
Poezi nga Kozma Gjergji
(Disa janë të publikuar në Itali në antologji të ndryshme)
VENECIA
Qytet i ndërtuar mbi ujë
E pikturuar në qiell
(Mbase nga kjo bart dhe diçka hyjnore)
Ua ka hapur tej e tej
Gjiret dashurorë anijeve e
Gondolave ngarkuar me lumturi.
Çdo urë, katedrale, ndërtesë, ku
Shekujt kanë lënë portretin
Dhe gjithë thesaret e mënçurisë
I mahnit turistët.
Prej tyre dalin
Me maska e veshje karnavalesh
Fantazma, ëngjëj, djaj,
Na argëtojnë dhe
Tregojnë se kush jemi.
MIKU MË I SHTRENJTË
Ç'mundime në detin e trazuar
Gjersa më në fund
Zyra një perlë,
Dhe oh, sa më këndoj hareja,
Por jo, jo,
Hareja më ngriu menjëherë në buzë
Se befas perlën
Ma rrëmbeu
Miku më i shtrenjtë e i besuar
Dhe zuri t'iu mburret të gjithve:
Pa shihni, pa shihni
Se ç'mrekulli kam gjuajtur unë!?