- Shteti I të drejtës dhe mirëqeverisjes. Rëndësia për Studentët.
-Çfarë është e drejta? E drejta është një tërësi rregullash dhe normash që barazpeshojne marrëdheniet ndërnjerëzore në një shoqëri të caktuar.Ky është mendimi im I parë kur mendoj për të drejtën. Tani dua të pyes -PSE? .Dua të pyes këtë fjali pse është kjo e drejta. Unë jam një vajze 20 vjecarë dhe jetoj në Shqipëri,një shtet I vogël me një shoqëri shumë të vjetër.Unë jetoj në fshatin Thumanë ku këtu shoqëria duket akoma më e vjetër madje edhe mbytëse.Në kryeqytetin e këtij shteti ,I cili quhet Tirane,jeton një fuqi e cila quhet interesa. Në këtë qytet interesi fiton territore të reja çdo ditë .Më lejoni të kthehem përsëri në fillim tek pyetja “Çfarë është e drejta?”.Tani e drejta është lufta ime për të luftuar atë çfarë unë besoj se është e padrejtë -Unë besoj! Kjo është fjalia kyçe kur unë pyes veten se kush është e drejta brenda meje,por ajo çfarë unë besoj nuk I gjen zbatimet në realitet.Në vendin tim e drejta është një pikëpyetje e madhe. Shteti ligjor dhe e drejta janë një lojë e madhe midis burokracive,interesave dhe korrupsionit.Në vendin tim ,sado keq më vjen ta pranoj,gjithçka është në shitje.Këtë lojë nuk e fiton I drejti por e fiton më I forti. Gjithçka ka një çmim,kjo është fjalia e parë në gojën e çdokujt I cili dëshiron të bëjë një hap më shumë.n Barazpesha në vendin tim është e tillë: 95% e së tërës I takon 5% tjetër. Në vendin tim nuk ka nje shkallë të mesme mirëqenie.Këtu ka vetëm nevojtarë dhe pushtetarë.Ka popull dhe borgjezë, ka shumë Brut por pak Jul Cezarë, do thoshte një miku im. Tani le të flasim pak për pjesën e arsimit në këtë vend dhe sidomos në keto kohëra të vështira.Edukimi është një nga gjërat më të rëndësishme në jetën e njeriut. Siç ka thene edhe Nelson Mandela dikur: "Edukimi është arma më e fuqishme që mund të përdorni për të ndryshuar botën.". Në ditët e sotme, ne kemi shumë mundësi për të studiuar, kështu që ka një numër të madh të shkollave, kolegjeve dhe universiteteve në të gjithë botën dhe mënyra të studimit gjithashtu. Për shkak të pandemisë së shkaktuar jemi të detyruar të zgjedhim metodën e mësimit online për të cilin vendi ynë nuk ishte aspak i përgatitur..Përpjekja e arsimit në internet në këto rrethana mund te mos jetë ideale,por fokusi nuk është eksperimentimi me teknologjinë por një përgjigjje emergjente.Kjo nënvizon rëndësinë e “mbështetjes së studentëve në një gamë të gjerë mënyrash,akademike dhe joakademike,në distance.Gjatë kësaj kohe të koronavirusit, si studentë kemi pasur avantazhe ,por edhe disavantazhe.Unë në fillim isha e lumtur për karantinimin sepse kishtë nje bllokim në të gjithë Shqipërinë,nuk kishte shkolla dhe universitete,,kisha më shumë mundësi të kaloja kohë me familjen time,kisha një jetë dukë shijuar fillimisht gjithë ditën duke luajtur lojra, duke parë filma nga mëngjesi deri në darkë deri kur erdhi një moment që mu duk sikur nuk kisha më filma për të parë.Ngadalë duke filluar mësimin online, fillimisht klasat online dukeshin më mire.Por avash avash dolën edhe të këqijat e saj. Le të flasim për disa nga disavantazhet e klasave online: Si fillim klasat online shkallën e pjesëmarrjes e kanë rreth 50-60%, ndërsa në klasat normale pjesëmarrja ishte 80-90% Së dyti mësimi online ndikon në sytë e studentëve për shkak të orëve të gjata para ekranit blu.Fëmijët e vegjël, ato të klasave fillore nuk duhet të kenë këtë lloj mësimi, sepse ato kanë fuqi të ulët përqendrimi dhe këta fëmijë të vegjël nuk e kanë aftësinë të ulen për një kohë të gjatë para ekranit blu. Së treti, shumë studentë nuk kanë mundësinë e aksesit në internet pasi mund të jene në zonat e thella malore dhe mundësia e aksesit të internetit eshte e pamundur për ta dhe për këtë arsye e kanë pasur të vështire aksesin në orët e mësimit online. Unë ngaqë jam në fshatin Thumanë dhe këtu sic dihet për shkak të tërmetit të 26 nëntorit të vitit të kaluar akoma po bëhen punime për rindërtimin e shtëpive dhe personalisht e kam pasur shumë të vështirë pjesëmarrjen e plotë deri tani në orët e mësimit pasi shpeshherë për shkak të punimeve kishte ndërprerje të dritave,plus edhe në shtëpinë time po bëhen punime edhe e kam pasur më të vërtetë shumë të vëshire,gati të pamundur këtë nisje të vitit shkollor. Gjithashtu sondazhet e studentëve zbulojne gjithashtu një tendencë shqetësuese në rritje përsa I përket stresit dhe ankthit.Studentët të cilët janë një grup I prekshem në lidhje me shëndetin mendor, janë destabilizuar thellësisht nga pandemia dhe intensiteti I përgjithshëm I vitit 2020 dhe tani po përjetojne akoma depresion dhe ankth në një numer alarmues. Këtu do doja të thoja se studenteve iu mungojne ditët në klasat normale.Duke shpresuar që qeveria të marre vendime të mira për arsimin me udhëzime sa më të qarta dhe sa më shpejt të jetë e mundur në mënyrë që të na sigurohet vajtja në auditore dhe për të shmangur ndonjë situatë të pakëndëshme nga Covid-19. Dhe ja ku jam edhe un, në një lëmsh mundësish,zgjedhjesh dhe lojrash. Midis të shkuarës komuniste dhe të tashmes post-moderne. Midis sëmundjeve të brezit të vjeter dhe pasojave të cilat I jeton brezi im Ja ku jam , në vendin ku natyra I ka dhëne gjithçka për të qenë parajsa, por për fat të keq nuk po dijmë se si ta vlerësojmë Unë jam një ndër ata qe ka zgjedhur të luftojë për një shtet në të cilin besoj. Të ftoj tmë bashkohesh edhe ti…..! Klevisa Gjokola.
Comments