Shumëdimensioni kulturor i veprës së Neço Kristo Mukos


Shumëdimensioni kulturor i veprës së Neço Kristo Mukos


Fatmir Terziu


Abstrakt


Një nismë nga Saranda, me emrin dhe angazhimin e studiuesit, poetit dhe shkrimtarit Timo Mërkuri dhe një libër monografi nga Janko LL. Pali[1], „Mësues i Merituar“ (shkruar e sponsorizuar nga i biri, Petraq Pali, autor i disa librave) më angazhuan të rilexoj dhe të përqëndroj vëmendjen time mes krijimtarisë dhe emrit të veprës së Neço K. Mukos (Artist i Merituar). Është pikërisht monografia “Feniksi i Himarës: Neço K. Muko” që të lidh në këtë projekt madhor e tepër domethënës të inisiatorit Mërkuri. Janë disa hyrje në këtë monografi dhe dhjetëra e dhjetëra shkrime të përfshira e të papërfshira në këtë libër, që nisin me paraqitjen e Petraq J. Palit (6 shkurt 2004), me “Disa fjalë për Neço Mukon e këngën e tij, mikun e tij stoik Janko Palin dhe nënën time, Teftën” shkruar nga Eno Koço (Leeds, 7 shkurt 2004) dhe “Pak fjalë për Neçon” nga Janko Ll. Pali, bashkëkohës dhe mik i ngushtë i tij të shkëputura nga fletore 92, viti i shkrimit Prill 1976.

Dhe mrekullisht vepra e Janko Ll. Palit na vjen me një vegim të qartë memoriesh dhe vlerash të plota ku diskursi historik mbetet një materie e shëndoshë edhe për diskursin ideologjik. Këtë mes penës së Koços e mësojmë disi më qetë: ‘Ky bagazh i akumuluar ndër vite e bënte J. Palin të ishte i matur në gjykime e vlerësime duke luajtur kështu rolin e një kronisti autentik, të kthjellët e pa pasione. Sigurisht, duke patur parasysh kohën kur i hodhi përfundimisht në letër kujtimet mbi Neçon (1976), në to ekziston edhe një fill përshkues i “prudencës” ideologjike apo i kujdesit “profilaktik” (Lenini, “sulltani matjan”) që “për çdo rast” punimi të ishte “korrekt” e në përputhje me kërkesat e kohës.

Nuk ishin të paktë shkrimtarët e periudhës së pasluftës që mbruheshin me këtë lloj vetkontrolli apo vetcensurimi’ (ibid). Por ndërsa autorët e deritashëm nëpërmjet punëve të tyre të mrekullueshme kanë nxjerrë në pah vlerat e autorit të këngëve Neço Kristo Muko, këngët e tij të krijuara e të kënduara, natyrshëm edhe biografinë dhe karakterin e tij, një këndvështrim disi ndryshe rreth tipologjisë së veprës së autorit, anës kulturologjike dhe shkencore mes së cilës ajo si vepër arriti të mbetet e gjallë dhe domethënëse, eventualisht e kërkon këtë ndërrmarje. Në këtë studim unë do të argumentoj pikërisht nga ky kënd. Së pari do të nxjerr në pah tipologjinë e saj, dhe së dyti do të forcojë bindjen se tekstura e Mukos ka një filozofi të veçantë të shumëdimensionit dhe shumëdrejtimit kulturor.


Paraqitje


Sipas Dr Eno Koços mësohet se “Monografia mbi N. Mukon (1976), ... është punimi më autentik e i vërtetë për ligjëruesin/këngëtar të Bregut. ... kjo është e para monografi e shkruajtur për Neço Mukon, edhe pse të tjerë artikuj e libra u botuan për të pas kësaj, të ndikuara drejtpërdrejt apo tërthorazi nga ky punim, të shfytëzuara me lejen apo pa lejen e J. Palit.” Dhe normalisht në një lidhje të tillë historike, pa emrin dhe vyrtualitetin human të Petraq Palit, autorit sponsorizues të momografisë, emrat e shquar të mbetura si një gdhendje e pavdekshme në ar, nuk do të kishin kuptim dhe jetëgjatësinë e fituar nga trashëgimia kulturore-letrare. Është një memorje që vjen nën një retushim fantastik të kujtesës së grumbulluar të Janko Palit dhe meritave të shkëlqyera të të birit krijues e dashamirës.


