SI E SHPJEGOI DEMIR BODE VESIN E PËRGJUESVE
(Patronazhistëve)
(Kujtesë: shumica e shqiptarëve nuk janë anëtarë partish)
Demir Bode ishte lindur para vitit 1912 të Pavarësisë që e mbante mend mirë, dhe ndërroi jetë në vjeshtë 1997, si të mos mund ta duronte dot atë trishtim deri në fund…
Nuk ishte komunist. As anti-komunist. Si të shumtët e shqiptarëve.
Le të kujtohemi se, sot e kësaj dite, të shumtët e shqiptarëve- si kudo në botë- s’janë anëtarë partish. Po pra, as në pluralizëm.
Demir Bode ishte njeri i punës. Pas Luftës, punoi në hapjen e Udhës Tiranë-Elbasan, me të vëllanë, që u sëmurë e ndërroi jetë. Demiri e ujdisi në një arkë dhe e ktheu, i vetëm, në Shën-Mërdhenj Gramsh. Punoi në bujqësi, edhe punë të tjera, dy a tri punë të ndryshme, më në fund Lulishtar I Qytetit Gramsh. Një Lulishtar I Vetëm, por lulishtet e Gramshit nuk mbajnë mned më shumë lule se ato vite. Demir Bode ishte human, jo vetëm se kishte ndodhur të dëgjonte Hoxhë Shurdhën, por se e nderoi atë edhe më pas, kur Hoxhë Shurdha humbi Lirinë…Urtësinë ia rriti jeta në punë të ndershme, qëllimi: shkollimi i fëmijët.
Respektoi punën e pastër. Ngaqë gjatë jetës gati njëshekullore ishte dëshmitar i shumë zhgënjimeve prej qeverive e politikave, këshilloi fëmijët “të merrnin ndonjë zanat”. Ata u bënë mjek, mësues, inxhinier, punëtorë e specialistë të pakursyer, po, dikush ushtarak. Askënd prej tyre nuk e merr dot nëpër gojë për zgjatje dore ndaj pasurisë, jetës apo gjësë së Tjetrit.
Ai vet, ashtu me zë të ulët, thoshte se njeri i ndershëm dhe i punës mund të bëhesh edhe pa hyrë në parti, por nuk pengoi askënd të bënte zgjedhjen dhe udhën e vet. Nuk grindej me Njeriun Ndryshe, shihte punën e vet, ishte për duart e pastra, jo fjalët pas shpine (rrëfeje gabimin dhe lehtësohesh, shpëton, po e tregove gabimin, thoshte ai).
Si Mrekulli Fjale të tij, mbahet mënyra se si e tëholli bisedën me njërin nga fëmijët e tij, të cilit i kishin ofruar si mundësi një të drejtë studimi për “Shkollën e Ministrisë së Brendshme”.
“Nëse nisesh për atje, do duhet ta kryesh sa më mirë atë shkollë, të dalësh sa më mirë me nota, se prandaj do vesh atje. Por edhe më pas, kur ta mbarosh atë shkollë, do dalësh ne jetë, në punë, dhe do duhet ta kryesh sa më mirë detyrën për të cilën ajo shkollë të ka përgatitur dhe për të cilën punë do marrësh lekun e Shtetit… Sipas kësaj shkolle që do bësh, duhet të dëgjosh ato që thonë të tjerët, kudo, në rrugë e shtëpitë e të tjerëve, por në këtë dynja njerëzia janë të lloj-llojshëm. Do të duhet t’i dëgjosh tërë sa thonë ata, por edhe ato që do thuhen në shtëpinë tënde, do të duhet të shkosh e t’i rrëfesh atje lart…”
Fëmija i Demir Bodes e dëgjoi, si gjithnjë Fjalët e Atit dhe iu bind, pa asnjë mëdyshje. Edhe këtë rast. Atë ditë, gjithnjë e më thellë më pas, djali I Tij dhe tërë të tjerët që ndodhi të dëgjonin ligjërimet e tij thellësisht filozofike, paçka se dalë prej gojës së dikujt pa universitete, i kushtuan respekte kësaj filozofie jete të tëhollur aq thjesht, aq natyrshëm.
Kjo mënyre e shmangjes, e refuzimit të heshtur, të pabujshëm, sfidë e urtë, qytetari e njerëzishme, që mund të quhet edhe autocensurë (provë censure), edhe disidencë (sfidë ndaj disidentëve që kurrë, as sot e kësaj dite, s’ngjiten dot deri këtu), aq aktuale si përtallje e pa ekuivokë e “patronazhistëve” të Pluhur-Alizmit…
Faruk Myrtaj sot te lexova si rralle kete shkrim te madhin e te ndierin Demir Bode,sjelle si te gjalle. Njohur shembelltyrat e tij sa ato qe ju shkruani,perjetuar,mes te tilleve si me Te ndierin Demir Bode,qe e ka nisur jeten me Tim Vella ne ato aksionet e para te ndertimit te Hekurudhave e Hidrocentrakeve,nga Partizan,krye aksioneve ndertimatre ne jete(1998 ndare nga jeta) edhe pse i pejashtuar nga Paria e Kohes nga 1952shi, ai nje jete, krye detyres,nga Hekurudha e pare te ajo e fundit..Vore-Milot ,nisur me *Kanalin Naum Panxhi e Rafinerine e Naftes ne Elbasan.. Edhe Aeroportin e Rinasit,si drejtor, mbaruar,(ani se nga ajo Parti perjashtuar.(egoja e Burokrateve te kohes..) . Te tille njerrz si pershkruani ju dhe po be…