Shtigjeve te Historisë dhe të botës letrare


Aleko Likaj

Aleko Likaj

Shkrimtar


( Mbi botimet e fundit te Luana Ramës)

''Shtigjeve të hershme të Historisë'', që ka parë dritën e botimin pak ditë më parë në Tiranë është libri më i ri i shkrimtarit, kineastit, publicistit, dipllomatit dhe studjuesit Luan Rama, Pa dyshim që Luan Rama është dhe mbetet në këto vitet e fundit një nga studjuesit më në zë e cilësor të fushës së kulturês sonë kombëtare. ''Ky libër është thjeshtë një panoramë e atyre ngjarjeve e personazheve që personalisht më kanë lënë mbresa të veçanta siç janë jetët e profetëve, mendimtarët e parë të njerëzimit apo trubadurët si Homeri, ungjijtë dhe tekstet apokrifë të kristianizmit, ngjarje që lidhen me Shqipërinë që nga luftrat e Cezarit dhe Pompeut tek luftrat mes normandëve dhe bizantinëve në trojet shqiptare. Dashuria për librin, puna me bibliotekat, zbulimi i fakteve të reja historike, është një ngazëllim më vete dhe bibliografia e këtij libri e dëshmon këtë'', thotë vetê autori në parathënien që shoqëron librin. Në veprën që kemi në duar ndesh e lexon, por edhe shijon me një kënaqësi të veçantë një gamë të gjërë nga bota e bëma e personazheve historik, me një gjeografi admiruese për atë periudhë që përfshin jo vetëm mesdheun, por deri pranë lindjes së largët. Kryesisht nga ata që na ka ofruar historia si lëndë nëpêr bangat e shkollave, dhe që i kemi ndjekur. të cilat i referohen kapërcyellit të shoqërisë njerëzore nga fundi i epokës para erës sonë në fillimet e erës së re. Luftra, beteja që hynë në histori, ndryshime kufijsh, heronj popullorë dhe pushtetarë tiranë e megjithatë, dhe në atë mugëtirë kohrash të rënda, njeriu i thjeshtë, shpirti human ka adhuruar gjithnjë të mirën, të bukurën, dashurinë njerëzore dhe ka ecur përpara drejt dritës së largët të ardhmërisë së tij për të ardhur deri në ditët tona. Me shume interes me duket mua, është edhe fakti që autori ka sjellë aty, si për të mbushur një lloj boshllëku, histori, jetë nga vetë bota religjoze, parë këto nga një kënd realist, larg dogmave që qarkullojnë zakonisht për ta, dhe në funksion të besimeve. Kështu përveç Jezusit e Muhametit, aty gjen Maria Magdalenën, Apostullin Pavël ( Pali ), Juda Iskarioti e të tjerë që zeëê faqe të rëndësishme në vepër. Por edhe për luftrat e Cezarit dhe Pompeut në brigjet e Ilirisë, për normandët që luftuan kundër bizantinëve me rrethimin e kështjellës së Dyrrachium-it, rrethimi i parë i një kështjelle në historinë e Europës, apo për “Paqen e Devollit” dhe luftrat e Charles I d’Anjou, mbreti i Napolit por për një kohë dhe i Shqipërisë, i cili luftoi kundër bizantinëve në trojet shqiptare. Studjuesi Rama ka mundur që të qëmtojë e të përzgjedhë për një kohë tepër të gjatë në një mënyrë sistematike, në arkiva e biblioteka pariziene dhe në vënde të tjera të Europës, me durimin e pasionin e një studjuesi e krijuesi me shumë përvojë në këto fusha, një sërë dekumentash arkivore për ti sjellë tek lexuesi.



Ajo që bie në sy në këtë vepër, ka të bëj me vetë raportin e ftohtë e qendrimin që mban autori me vetë spektrin e ngjarjeve që përfshihen në vëllim, duke ruajtur raportet shkencore të një studimi. Këtë e tregojnë më së miri edhe vetë referencat ku bazohet, edhe pse logjika e studjuesit në këtë rast është primare, por gjithmonë duke e ruajtur atë raport. Natyrisht, e gjithë vepra shquhet për stilin dhe gjuhën figurative që përdor autori, duke na i dhënë edhe artistikish, përpos karakterit zyrtar të studimit që përmban ngjarja e subjekti. Kjo e bën librin më të afërt me lexuesin e botën shkencore, që mund ta shfletojë e ti referohet asaj. Përvoja si krijues e Luan Ramës do të thosha, se ka mundur që ti japë një vlerë nominuese veprës në fjalë, e ta dallojë më së miri atë në fushën e botimeve të fundit të kësaj fushe. Por ''Shtigjeve të hershme të historisë'' është vetëm një pjesë e punës voluminoze që ka bërë, shkruajtur e botuar Luan Rama. Një sërë librash e botimesh të tjera me nerv shkencor, shpesh kanë qenë edhe objekt i Akademisë sonë të Shkencave e anëtarëve të saj, me promovime e analiza të thella që ka organizuar në salla e auditore ajo, siç ishte edhe më i fundmi rast, ai i mezit të shtatorit të kaluar në këtë institucion, ku autori promovoi tre libra me studime e përkthime mes shumë të pranishëmeve nga intelektualë, Akademikë, e shoqëria shqiptare, duke i bërë kështu një vlerësim maksimal, punës së palodhur e krijimtarisë së studjuesit Rama. Me një bum të lartë botimesh në këto vitet e fundit, autorin e ''Shtigjeve të hershme të historisë'' e bëjnë që të ndjehet krenar për çfarë ka dhënë dhe përcjellë, për vlerat tona kombëtare si studjues, publicist, krijues e përkthyes...mbi dyzet vëllime të spektrit të gjërë, mbi të cilat u ndalëm edhe në këtë shkrim. Dhe këtu do të përmend disa prej tyre, që autori përveçse në gjuhën shqipe i ka botuar edhe në gjuhën frënge në Shtëpitë Botuese pariziene për lexuesin e gjërê francez, si, Durazzo-t, dozhët e purpurt, mbi familjen Durazzo, e emigruar më 1389, e cila i dha Republikës së Gjenovës 9 dozhë. Botimet Ideart, Tiranë, 2007, Shqipëria e konsullit Auguste Dozon, Jean Moreas, poeti nga Morea, ese mbi poetin arvanitas dhe themeluesin e simbolizmit francez Jean Moreas, Botimet Globus R, Tiranë, 2009. Më quajnë Dora d’Istria, Botimet Albas, En Grèce, avec les Arvanites, përkthyer në frëngjisht, Les Livres Rama, Tiranë, 2018. Është me vend që të theksoj dhe të shpresoj, se një pjesë e mirë në fushën e studimeve të autorit Luan Rama, mund që të përfshihet edhe në programin e shkollave tona në Atdhe, sepse i shërbejnë në rradhë të parë, edukimit e formimit të brezave të rrinj. Dhe përveçse kanë një karakter njohës për botën që na rrethon, rrugëtimet e raportet e saj, përmbi të gjitha kanë edhe një karakter të fortë kombëtarë. Kjo realisht, është në dorë të vetë Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës, por edhe studjuesve e pregatitësve që merren me hartimin e programeve të saj.

51 views

Shkrimet e fundit