Neço K. Muko

Dr Eno Koço, shkruan “Janko Pali në kujtimet mbi Neçon nuk bazohej thjesht mbi kujtesën e tij, mbi ngjarje që kishin ndodhur kaq kohë më parë të cilat me kalimin e kohës edhe mund të zbeheshin apo të humbnin vërtetësinë. Të qënit e një njeriu me kulturë të vyer, J. Pali jo vetëm konsultohej me materiale të shkruara të Neços, të cilat ai kishte privilegjin t’i posedonte, por bazohej edhe në shënimet/ditar e tij që kishte mbajtur me dekada të tëra.” (Koço, 2004:5-11). Duke parë këtë arritje të ngulur tashmë për brezat dhe rrjedhën e saj paksa të njohur, gjejmë edhe emrin e Andrea Varfit, që në faqet e Nëntorit të vitit 1982 do të citonte emrin dhe veprën e të madhit Muko.

Andrea Varfi i lindur në Qeparo të Vlorës më 21 shkurt 1914, njëri ndër shkrimtarët përparimtarë të viteve ‘30 dhe ndër nismëtarët për krijimin e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, vepra letrare e të cilit është përmbledhur në dy vëllime, nuk duket se ka një informacion të veçantë, por sipas shkrimit, e gjithë rrjedha në heshtje të shpie tek arkiva e Janko Palit. Kjo citohet disi edhe në disa shkrime të tjera, por si një dritë sqarohet nga analiza dhe kujtesa e Koços: “Ndërkaq, shprehu me pak sa zemërim faktin që shkrimin e tij për jetën e Neços ia kishte dhënë të nipit të këtij të fundit, Kiços, që jetonte në Tiranë dhe që kish dy muaj që kish vdekur, dhe që ai shkrim u botua në “Nëntori” nga Andrea Varfi ku emri i Janko Palit nuk përmendej si autor” (2004: 7).

Kjo paraqitje dhe angazhimi i ndjeshëm i disa krijuesve të shfaqin interes për veprën e Mukos, na lehtëson idenë se vepra e tij ka tipologjinë e saj, ka veçori të tilla që duhet sqaruar nën dritën e teorive më të anvancuara të kohës sonë. Një nga këto teori është edhe teoria e Rothberg në lidhje me funksionin shumëdimensional të një krijimi me vlera kulturologjike. Rothberg tek teoria e tij e shumëdrejtimit kulturor na afron këndin e duhur t’i drejtohemi edhe veprës së Mukos nën një prizëm të gjerë dhe me mjaft kënde reflektimi (Rothberg, 2009: 25-34). Sipas Rothberg ‘memorja shumëdrejtimore’ na mundëson të shohim filozofinë e komunikimit të mesazhit me një sy më të hapur e më pak të kundërshtueshëm në funksion të historisë dhe rruajtjes së vlerave (ibid).

Duke parë këngën e kënduar nga Koço Cakali[2], me piano e dy violina, mes tekstit të Neço Mukos, të shkruar në Paris në vitin 1923, vetë titulli “Shqipëria” komunikon nën këtë kënd. Më pas pasohet me funskionin vargor që na shpie tek multidimensioni i kujtesës që pasohet nga disku i gramofonit numër 44001. Kjo këngë e nxjerrë në dritë për publikun nga orrigjinali i të atit, mes dëshirës së zjarrtë të Petraq Palit, na krijon një ide më të qartë kur lexojmë pjesën e parë të saj: “Vend i bukur vend i lumtur/Plot kujtim e plot magji/Shqipëria/Je hyjnore qiellore/Paradis i dytë je TI”. Në këtë shumëdimension dhe shumë drejtim kulturor të memorjes kemi në ndihmë kombinacionin emër dhe mbiemër, duke na lartësuar vlerën e Shqipërisë, ‘vend i bukur’ dhe ‘vend i lumtur’, por kemi edhe plotësuesen ‘plot kujtim’ dhe ‘plot magji’ që forcojnë vargjet më poshtë ‘je hyjnore’ dhe ‘Paradis e dytë je Ti’. Le të ndalemi me radhë. Së pari tek e fundit me fjalët ‘paradis’ (parajsë) dhe përemrin me gërma të mëdha ‘Ti’ (Shqipëria-Atdheu).

