Nga Luçiano S. Hodo

Na ishte dikur nje dite e vitit 1984 ..... Sa u errësua, mora një thes të vjetër. Me duart që më dridheshin futa brenda në thes romanet e ndaluara. Mi kishte dhëne për të lexuar, mësues im Hasani. E rregullova thesin të dukej sikur kishte mbeturina dhe eca tinëz drejt Vjoses. Më kishte kapur një ankth dhe frikë. Hetuesia e kishte marë në pyetje mësuesin që unë e kisha shumë shok edhe pse isha nxënës i tij. Shpesh here mbas mësimit, qëndronim në bibloteken e tij dhe flisnim për romanet, për shkrimtaret.
Atë çast që hodha librat në Lumë, mu duk sikur "mbyta" një pjesë të personazheve, të heronjve që unë i shikoja si idhuj. "Mbyta' ëndrrat e mija, "Donin e qetë", "Lulet e mollës", Novelat ruse .... U pikëllova shumë.
Mbaj mënd ato ditë të "zymta" në qytet. Kishte pllakosur frika dhe ankthi gjithandej.
Çdo mbremje vinte "gazi i degës ". Parkonte tek mapo në qënder si një monster e keqe, që do të merte viktimen e rradhës. Kur largohej mbas mesnate, qytetaret e lehtesuar thoshnin; - Shyqyr që iku. Nuk mori njeri sot ! Por në vazhdim ai mori .. Nderpreu udhen e karieres të mësuesit disident Hasanit dhe shumë intelektualëve të tjere. Shpirt ligesite partiake sulmuan. Nuk mund të duronin zotësinë dhe mënçurinë e këtyre burrave ! Ata nuk e duronin dot padrejtesite.
Hasani e ruajti qetësinë, nuk u përkul. Të gjithë e donin dhe respektonin atë njeri e urtë. Më pas ai e vazhdoi punën e mësuesit në Vore. Nxënesit e donin shumë. Fitoj respektin e tyre.
Këto ishin fjalët e babit im, për mësuesin disident Hasan Kambellari . Një lot në sytë e tij.
Në fëmijerinë e tij Hasani dallohej mbi gjithë të tjeret. Mësonte shumë në shkollë. Gjithnjë thoshte; - Do bëhem mësues për natyren, i pëlqej pemët, lulet, bimët e çdo bukuri të vëndit. Dhe erdhi dita ai u bë Agronom.
Ngaqë u shqua në punë, një ditë e emëruan mësues në gjimnazin e Këlcyres.
Mësuesi legjende, tani nuk jeton më. Ai riti dhe edukoj tre vajza të mira dhe të ditura. Familja e tij shquhej për sjelljen e mire plot dashamirësi. Sot bijat e tij çajnë rrugen e jetes me zotesinë e tyre. Shpesh kujtojnë Babain e tyre te ndritur që i edukoj për jetën. Njëra prej tyre eshte sot avokate e degjuar në Amerikë.
Sot e kujtova edhe unë Mësuesin Legjendë, disidentin Hasan Kambellari. Sa dëshirë do të kisha edhe unë të "rrëmoja" në biblotekën e tij, ashtu si babi im. Unë habitem për këta burra heronj që ka patur qyteti jonë! I paharruar mësues i mirë dhe i urtë! Tiranë më 8 qershor 2020
Mentor Serjani: Fort i dashur Erald qysh ne krye te heres dua t'ju falenderoj per shkrimin kushtuar Hasan Kambellarit,i cili ishte mesuesi o babait Tuaj ,bir i denje i Permetit e sidomos fshatit te tij te lindjes Fratarit,por edhe Kelcyres ku jetoi e punoi per nje kohe te gjate.Si nje nip dhe dhenderr i devotshem nga krahina e Bregdetit te Poshtem,perkatesisht Borshi dhe Sasaji Sinqerisht ju uroj te arrini majat me te larta te suksesit,keni talent,kjo t'ju sherbej jo per vetkenaqesi ,por si nje motiv me shume,se arti dhe dija jane te larta e te mundimshme si Everesti,ku jo te gjithe mberrijne Perzemersisht ju uroj per keto radhe qe i kushtuat njeriut guaj dhe tonit,per vletat e tij te lart…