Nga Razije Musa
Varësisht nga stina ju duhet të përshtatni edhe mënyrën sesi i veshni fëmijët.
Për fëmijët e posalindur, ju do ta kuptoni se fëmija e ka nxehtë duke e prekur pjesën e qafës ose pas veshit, kur ajo është e ftohtë duhet ta mbuloni edhe pak më shumë.
Por kur i prekni duartë e bebes dhe i ndjeni të ftohta mos u shqetësoni, kjo vjen si pasojë e mungesës së aftësisë për të rregulluar temperaturën, kjo vlen edhe për këmbët e fëmijëve.
Pasi të ktheheni në shtëpi nga spitali ju duhet të kujdeseni për beben tuaj duke mos e ngarkuar me rroba shtesë sepse mund ti sëmurni.
Gjatë verës beba duhet të ketë veshur vetëm një body, ajo asnjëherë nuk duhet të qëndrojë pa asnjë veshje. Këshillohet të përdoret pambuku i hollë. Mos përdorni çorape apo kapele në ambiente të brendshme por nëse dilni në diell duhet t’i vendosni patjetër fëmijës kapele.
Për fëmijët më të rritur keni kujdes me llojin e materialeve të rrobave, nuk duhet të mbingarkoni fëmijët me materiale që mund të shkaktojnë djerësitje apo parehati.
Pambuku është ideale ndërsa ngjyrat e hapura janë më se të preferuara, kjo vlen edhe për bebat edhe për fëmijët më të rritur.
Sandalet për fëmijët që vetëm se kanë filluar të ecin duhet të jenë të rehatshme, mundësisht të hapura, kapelja është domosdoshmëri kur ekspozoheni në diell.
Uroj ta shijoni verën.
Me dashuri, Razija
Comments