Studiuesja Katerina Clark tek libri i saj studimor “Novela sovjetike: Historia dhe rituali“ na sjell në vëmendje se përdorimi i fjalës së goditur hyjnore ‘parajsë’ në tërë krijimtarinë fikshën ka një lidhje të gjerë shumëdimensionale dhe me karakter shumëdrejtues të funksionit të saj. Së pari na fron një sfond tipologjik shqiptar të lidhur me një periudhë disi akorduese të vlerëpraqitjes nga jashtë, duke u ndikuar nga emigrimi dhe së dyti nga vetë natyra që fjala lidhet me përshkrimin shpirtëror të dashurisë së lidhur me hyjnoren dhe të bukurën e patjetërsueshme. A nuk lidhet kjo me tekstin e “Vajza e valëve”? Pikërisht aty ku tipologjia e kësaj perle paraqet qashtër: ‘Vajzë e valëve, zemra më stë mban/Dhe mbi gur nd’anë të detit qan, e zeza qan’.

Kjo ka ngjashëm, tipologjinë e saj, mallin, dëshirën, dashurinë, prestigjin, respektin, hyjnoren dhe tërë dimensionin e saj të qartë e të gjerë. Një ngjashmëri e tillë gjendet tek kapja e Spiro Gjikondit (Neë York, tetor, 2004) “Në 80-të vitet e fundit, sidomos gjatë periudhes 14 vjeçare pas rënies së komunizmit në Shqipëri që u shoqërua me një ikje masive të shqiptarëve në rrugët e kurbetit, shumë poetë e artistë i janë kthyer këngës popullore himariote dhe motivit tragjik të “Vajzës së Valëve”… Gjatë po këtyre viteve, pra në 80 vjetëshin e fundit, nuk do të ketë mbetur njeri në Shqipëri, i ri a i moshuar, që të mos ketë kënduar apo, të paktën, të mos e ketë dëgjuar këngën e njohur qytetare “Korçarja e bukur” me vargjet e saj brilante; “ O moj Korçare sa e bukur je/ me ato naze porsi nuse e re…”.

Duhet theksuar në këtë pikë se thesari që na ka prurë në sëndukun e tij të artë i paharruari, Janko Ll. Pali, si dhe puna e madhe dhe e lavdërueshme e Petraq Palit, të birit të “Mësuesit të Merituar”, është përqafuar edhe nga studiuesi Timo Mërkuri që në temat e tij lidhur me këtë autor synon të shpërngulë shumëdimensionalitetin[3] e tij kulturor në një organizëm më të institucionalizuar kulturor. Duke parë krijimin në vargje të Neços, “Leleja dhe Bambumi” me gjithë dimensionin e duhur shohim atë transparencë të duhur e të nevojshme që siglohet me një kriter mnemonik[4] për të bërë retrostrukturën asimetrike të ‘realitetit’ duke organizuar faktet dhe gjeografinë e gjerë, duke udhëtuar në Paris e Londër e duke e lidhur pikërisht me atë nyje ku ‘ha njeriu me Xhaz-Bandë’ pra me një nivel të lartë, që sipas autorit “s’paguajnë kaq, ç’më thua!/Po këtu e thonë Sarandë”.

