
Vullnet Mato
SIKUR TË ISHA PRESIDENT
(Traktat për diskutim.)
Sikur sovrani popull, te ky vend,
të më kishte zgjidhur, president
dhe të më jepte pushtet absolut,
me ikona kopsitur në kushtetutë,
do të bëja ndryshime drastike,
në të gjitha sferat ekonomike:
Së pari, do ndaloja qasjet politike,
në çdo zyrë dhe në çdo karrige.
Tetëdhjetë të zgjedhurit deputet,
do vinin me urban, në parlament,
do paguheshin ashtu, si çdo zyrtar,
vetëm për debat ligjesh themeltar.
Do ktheja tek i zoti, çdo trashëgim,
prona private, të pillte riprodhim.
Të korruptuarit me xhepa kanguri,
do viheshim me shpatulla për muri.
Hajdutet që preknin pronën publike,
do të kalbeshin në biruca metalike.
Do hapeshin fronte pune të reja,
në pika turistike, tregje, miniera,
do çeleshin brazda, në trojet bosh,
nga Konispoli, deri në Vermosh.
Uji qelibar i maleve të shtrenjtë,
do shitej kudo, në çdo kontinent;
Portokalle te eskimezët, në Arktik,
nektar blete, shteteve në Amerikë,
në Siberinë veriore, bajame arra,
lëng frutash, në Egjipt e Sahara,
nëpër plazhe verore, qingja, keca,
peshk, ngjala midhje, karkaleca.
Perime taze, në Lindjen e mesme,
Me avion çarter, nëpër mëngjese.
Me vaj ulliri të bollshëm e agrume,
do të rritej paga, për ditë pune,
si në disa vende, më të përparuar,
ku lakmon punëtori për t’u paguar.
Në drejtim do vihej truri, më i aftë,
zgjedhur me konkurs, pa qenë taraf.
Do pasqyronte kushdo, punën e ditës,
të depërtonte transparenca e dritës.
Çdo fitim personal, përtej llogarisë,
do derdhej në arkën e tërë shoqërisë.
Shkollarët do studionin, pa paguar,
duke shlyer disa këste, të punësuar.
Pensionistët, prindërit tanë të dashur,
do përjetonin, disi më të kënaqur,
pleqërinë e viteve fundore të jetës,
me dyfishin e sotëm, të kuletës.
Kësisoj, për pesë vjet, nga buxheti,
shqiptarëve do t’u ngrohej xhepi.
Në këtë tokë, ku këmba shkel flori,
në hapat që hedh përsipër çdo njeri,
të rinjtë, me punë kudo, e vallëzim,
do zhduknin këtu termin, emigrim.
Shqipëria do të bëhej e dyta Zvicër,
vend jete, për princesha e princër,
me plazhe, pishina, hipodrome kali,
me teleferikë, nëpër disa maja mali
dhe e gjithë bota do ta kishte zili,
këtë tokë, ku zoti, ka krijuar mrekulli...
Comments