i Manifestimit “Flaka e Janarit”, Gjilan)
Comments