Ky dimension që i mbetet kohërave ka një aspekt tepër domethënës, të kapshëm në çdo kohë, në çdo hapësirë e në çdo vend. Është Saranda në vëzhgimin e tij, është gjeografia e dy qyteteve me zë në fushën e kulturës dhe normal siç shihet e gjitha shumë lehtë mund të transmetohet edhe sot. Përpos kësaj, ne ndjehemi mirë në këtë ndërmarje studimore, në këtë pikë me një efekt shumëdimensional.


Shumëdimensioni kulturor (memoristik)


Shumëdimensioni memoristik dhe udhëtues i Neços, mbetet një tipar tjetër që vjen tek “Nga Lindja në Perëndim” (Himarë, Janar 1924, përkthyer dhe adaptuar më 1979 nga Janko Pali; ndodhet në faqet 104-105 të monografisë së Petraq Palit). Të sqarojmë pak termin memoristik[5] që në gjuhën shqipe duket paksa larg. Është një term filozofik që përdoret në studimet me tematikë kulturore historike, po edhe në atë me aspekte të fushës sociologjike. Ka kuptimin e ritransmetimit të fakteve kulturore dhe krijuese si një riprezantim nëpërmjet prozës dhe peozisë në funksion të kulturës dhe identitetit. Në këtë rast është “Nga Lindja në Perëndim” që funskionon si një e tillë, duke na dhënë mrekullisht një prurje të mrekullueshme të identitetit shqiptar edhe në fushën e tradicionales së lidhur me ‘kursimet’; përditësinë e jetikes dhe lidhjen me jetëdukurinë aspektative të njeriut në lëvizje.

Dhe kjo lëvizje e afron këtë krijim të Neços me një aspekt më filozofik që u quajt "Lëvizja” dhe që ishte një term i përdorur nga JD Scott, redaktor letrar i “Spectator”, në vitin 1954 për të përshkruar krijimtarinë e një grupi të shkrimtarëve duke përfshirë Kingsley Amis, Philip Larkin, Donald Davie, DJ Enright, John Wine, Jennings Elizabeth, Gunn Thom, dhe Robert Conquest. Lëvizja kishte në thelb dhe në karakter, studimin dhe përfshirjen e poetëve në Skoci dhe Uells që nuk ishin studiuar dhe përfshirë në përgjithësi. Kjo lëvizje synonte me këtë lëvizje të zbulonte pikërisht prurjet e mrekullueshme të identitetit dhe kulturës në krijimtari dhe mes saj në lëminë e memorjes. Më tej duke parë krijimtarinë e autorit në aspektin e kohës, pikërisht në vitin 1924, ne forcojmë bindjen se autori i këtyre vargjeve, poezive dhe këngëve ka më shumë se një argument në fiksimin e shumëdimensionit kulturor memoristik.

Studiuesi shqiptar Jorgo Bulo rreth kësaj teme me përafërsi në vitin 1983 duke shkruar parathënien për “Studime dhe kritikë letrare: nga autorë shqiptarë të Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi” i referohet traditave shkencore në fushën studimeve të letërsisë artistike duke theksuar se ‘krenaria e ligjshme për traditat historike dhe për vlerat kombëtare të kulturës’ është shprehëse e ndërgjegjes artistike dhe shkencore të kombit tonë (Bulo, 1983: 4-5). Në të njëjtën linjë e sheh edhe kritiku Anton Berisha tek “Mendimi kritik i rilindësve mbi letërsinë gojore“ duke vënë theksin tek trashëgimia si një vlerë e rrëndësishme në memoristikën kulturore (Berisha, 1983: 8). Ndërsa akademiku Rexhep Qosja e fuqizon këtë term duke e lidhur me ‘kultin e ardhmërisë’ (Qosja, 1983: 159).


