Si mbijetoi njerëzimi?
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Jun 20, 2021
- 1 min read

Si mbijetoi njerëzimi?
Astrit Lulushi
Bazuar në një teori të vitit 1999, ngushtesa më e fundit njerëzore ndodhi 70,000 vjet më parë për shkak të një super shpërthimi vullkanik në vendin e liqenit të sotëm Toba në Sumatra, Indonezi, duke shkaktuar një ndryshim të madh mjedisor, duke ulur popullsinë njerëzore në 10 nga 30 mijë që ishte.
Studimet antropologjike dhe gjenetike sugjerojnë, që popullsia njerëzore mund të ketë rënë në më pak se 2000 në Afrikën nën-Sahariane para se të rritej përsëri në epokën e gurit, duke lejuar që popullsia njerëzore të pushtojē kontinente të ndryshme.
Ndoshta ishte vullkani dhe përmbytja erdhi për të shuajtur zjarret. Njerëzimi erdhi afër zhdukjes para Përmbytjes së Madhe. Noa dhe gruaja e tij, tre djemtë dhe gratë e tyre ishin të fundit në tokë sepse pjesa tjetër e njerëzimit ishte mbytur, përveç dy, nga çdo kafshë. Harrojeni Adamin dhe Evën. Ne, të zinj, të bardhë, të verdhë etj, etj, vijmë nga Noa dhe gruaja e tij. Bibla e thotë si ndodhi.
Por ku shkoi i gjithë uji? Mos e kontestoni! Mos harroni atë që i ndodhi Galeleos kur tha se toka rrotullohej rreth diellit. Ai doli mbi mendimin e autoritetit - si sot kur njeriu ngrihet kundër qeverisjes së keqe, drejtimit të gabuar, ose mendimit të turmës - që idea e re të mos mbytet.
Yorumlar