top of page

Sigurimi


Sigurimi

Astrit Lulushi


30 e ca vite pas rrënies së diktaturës, diskutohet ende çështja e “sigurimit”, kush me frikë, kush me mburrje.

“Sigurimi” ekziston, në të zezë e të bardhë, dosjet prandaj mbahen; qeveria e pështirë, si miu i ngopur, është zhytur në ‘të; justifikimet e tyre të fshehjes janë tymnajë, të panevojshme; në krye nuk ka ish viktima, ish të burgosur, ish të internuar, të gjithë kanë ikur, arratisur a vdekur.

Pra, tranzicioni nuk ka filluar edhe pse pas 3 dekadash thuhet se ka përfunduar; Shqipëria sot është vazhdim i diktaturës në lulëzim, apo “socializmit me fytyrë njeriu”, sipas një parrulle të asaj kohe; valle me maska, vetëm ata që bëjnë sehir qeshin, të tjerët detyrohet të hedhin këmbët.

“Sigurimi i Shtetit”, hije që do të nxijë përgjithonë si çdo gjë që mban emër shteti i së keqes, për t’u kujtuar të tjerëve dhe të vetëve se aty është në formë a emër tjetër; sigurimi, si era që herë të shkund herë të vret edhe atëherë kur mendon se ke shpëtuar, si çdo gjë shteti. “Të rrosh a të mos rrosh” është për disa çështja e vonuar.

13 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page