Përtej mjedisit, jetës dhe tekstit


Përtej mjedisit, jetës dhe tekstit, Bregu i Detit, Polifonia, kënga shumëzërëshe dhe vlerat e saj në kompleksin tërëor kulturologjik janë përcaktuar si një kompleks shumëdimensional për të lejuar eksplorimin e përmbajtjes tekstore në një mënyrë të re me anë të ndërfaqjeve studimore. Mjedisi është krijuar në mënyrë që përmbajtja e tillë të mund të vendoset në një hapësirë gjithëpërfshirëse në të cilën koordinatat lidhen me vetë vlerën dhe mesazhet që transmetohen. Për këtë qëllim, këngët, angazhimi i shumëanshëm, e kanë cilësuar atë si Fenisksi i Kulturës Kombëtare Shqiptare, jo thjesht në atë çfarë është transmetuar, por në atë që gjendet në një revistë, kaltalog dhe më së shumti në një libër që ai kishte botuar, krahas të tjerave. Mbi këtë një bazë të dhënash analizohen dhe merret një përshkrim i përmbajtjes së tyre spektrale. Ky autor paraqiti Volumin e I-rë të „Lyra“ (1930), në një jetëshkurtësi që u qas në aktivitetin e tij 35 vjeçar (21 Tetor 1899-12 Dhjetor 1934).

Këto jetëpërshkrime janë projektuar më pas në mjaft vektorë shkrimesh dhe dokumentarë, të realizuar më parë, që përfaqësojnë aktivitetet kryesore të tij, që ndonjëherë vinin dhe nën emrin Neço H. Marrioti, apo dhe me spektrin e hershëm të mbiemrit të parë të familjes së tij, që ishte Varfi. Aktivitetet si përkthyes dhe aranxhues i një operete shkollore e përcaktojnë atë si një autor një hapësirë me të tjera dimensione. Këto paraqitje janë të dobishme për të krijuar një qasje në një botë të tillë shumëdimensionale në të cilën marrëdhëniet, orientimi dhe lëvizja do të jenë lehtësisht të kuptueshme për adhuruesit dhe për kërkuesit e shumtë shkencorë në kulturologji, muzikologji dhe memorje kulturore.


Konkluzion


Vlerat e autorit të këngëve Neço Kristo Muko, nuk mbeten vetëm tek këngët e tij të krijuara e të kënduara. Ajo që duhet theksuar është shumëdimensionalja e memorjes kulturore që sjellin ato. Kjo risi, ashtu sikurse muzika, ka një aftësi unike për të ngjallur emocione të forta dhe kujtime të gjalla, ndoshta po aq dhe emocione autobiografike. Studimet e mëparshme të marrjes së informacionit të tillë kanë treguar se përvoja emocionale e këngëve me tekste të tilla ndikohet nga një kombinim i veçorive memoristike dhe muzikore, duke përfshirë veçoritë tonale, ritmike dhe të zhurmës intonacionale dhe tonike. Këtu, qëllimi ynë ishte të eksploronim marrëdhënien midis vlerave kulturologjike dhe shumëdimensionit kulturor, të gjitha të ngjallura nga teksti dhe autorësia, si dhe përmes kujtimeve të shkaktuara nga vlera tipologjike dhe se si veçoritë e tilla mund t'i parashikojnë të dyja.

Rezultatet sugjerojnë se emocionet e shkaktuara nga tekste të tilla janë të lidhura fort me kujtimet e ngjallura nga memorja tek brezat e interesuar dhe se si emocionet ashtu edhe kujtimet e shkaktuara nga tekste të tilla mnemonike parashikohen nga të njëjtat veçori thelbësore kulturologjike. E gjitha mbetet tek shumëdimensioni kulturor i veprës së Neço Kristo Mukos, nëse do ta konsideronim si të tillë.


Referenca: [1] Janko Ll. Pali lindi në 20 korrik 1898 në fshatin Çoban Ishah, të Izmirit (në Anadoll), vdiq më 12 shtator 1994. Janko LL Pali, emër i dashur e i njohur i Bregdetit Jon, i përket plejadës së nderuar të figurave të shquara të kulturës, politikës dhe atdhedashurisë shqiptare. [2] Koço Cakali, bir Himare që me zërin e tij dhe me talentin e tij, vuri një gur në themelet e folklorit himariot. [3] Këto kuptime janë nyjet shumëdimensionale. Nyjet e kujtesës, siç po përdoret termi, u referohen vendeve, apo gjeografive të nje