Si klithma e flakës
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Oct 25, 2019
- 1 min read

Si klithma e flakës
Nga Alma Braja
Të shtyhet dora vetë e të marrë një laps. Të shohin sytë përpara një letër të bardhë. Të gjejnë vend fjalët, nën rrënqethjen që krijon lapsi në letër. Të kërcejnë presjet, të fshihen pikat, e fjalët të mos mbarojnë. Një pikëpyetje të shohë vargun e vrenjtur. Pikëçuditësja të ngrejë vetullën. Çdo gjë pastaj, të ndalojë papritur. Të tërhiqet dora. Fëshfëritja që bën letra kur zhubroset, të kujtojë klithmën e flakës. E letra të përfundojë në zjarr. E të shohin sytë përpara, me orë një fletë të bardhë.
Comentarios