top of page

Shtrëngova dorën time


Shtrëngova dorën time


Dimër në shpirt, edhe kur dimër ska!

Dimër kur sytë qajnë nga dhimbja,

Aty ku stuhia të rreh e dot si bën ball,

Me shpirtin coptuar, aty ngricën prisja...


Ky dimër me acar më erdhi kët' vit,

Kërkova mes malesh ta ndalja më parë,

Por ti me veriun e ftohtë u bëtë pritë,

E thellë në shpirt mu ndez një zjarr...


Ky zjarr i derdhi flakët mbi mua,

Dhe bashkë me acarin pa mëshirë me përpiu,

I thirra dashurisë, përse je s'mbrapsur, je zbehur?

Mos vallë,

Ky zjarr me tymin e zi borën ta nxiu?


E prita kaq gjatë me durim e me shpresë,

Dhe borën e bardhë e mbajta në shpirt,

Kujtova se bardhësia saj e brishtë,

Do t'verbonte acarin, paqen do t'sillte me dritë...


Por ky dimër për ne nuk solli dot diell,

Edhe pse sytë e kërkuan ngado si shpëtim...,

Stuhitë me acar, shpesh kur mbarojnë,

Kanë copëtuar e vrarë si mallkim...!


Atëhere kur pata nevojë për një dorë,

Dhe shpirti përbrenda më therri me lotë,

Shtrëngova fort dorën time...

Të gjeja forca, ta ndalja k'të mort...!


Gj. Sh.

Janar 2023

29 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page