top of page

SHUMËLEMË


Abdullah Zeneli


E dashur Ti kurrë nuk u pajtove me dilemat e mia Edhe pse qëkur të njoha veç dilemë je

Më lehtë shuhet një yll Sesa hidhërimi yt

Më lehtë rilindet një yll Sesa të kujtohet një TË DUA për mua

Më lehtë shteron një det Sesa tymnaja në kokën tënde

Më lehtë moj më lehtë Poli i Veriut shkrin Sesa akulli në sytë e tu

Më lehtë pushtohet maja e Mont Everestit Sesa rindizet zjarri yt i dashurisē

Ti moj ti a e di moj a e di Je veç dilemë m'i more të gjitha Unë çdo të lumen ditë bëj nga një hap T'i afrohem zhgjëndrrës Po ti moj ti Ende me dilemat e ëndrrës

Mos harro Ëndrrat shihen symbyllur Unë bëj pak gjumë Qëkur shtratit i mungon ti

Imja dashuri

© A.Z., Prishtinë, Kafe Monaco, 20.10.2019

12 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page