top of page

SI E KA MBIEMRIN E VËRTETA



Ka plot mënyra të tjera për të thënë të vërtetën, le të jetë e hidhur si mjalti i premtimeve.

Shtigjet e honeve kanë aromën e vdekjes, vela të grisur në gjoksin e stuhive.


Është me e shkurtër udha mbi vahun e guximit, ura e postës i vonon letrat e shkruara.

Nuk është e vështirë të grisësh firmën e betimit, më mirë kështu se me fjalë të arnuara!


Unë jam rreshtuar në armatën e poetëve që duam të bindim botën se ka dhe dashuri të përjetëshme.

Ah, martirët ëndërrimtarë, don Kishotë-kamikazë të vetvetes.

Qenka e vështirë, besa sot, Romeo e Zhuljeta s’do kenë ekzistuar në këtë jetë.

Janë trille të shkrimtarëve që thonë se për dashurinë mund të vdesësh dhe shpallesh profet.


Në udhëtimin e amëshimit ka dhe katete të shkurtëra, hipotenuzat janë të gjata dhe të pjerrëta.

Kur humbet pikat e hroizontit të shpirtit nuk e mer vesh kurrë si e ka mbiemrin e vërteta!

21 views0 comments

Comentarios


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page