Si të gjithë
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Feb 6, 2022
- 1 min read

(poezi)
Nga Përparim HYSi
Si të gjithë,hedh vështrimin (rreth e qark nëpër SHQIPËRI)
Dhe s'e mbaj dot vlerësimin (për të qarë me oi)
Kam parë dreqin të bëjë shenjtin, në pushtet zë bën moral
Këto gjëra po më enjtin dhe jam fryrë,jam bërë dangall.
Pashë të mençmit të urdhërohet nga dikush që nuk ka mend
Të pandershmin që betohet,nuk është djall,por është shenjt!
Pushtetarë që sheshit vjedhin dhe nuk ngopen si mamuth
Për drejtësi hiç nuk pyesin dhe nuk knë fare turp.
Pashë poetë që e lanë muzën,një vesh shurdhe e një sy qorr
Me pushtetin mbushin"mullzën" dhe janë kthyer në puthadorë.
Pashë shpellarë që kanë vënë brirë;kapërdisur mbi karrike
Ha e pi si qelepir,si në kohërat arkaike.
Pashë të varfër plot që vuajnë dhe të mençëm që lënë mendtë Pushtetarët çdo gjë përlajnë,për moral,zënë bëjnë kuvend.
Pashë që ngrehin grataçele,se paratë i kanë me thasë Unë që s'ha prej "asaj gjelle",po ngre zërin dhe bërtas!
Po bërtas në vesh të shurdhit (vet flas e vet dëgjoj) I prish qejfin ti,mamuthit (do të tresë plumbin në gojë) Ortakëri ka me pushtetin, ortakëri dhe në gjykatë -Pse zotëei po bën kiametin, dil aty e më jep një fakt!!!
E ku ishe?Asgjëkundi. Kush i varë një të drejti? Je,me fat, në s'të vjen fundi(se ta di adresën"dreqi") Pak nga pak më ikën mendja, kur shikoj SHQIPËRINË! Ka kaq kohë kështu është gjendja,kush e çoi në vidhimë? * e kam shkruar më 6 shkurt 2006 Tiranë,6 shkurt 2022
Drejt e ke z. Përparim! Pak rëndësi ka se është shkruar 16 vjet më parë. Realiteti është i njëjtë. Të gjithë e njohim të vërtetën, por siç e thoni dhe ju "kujt i vlen?". Por ne prap do flasim paçka se "fenomeni" gajaset me ato që ne na shqetësojnë. Është periudha që shumica vuan, prandaj na i kërkon zêrat tanë. Pakica na mbretëron se ajo përdor veç sfurqeve dhe pallaskave edhe "balancën" e asaj që dikur quhej drejtësi.
Urime për këto vargje që i mbeten historisë tonë nga 1991 deri sot.
Uroj shëndet dhe vullnet për të pasqyruar vetëm të vêrtetat.
Fahri Dahri. 06/shkurt/2022.-