top of page

SIAMEZJA SHPIRTËRORE


Kur artistët prindër gdhendën me pasion skulpturën e gjallë, të trupit tënd, s’menduan, se me një femër, që verbon, mund t’i linin meshkujt, krejt pa mend... Ai vështrim i syve me rrezatim të shenjtë, ditën sjell aroma, nga lulet dhe pyjet, netëve më josh me eros, e më deh krejt, derisa të ndjehen fllad, që flas me yjet. Buza, gusha, gjoksi, nektari yt i hojës, kur nisin të ndezin, puthjen e shpuzët, fryma i fryn prushit, që fle brenda gojës dhe hovi i zjarrit, të flakëron te buzët. Ndoshta nuk është mishi trazimtar, që më jep etjen e diellit, mbi dete, por lumi i shpirtit tënd me valë, që më fundos dhe përsëri kam etje. Mos ma ndaj prehrin me dallgë ekstaze, se më thahet zemra, moj shpirtushe! Kthehu drejt meje, e pulsomë taze, të më vijë gjaku prapë, nëpër barkushe. Dy siamezët njihen si rast përjashtim, fenomen anomalie, i trupave të ngjitur; Ashtu të paça ty, ngjitur me shpirtin tim, moj siamezja ime, fenomen nga qielli zbritur!

ReplyForward

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page