top of page

Silueta politike që u kthye në një marionetè vreri.




Ata menduan se na i hodhën, kur thanë dhe dhanë lajmin se e hoqën. Ata menduan se imazhi i vdekjes së siluetës politike do të korrte në mënyrë triumfale besimin e vërtetë të palëve “ndryshe”. Ai ishte dhe është aty, ata ishin dhe janë aty. Ai është aty se ata janë aty. Misioni tashmë gjoja pa pushtet duket që i ka dhënë atij mirësinë e inagurimit edhe të një misioni tjetër. Po, po, me siguri që ata të tjerët me politikè, pa politikè, me role në pushtet e pa role në pushtet apo me role kuturu,… si marioneta mblidhen për rreth tij në tavolinën e katit të dytë të kafenesè dhe nën urdhrat e tij largohen në misionet mister. Tashmë ai mundet me të gjithè ata dhe me të gjithë pushtetin që ka, të hapi dhe korridore, gati për të “peshkuar”persona nga jashtë.

Ju, ndoshta po imagjinoni korridore dialogjesh. Jo, jo korrideret e tij dhe të atyre si ai janë për të demonstruar që ai tashmë si urithi i tuneleve mund të vazhdojè të vendosè e të shkatèrrojè fatin e njerëzve të lirë. Tashmë detyra e tij e fshehur në pafundësinë e intrigave vdekjeprurëse është që pikërisht në atë kafenenè e katit të dytë të thuri plane intrigash që heqin vetëm liritë e të lirëve. Urithi apo silueta e vdekjes politike studion në errèsirat e pafundme të dhomave pa ajër, mënyrat sesi të ngrejè “zgupthi” ata që duken, ata që kanë guximin dhe që me atë guxim të madh i këndojnë triumfit të lirive të tyre. Ai është aty, i dëgjon dhe ulërin, kap kokën më fort mes duarve dhe me dhëmbët e zgërdhira kërcënon duke thënë: ejj, mjaft se ta hoqa lirinë.

Ulërin dhe shkul flokët kur ish kolegët e tij i kalojnë pranë dhe gati gati e shkelin me këmbë për padukshmërine që tashmë ka marrè qënia e tij. Ai si një zombi ulëret dhe thotë!! Ahh sikur ata të më shohin!! Bërtet, ulëret, cirret, por nganjëherë provon edhe të flas!! Ejj, nuk shikon, ejj, nuk shikoni, unë nuk ika, nuk vdiqa, unë jam këtu. Por tani, pas vdekjes të gjoja proklamuar nga vetë mbreti zomb, ai po e kupton që ata ndoshta e vdiqën me të vërtetè por prap, dhe kështu, ai kërkon të mbijetojë. Tashmë si siluet politike me skenarët imagjinar dhe me personazhe zombi kërkon të mbushi me aktivitet axhendën e tij. Ejj, mister - i thotë i pari zomb që i vjen në portè! Kë do hamë sot. Dhe ja, radha e atyre që duan të hanë është shumë e gjatë. Ata janë humanè, ata janë njëri më i mirë se tjetri, njeri më i lirë se tjetri. Ata janë njerèzit e vërtetë, ata vijnë e ikin nëpër liritë e tyre si të duan dhe sa herë të duan. Kur festojnë pushimet harxhojnë dhe shijojnè lekun e punuar sepse ata janë njerèzit e lirë dhe liria e zbavitjes kushton sa kursimet e një viti por po ashtu kjo liri i bënë të jetojnë lirinè e diellit, të ditës dhe të jetës dhe kur ata kthehen përsëri janë akoma dhe më human se më parë.

Por le të kthehemi tek radha imagjinare e zombit si siluetë politike në të cilën ndodhen ata persona që tashmë jetojnë jashtë orbitës së tyre. Jetojnë të lirë në mes të lirive të tyre. Pikërishtë është kjo liri që i mungon atij dhe të gjithë atyre marionetave që e ndjekin mbretin zombi me përpikmërinë e simboleve të lirive të humbura. Të shkretët, po t’i shohësh nëpër zyrat, që i kanë kthyer si kacafule, dhe atje, ata sillen si ai. Ca herë veprojnë si zombi e ca herë si marioneta. Kjo e sjellura e fundit i bën qesharakè ndërsa ajo e mëparshmja i c’përfytyron sa që deri në palcè ju shëmbëllen frika e c’njerèzimit.

Kur i drejtohesh për detyrën që mbulojnë kupton që ata nuk dinë as dhe të reagojnë ose dhe kur reagojnë gjuha e tyre noton jashtë orbitës njerzore. Tashmë dhe ata vetè, kanë frikë nga vetvetja sepse ata vetè e kuptojnë që kanë humbur identitetin fillestar të vetvetes dhe pikërisht ky trasformimi nuk i premton më kthim mbrapa. E kërkojnë identitetin pikërisht duke mendur që dikur dhe ata ishin të lirë por, të tmerruar shpejt kthehen në epiqëndrën marjonetale. Kanë frikë të tentojnë se mbreti zomb mundet dhe t’i ndëshkojë. Dhe kur dikush kërkon ti vëri përpara përgjegjësisë, transformimi dhe pamja prej zombi përcakton fytyren e identitetit të ndyrë..,. Lind pyetja. Po ata a janë të lirë!!?

Jo mor jo ata nuk janë të lirë, ata janë si marjoneta e si zombi tashmë të manipuluar nga cnjerzorët që i kanë kthyer në jo persona. Duket që në labirinthin e tyre ruhen nga të tjerë dhe njëkohësisht ata vetë ruajnë të tjerët. Ata tashmë mendojnë për pjesën e dytë të jetës, pensionin. Por pyetja lind a shkojnë zombit në pension!! dhe … né se po …a do ta jetojnë vallë zombi lirinè në pjesën e dytë të jetës së tyre!? Atë liri që zombit kurrë nuk e shijuan as në pjesën e parë të saj, kurrë nuk kanë për ta provuar as në finalen e saj. Pikërisht, ata si “ai” silueta politike, urith me indentitet zombi jetojnë në patologjinè e zilive të munguara dhe është pikërisht ajo që në pragun e fundit të dergjjes së tyre, i con të hakmerren me liritë e personave të lirë . Por vëmendja mbetet tek zombi urith që dhe pse i joshur deri në fyt jeton i aneksuar, i denigruar dhe nga vetë marionetat zombi apo mbreti zombi i cili e ndërtoi ashtu sic ai dèshiroi.

Cfarë politike, cfarë mendime të fèlliqura i prodhon mëndja. Po pse more silueta, zombi, urith i kanaleve të nëndheshme dhe i kateve të dyta të kafeneve ti mendoje se kishe në dorë origjinën e forcës së Zeusit. Gabohesh silueta politike me liri urithi dhe pamje zombi. Zeus është mbreti i qiejve kështu që ai mbretëron në qiellin e hapur dhe të lirë, dhe po atje ku ai qëndron, vet natyra i fali lirinë e forcës që dhe zotërit e tjerë ja njohën. Ti o siluet me pamje tashmë zombi dhe me punë si urithi i kanaleve me siguri jeton frikën patetike të shkarkimit të fundit. Shpresoj që orët e para të shkarkimit final të fillojnë e të gurgullojnë sa më shpejt për të cliruar këtë botë nga plani yt, plani juaj anti njerzor dhe mizor.

Durrès tetor 2022

217 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page